gmane.politics.region.albania.shqiperia
Nje kritike vetes
http://www.zhurnal.mk/content/?id=1351313392127
*Hamdi Nuhiju
Pas zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë shumë njerëz u dëshpëruan.
Ata humbën sensin dhe kuptimin e të kuptuarit të politikës. Thjeshtë
gjithçka që ka të bëjë me politikë u shndërrua në gërdi. Edhe flakadanët e
politikës u shuan në terrin e blasfemisë pas zgjedhore. Skenarë të
përgatitura paraprakisht, sisteme të formuara në bazë të interesave, e
asesi në bazë të konceptit të demokracisë e lirisë, rrugë që mbyllen në
rrethin vicioz, janë vetëm disa reflektime që duken.
Kritikët në vend që të merren me kritikimin e fenomeneve politike që po
ndodhin në shoqëri, ata kthyen lapsat e tyre kah vet kritikët. Merren me
biografitë e tyre, me gjithçkalogjinë e tyre, duke mos përmendur se në
botën e gjithçkalogjisë po futen edhe vet ata. Duke u marr me biografinë e
tjetrit, jep mundësinë që edhe tjetri të merret me biografinë tënde. Dhe
pushtetit kjo gjë i konvenon. Një kritikë nga kritikët e për kritikët.
Politikës i konvenon që lapsat t`i drejtohen njëri-tjetrit dhe të harrojnë
vet politikën. Të merren me gjithçka përveç me pazarllëqet që bëjnë partitë
politike shqiptare e maqedonase. Të merren me të gjitha fenomenet që kanë
të bëjnë në sferën e kritikëve, ndërsa të harrojnë të përmendin brengat e
popullatës e në këtë mënyrë duke u bërë zë i popullatës në raport
horizontal e vertikal.
Më shkurt e shqip, politik bërësve u konvenon që të përmenden përmendoret
në sheshin e Shkupit, e të mos i shkoj ndërmend ndonjë kritiku të përmend
se maqedonasit po ndërtojnë fabrika në Shtip, e në pjesën maqedonase, duke
lënë gati se në vdekje pjesën shqiptare. Atyre i konvenon që ne të merremi
me kushtëzimin ndaj njëri-tjetrit duke ndryshuar idealet e kritikës për
shkak të dy trohëve të bukës që o në këtë mënyrë o në tjetrën patjetër që
do t`i marrim.
Jetojmë në një kohë kur njerëz tanë kanë ëndërr një vend pune, ndërsa disa
njerëz tjerë mu në këtë kohë kanë arritur gjithçka në sferën ekonomike në
kurriz të qytetarëve të këtij shteti.
Kritika ka armiq të mëdhenj. Armiku më i madh i kritikës është vet kritiku.
Ai e zhvlerësoi atë, e hodhi në treg dhe filloi që ta shesë. Myshterinjtë e
saj janë njerëz të pushtetshëm, d.m.th njerëz të zgjedhur.
Armiku i dytë i kritikës që është më i madh se vet kritika është egoja e
kritikut. Mbërthehet në vetvete dhe armiku po qe se i fryu asaj, kritikën
ta merr falas, pa asnjë gram ari të shpenzuar në këtë rrugë. Në këtë mënyrë
bëhet dirigjimi i kritikës po edhe jeta e kritikut merr kahen e kontrollit
dhe varësisë totale.
Fryrja e egos së kritikut bëhet në mënyrën e bërjes hite të këngëve
pavlerë. Një ditë dikush, për këngën:” Të ka lali shpirt” më pyeti: ‘A aq
shumë vlera artistike ka kjo këngë që për çdo ditë gjithkund duhet ta
dëgjojmë?’
Armiku i tretë i kritikës është pushteti. Nënkuptohet, e gjithë garnitura
shtetërore përdor të gjitha mjetet e lejueshme dhe të palejueshme ose për
ta zhdukur kritikën ose për ta kontrolluar tërësisht. Raste të këtilla kemi
plotë, sidomos pas ardhjes në pushtet të partisë VMRO-DPMNE.
Armiku i katërt i kritikës është zhvlerësimi i vijës ideologjike të
kritikut. Njeriu i cili del në skenën e kritikës dhe për interesa të
caktuara e të shkurtra, shet ideologjinë e tij, lëkund nga vija e tij
ideologjike, i kthen shpinën, nuk i përmbahet, në këtë mënyrë dëmton
kritikën po edhe vetveten.
Kohët e fundit janë shpeshtuar termet komunist me petkun e demokratit. Ose
edhe shpesh herë po dëgjojmë terme të tilla si ish politikanë të dalin në
botën e kritikës dhe të përfitojnë nga kulaçi mediatik.
Kritiku nuk duhet që të merret as me vijën ideologjike të krikëve, as me
pozicionin e politikanëve ose rokadën nga politika në kritikë. Thjeshtë ai
është zë i popullit dhe si i tillë nuk guxon që të zhvlerësoj këtë
institucion të rëndësishëm.
Kritiku në fillim është i panjohur, i pa autorizuar, por vazhdimësia dhe
gjetja e vetes së njerëzve në kritikat e tij, e bënë atë zëdhënës besnik. E
populli në rend të parë duhet që të ndëshkoj vet kritikët para se t`i
ndëshkoje politikanët e tij. Kritikët janë ndër faktorët kryesor që
devijojnë brengat e popullit dhe e paraqesin situatën vetëm me lule
aromatike, retorikë boshe të premtimeve të politikanëve tanë.
Syprina e mangësisë
http://www.zhurnal.mk/content/?id=13571133727
*Hamdi Nuhiju*
Sipas fjalorit elektronik shpjegues me mangësi nënkuptojmë:” Të  qenët i
mangët, e metë, zbrazëti”, ndërsa me mangët nënkuptojmë:” Që ka më pak se
sa duhet, që nuk është i plotë, që ka mungesa”.Jeta në kurriz të tjerëve
quhet mangë.
Ndërsa, po sipas këtij fjalori, me syprinë nënkuptojmë:” Faqja e sipërme e
diçkaje, pjesa që mbulon a vesh sipërfaqen e diçkaje, sipërfaqe”.
Këto dy elemente mbulojnë dhe zbërthejnë njëra tjetrën. Ata gjenden tek
njeriu, njëjtë si gjendet trupi, mendja, shpirti. Nuk mund të kesh idenë se
ekzistojnë pa i perceptuar dhe parë. Por, je i bindur se pa prezencën e
tyre nuk mund të funksionoj asnjë lloj sistemi në këtë botë.
Mangësia është cilësi e njeriut. Ajo gjendet e mbjell qysh me krijimin e
tij. Ai nuk është i krijuar i mangët, por mangësia që quhet dobësi është
shkak dhe fryt i mbijetesës së tij në këtë botë. Njerëzit mund të synojnë
të përsosurën, po asnjëherë nuk mund ta arrijnë në nivelin e përgjithshëm.
Mangësia është ajo e metë e cila edhe njeriun më të pushtetshëm në këtë
botë e gjunjëzon para pasqyrës, vetvetes, po shpesh herë edhe para masës.
Mangësia nuk është ide e kritikës, e as kritikë e kritikës të kritikës. Ajo
lind, po edhe mund të vdes duke kërkuar qenësinë, idealin, respektin.
Njeriu gjithmonë vepron në drejtim të kundërt me mangësinë. Vet kjo qasje e
jetës së tij është mangësi. Mundohesh të mbulosh, por duke mbuluar tregon
cilësi ose ves mangësie. Dhe të jemi të qartë, se gati  asnjëherë nuk
mbulojmë të mirat, po vetëm të këqijat, veprat që bien në kundërshtim me
vetveten dhe njerëzimin. Detyra e njeriut është që të mundohet ta
kontrolloj këtë cilësi, e jo ta zhduk.
Me mbjelljen e farës së epshit, egos, mangësia ka gjetur strehën e
përhershme. Njerëzit kujtojnë se mund ta zhdukin, ta mbysin, ta vrasin, ta
varrin, ta shkelin, ta përbuzin, ta injorojnë, ta maltretojnë deri në
nivelin e skajshëm. Mangësia e ka një mangësi, se ajo dëshiron vetëm
kontrollin e njeriut.
Gjithçka që ka të bëjë me njeriun ka të bëjë edhe me mangësinë. Kafshët që
janë në shërbim të njeriut, lidhen me mangësinë. Po ashtu edhe shtetet,
kontinentet, divizionet ushtarake, klubet sportive, politike, kulturore,
religjioze, janë pjesë e sistemeve të mangësisë.
Ndonjë parti politike përgatit strategji kurthi kundër partisë tjetër
politike. Kjo gjë bëhet e mundur duke hulumtuar në të metat e tjetrit, duke
përqeshur, përbuzur e përdorur metodat më të pista të presionit e izolimit.
Nëse në dorë ka pak pushtet, suksesi i saj në sferën e nënçmimit e
përbuzjes është i garantuar.
Po nuk është vetëm njëra parti që hulumton në mangësinë e partisë tjetër.
As tjetra nuk rri rehat dhe përdor metodat e ndryshme për të sulmuar,
izoluar e nënçmuar partinë tjetër. Qëllimi i krejt kësaj garniture është
arritja në sa më shumë pushtet, zgjerimi i atij pushteti dhe sipas tyre
qëndrimi në të deri në përfundim të jetës.
Shtetet e caktuara përgatisin strategji e ide kurthi kundër shteteve tjera.
Ata mbijetojnë në skenën botërore duke u kapur pas mangësive të tjetrit.
Invazioni i këtillë ideologjik e çrrënjos idenë e bashkëjetesës.
Kjo kapje pas mangësisë së tjetrit, shtetet e sistemet i bënë të pasigurta.
Njerëzit që jetojnë në të janë gjithmonë klasa. Ata asnjëherë nuk ndihen të
barabartë, të sigurt, në paqe. Gjithmonë me idenë e mbulimit të mangësisë
tënde, shkon dhe sulmon më të dobëtin dhe e fajëson atë. Në kësi rrethana
qysh mund njeriu t`i besoj sistemit të njeriut? Çfarë drejtësie siguron ai
sistem i shkruar me dorën e njeriut dhe me kërkesat e epshit, egos e i
mbjështellë me idenë e mangësisë?
Është e kotë që tërë kohën të thirremi në sisteme të mangëta që nuk
krijojnë siguri, drejtësi, jetesë. Defekti i këtyre sistemeve nuk është
jetësimi por mangësia.
Si është e mundur që në shtetin më demokratik në botë, të ndodhin krime të
tilla, si krimet e mësuesve të shkollave fillore e të mesme që i abuzojnë
seksualisht nxënësit e tyre? Në kësi raste sistemi ndërhyn, deri në
momentin kur ai patjetërsueshëm duhet bërë i padrejtë. Gjithçka e brendshme
reflekton edhe jashtë. Egoja nuk ndalet me kaq.
Paradat gay, ndalen në Moskë, ndalen në Beograd, d.m.th. nuk lejohen, pasi
që sipas sistemeve të shkruara me dorën e njeriut, ai grupim i njerëzve
është jashtë vijës njerëzore. E i fuqishmi standard ekzistence ekonomike të
dobëtit i vendos organizimin e paradave të këtilla. Të dobët jemi ne që
kemi kthyer sytë kah komuniteti LGBT.
Johan Tarçullovski me investimin e këtij shteti meriton meritat më të mëdha
për shkak të krimeve që bëri ndaj bashkëqytetarëve të tij, ndërsa
shqiptarët padrejtësisht dënohen në rastin ‘Monstra’ dhe etiketohen me
diçka që nuk ka asgjë të përbashkët me to. Kjo prishje e ekuilibrit bëhet
si rezultat i mangësive të njerëzve e shteteve, e aspak si rezultat i
ndërhyrjes së një fuqie të madhe mbinatyrore.
Është bërë gati e detyrueshme që njeriu të kërkoj mbështetje në diçka më të
madhe sesa vetvetja. Nuk është dashamirësi të votohesh duke të premtuar
punësim, pastaj punësimi jot të varet prej sasisë së parave që detyrimisht
duhesh të japësh në emër të dhuratës asi korrupsionit.
Nuk është sinqeritet të bësh marrëveshje me tjetrin në dëm të interesave
kombëtare e fetare, me të vetmin synim që të qëndrosh gjatë kohë në pushtet
duke qenë opozitë.
Dora e njeriut depërtoi edhe tek sistemi. Ajo nuk arriti që ta bind njeriun
se duhet që të bazohet mbi vlerat e drejtësisë, mirësisë, paqes, tolerancës
e solidaritetit. Në botën e globalizuar standardi i dyfishtë nuk duhet që
të ekzistoj. Ai duhet minimizuar ose zhdukur nga skena politike. Ky
standard është dyfytyrësh, kromozom i sasive të mëdha të mangësisë.
Prudon ka thënë:” Unë nuk e bëj sistemin; unë kërkoj fundin e privilegjit”.
Atë gjë po kërkojmë edhe ne. Botën e bazuar në drejtësi, e jo arrogancën e
mbështjell si syprinë e mangësisë.
TURGUT OZALL, RONËLLD REGËN, MERGËRIT THEÇËR – MËSIME NGA POLITIKA E VITEVE 1980
1980
http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=1f85050c-b5c1-4e03-a49a-edc5d5aac9fc
SHBA-të dhe Britania e Madhe, dy vendet aktore protagoniste të së Djathtës
së Re neoliberale, si dhe Turqia e drejtuar nga Ozalli, i cili ndiqte
politika paralele me ato të Uashingtonit e Londrës, në vitet 1980 ishin
lokomotiva të vlerave si tregtia e lirë, ekonomia e tregut, privatizimi,
liritë dhe të drejtat e njeriut.
[image: Turgut Ozall, Ronëlld Regën, Mergërit Theçër – Mësime nga politika
e viteve 1980]
Postuar më 05.05.2013 07:40:20 UTC
Përditësuar më 05.05.2013 07:52:03 UTC
Ish-kryeministrja britanike, Mergërit Theçër, e njohur ndryshe me epitetin
“Zonja e Hekurt”, e cila ndërroi jetë më datë 8 prill 2013, nuk ishte vetëm
një nga emrat simbol të Anglisë, por i ndryshmeve të viteve 1980 nëpër
botë. Ndërsa emrat e tjerë ishin ish-presidenti turk, Turgut Ozall dhe
ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronëlld Regën, të cilën
u ndanë nga jeta respektivisht më datë 17 prill 1993 dhe 5 qershor 2004.
Ata ishin udhëheqës të revolucioneve dhe reformave neoliberale në vendet e
tyre dhe më gjerë në botë, gjë kjo që ishte njëkohësisht veçoria e
përbashkët e liderëve në fjalë. SHBA-të dhe Britania e Madhe, dy vendet
aktore protagoniste të së Djathtës së Re neoliberale, si dhe Turqia e
drejtuar nga Ozalli, i cili ndiqte politika paralele me ato të Uashingtonit
e Londrës, në vitet 1980 ishin lokomotiva të vlerave si tregtia e lirë,
ekonomia e tregut, privatizimi, liritë dhe të drejtat e njeriut. Vendet e
sipërcituara, në kuadër të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës
Botërore (BB), të udhëhequra nga parimet e globalizimit, që njihen si
Konsensusi i Uashingtonit, realizuan përhapjen e liberalizimit. Paralelisht
me këto politika ekonomike u përjetua një ndryshim i njëkohshëm edhe në
politikën ndërkombëtare. Lufta e Ftohtë mori fund si rezultat i shpërbërjes
së Evropës Lindore dhe Bashkimit Sovjetik, kështu në botë filloi një
periudhë e re. U hodhën pretendime se do të përfundonin ideologjitë dhe
historia, madje se do të formohej një rend botëror i ri.
Vitet 1990 rezultuan një periudhë që nxorën nga rendi i ditës liderët e
lartpërmendur. Në vend të Regënit, i cili qëndroi në detyrë për dy mandate,
president i SHBA-ve u zgjodh Xhorxh Herbërt Uollkër Bush; Theçërin, e cila
ishte kryeministre e Anglisë për tri mandate, e zëvendësoi Xhon Meixhër;
ndërsa postin e Ozallit, i cili ndërroi jetë teksa kryente detyrën e
presidentit të Republikës së Turqisë pasi e kishte drejtuar këtë vend për
dy mandate edhe si kryeministër, e mori Sylejman Demireli. Për fat të keq,
vitet 1990 u bënë skenë e kushteve aq negative, sa që periudhat e mëparshme
mund të quhen më të paqme. “Në vend të rendit të ri filluan trazirat”,
“konfliktet ideologjike ua lanë vendin konflikteve ndërmjet qytetërimeve”,
kurse “Lufta e Ftohtë u zëvendësua nga luftëra të nxehta në Lindje të
Mesme, Ballkan dhe Kaukaz”.
Ndërkohë që gjatë viteve 1990 u vunë re lidershipe të qëndrueshme si Bill
Klinton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Toni Bleir në Britaninë e Madhe
dhe Gerhard Shroder në Gjermani, Turqia, ndryshe nga këto vende me të cilat
deri pak vite më parë ndiqte një linjë paralele, kaloi një dekadë plot
lëkundje ekonomiko-politike. Pas vdekjes së Turgut Ozallit, ngjarje kjo që
e ruan aktualitetin e saj ende sot, në Turqi u zhvillua një proces plot
kriza dhe konflikte. Besoj se për ta vërtetuar këtë 10-vjeçar krizash në
Turqi, mjafton të theksoj që në vitet 1990 Ankaraja ka ndryshuar 10 qeveri
dhe 11 ministra të punëve të jashtme.
Përfundimi që del nga zhvillimet e viteve 1980 dhe 1990, periudha këto që u
mundova t'i përmbledh me pak fjalë, është ky: Rryma politike e quajtur “E
Djathta e Re” dhe liderët kryesorë të saj kanë realizuar revolucione dhe
reforma të suksesshme në vendet e tyre dhe më gjerë në botë. Ky sukses mund
të matet me masa dhe kritere të ndryshme, por më e rëndësishmja ndërmjet
tyre është se të tre liderët në fjalë kanë fituar të paktën dy herë radhazi
zgjedhjet në vendet përkatëse. Zgjedhja dy herë e Regënit, tri herë e
Theçërit dhe tri herë e Ozallit (kryeministër dhe president), tregon fare
qartë sa të suksesshëm ishin këta liderë në shoqëritë dhe vendet e tyre.
Për mendimin tim, arsyeja kryesore e rikonfirmimit të këtyre liderëve
kishte të bënte jo vetëm me reformat ekonomiko-politike të realizuara në
këtë periudhë, por edhe me progresin e shënuar në fushat e komunikimit,
informatikës, transportit, arsimit dhe shëndetësisë. Pra rritja e
standardeve të jetesës dhe kontributi i rëndësishëm, që solli zhvillimi i
mjeteve teknologjike në këtë periudhë, në mirëqenien dhe liritë e njeriut.
Shkurtimisht, tre liderët e sipërcituar janë rizgjedhur fillimisht për
arsye se kanë ngritur në një nivel më të lartë stabilitetin, zhvillimin,
demokracinë dhe cilësinë e jetesës në vendet përkatëse.
Një tjetër tregues i suksesit të këtyre liderëve ka të bëjë me ndryshimet
rrënjësore, që ata kanë realizuar në sistemin ndërkombëtar. Aleanca
perëndimore, e udhëhequr nga ish-presidenti amerikan, Ronëlld Regën,
dominoi politikën botërore. Politikat ekonomike neoliberale, revolucionet
teknologjike, globalizimi dhe strategjitë e reja ushtarake nga njëra anë
shtuan solidaritetin brenda aleancës perëndimore, kurse nga ana tjetër
përshpejtuan shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe Bllokut Lindor. Pas
krizave të njëpasnjëshme politike në Republikat Socialiste të Bashkimit
Sovjetik, në krye të shtetit erdhi Mihail Gorbaçovi, i cili filloi
menjëherë të ndjekë politikat e famshme të quajtura Gllasnost
(Transparencë) dhe Perestroika (Ristrukturim), që kishin për qëllim të
arrinin ritmin e zhvillimit të Perëndimit. Gorbaçovi me të vërtetë u përpoq
që të kapte Perëndimin dhe të fuqizonte Bllokun Lindor me anë të këtyre
politikave, por rezultatet nuk ishin të suksesshme. Vendet e izoluara të
Bashkimit Sovjetik dhe Bllokut Lindor dështuan në realizimin e reformave
brenda një kohe të shkurtër dhe filluan të shpërbëhen vrullshëm në një
drejtim krejt të kundërt. Lëvizjet për liri, që shpërthyen në fund të
viteve 1980 në Poloni, u dhanë fund të gjitha regjimeve komuniste të
Bllokut Lindor. Rënia e këtij të fundit me shembjen simbolike të Murit të
Berlinit, solli me vete edhe fundin e Bashkimit Sovjetik. Ky rezultat pra
ishte sukses i politikës së të Djathtës së Re neoliberale kundrejt
politikës së centralizuar komuniste.
Natyrisht që këto suksese nuk janë fare pa probleme dhe debate. Politikat
neoliberale shkaktuan në shumë shtete dhe rajone pabarazi ekonomike,
korrupsion dhe kriza sociale. Vendet dhe shtresat, të cilat nuk arritën dot
të ecnin me hapin e procesit të globalizimit, u përballën me papunësinë,
pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave dhe me trauma shoqërore. Ndërmjet
cilësisë dhe standardeve të jetesës së vendeve dhe shtresave të shoqërisë u
formua një humnerë, që u thellua gjithnjë e më shumë. Rendi ekonomik i
ashtuquajtur “Kapitalizmi i Zi”, ashtu si përherë, “pasuroi akoma më shumë
të kamurit dhe varfëroi gjithnjë e më tepër të skamurit”.
Problemi tjetër i politikave neoliberale të së Djathtës së Re është se nuk
kanë arritur dot t’u shmangen luftërave dhe konflikteve të nxehta: Lufta e
Ishujve Malvine (Falkland sipas britanikëve) në kohën e Theçërit, luftërat
e Regënit në Libi dhe vendet e Amerikës Qendrore, si dhe mbështetja që
perëndimorët u dhanë muxhahidinëve në Afganistan dhe Bagdadit gjatë luftës
Iran-Irak, janë vetëm disa nga këta shembuj. Megjithëse zyrtarisht apo de
fakto nuk kanë marrë pjesë në asnjë konflikt të nxehtë dhe kanë ndjekur një
politikë asnjanëse veçanërisht në luftën Iran-Irak, Turqia dhe qeveritë e
Turgut Ozallit nuk ia kanë dalë dot t’u shpëtojnë plotësisht ndikimeve të
strategjive të Uashingtonit dhe NATO-s. Si përfundim; vitet 1980, që janë
bërë skenë e zhvillimeve nën ndikimin e liderëve si Ronëlld Regën, Mergërit
Theçër dhe Turgut Ozall, duhen regjistruar si një periudhë me progres tepër
rëndësishëm në politikat ekonomike botërore, por njëkohësisht edhe me
konflikte serioze të panënvlerësueshme. Sidoqoftë, ashtu siç edhe shikohet
në telenovelën me titullin “Vitet ‘80”, që transmetohet në ekranet e
kanalit televiziv TRT 1, po të krahasohet me periudhat e mëparshme dhe
mëpasshme, jam i mendimit se vitet 1980, me të mirat dhe të këqijat e tyre,
ishin një dekadë e këndshme.
Dashuria e Sulltan Jëlldërëm Bajazitit me Maria Olivera Despina
http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=5a1aeabd-a43a-4238-a7bc-1844edcbf242
Dashuria e Sulltan Jëlldërëm Bajazitit me Maria Olivera Despina, vajza e
Mbretit serb Llazar, që u vra në betejën e Kosovës.
[image: Dashuritë e mëdha në histori 9]
Postuar më 04.05.2013 08:31:04 UTC
Përditësuar më 04.05.2013 08:31:04 UTC
Për disa dashuria është një magji që e dëshirojnë fuqishëm. Sepse dashuria
që përjeton njeriu ku bashkohet me të dashurën është entuziazmi më i ëmbël
i gëzimeve. Njeriu lidhet me jetën dhe shijon çdo gjë të saj. Edhe sikur të
mos bashkohen, ngandonjëherë të dashuruarit dinë të kënaqen madje me këtë
veprim dhe të jetojnë duke ëndërruar të dashurën.
Vetëm se përveç atyre që e sublimojnë dashurinë, që pretendojnë që ky zjarr
e bën më të pjekur njeriun, e lartëson atë, ka edhe nga ata që e shikojnë
dashurinë si humbje, si diçka të dëmshme.
Po pra, sipas disa të tjerëve dashuria është humbje. Dashuria është një
fatkeqësi që mbyll të gjitha dyert e lumturisë. Kur i dashuruari ‘bie në
rrjetë’, ai privohet nga qetësia dhe gëzimi i jetës. Dashuria ia qep gojën
njeriut, e bën atë skllav e rob të saj. Kjo është arsyeja që një pjesë e
atyre që e dinë se sekreti i dashurisë është një provim i vështirë
këshillojnë qëndrimin larg dashurisë, e dënojnë atë. Sipas atyre rënia në
dashuri e mashkullit ose e femrës ka shumë anë të dëmshme. Në qoftë se
njeriu është gati për të rënë në dashuri ai duhet të marrë urgjentisht
masat. Duhet ta largojë mendjen nga historia dhe emocionet e dashurisë duke
u orientuar tek bisedat me njerëzit e artit, mendimit dhe të shkencës.
Në këtë pjesë të rubrikës tonë për dashuritë e mëdha në histori do të
flasim për historinë e sovranit Sulltan Jëlldërëm Bajazit, i cili siç
pretendojnë historianët ‘shkoi dëm’ për shkak të dashurisë dhe e çoi
Shtetin e ri Osman në periudhën e ndërqeverisjes. Sipas disa historianëve
dashuria e Jëlldërëmit ishte arsyeja e rënies së rij nga maja e qiellit në
tokë, kurse sipas disa të tjerëve kjo është vetëm një gojëdhënë.
Por ai që e dëgjon historinë është ai që nxjerr mësime edhe nga gojëdhënat.
Nuk ka dyshim që sulltan Jëlldërëm Bajaziti (rrufeja) ka qenë një nga
padishahët më të talentuar dhe të aftë të historisë osmane. Ai ishte i
shkathët, mendjemprehtë, i zgjuar, i vendosur dhe besnik ndaj shtetit.
Gjatë kohës që sundoi ai la gjurmë të forta me ngadhënjimet që kishte bërë,
në zemrën e popullit ai kishte fituar respekt ashtu si të parët e tij,
Osman dhe Orhan Beu. Por siç rrëfejnë historianët ajo që e rrëzoi përtokë
Jëlldërëm Bajazitin ishte dashuria që i kishte verbuar sytë. Sukseset që
kishte arritur gjatë të gjithë jetës i humbi si pasojë e dobësisë që kishte
ndaj femrës që dashuronte.
Jëlldërëm Bajaziti ishte djali i Sulltan Murat Hanit dhe nipi i Orhan Beut.
Në fron ai kishte hipur pas vdekjes së babait dhe kishte shënuar shumë
suksese, të cilat e shkruan me germa të arta emrin e tij në histori. Ai nuk
ishte vetëm një komandant i mirë, por ishte edhe një burrë shteti i mirë.
Llagapin “Jëlldërëm” (rrufeja) e kishte marrë falë aftësive superiore dhe
shkathtësisë që kishte treguar nëpër betejat që kishte marrë pjesë që kur
ishte princ i kurorës. Ai ishte i famshëm për hyrjen e rrufeshme në luftë
nga një skaj dhe daljen shëndoshë e mirë nga radhët e ushtrisë së armikut.
Pas vdekjes së babait ai u dha fund menjëherë grindjeve për fronin e
padishahut duke vërtetuar edhe një herë se e meritonte titullin “rrufeja”
që i ishte vendosur. Por ai nuk kishte dijeni se në Betejën e Kosovës, ku
luftoi sërish si një rrufe dhe e mundi ushtrinë serbe, do të njihej me një
bukuroshe, e cila më vonë do t’ia ndërpriste atij këtë vrull. Ai ishte aq i
vendosur sa që për hir të kësaj dashurie të prishte marrëdhëniet me Emir
Sulltanin, dijetarin e njohur të fesë islame në Shtetin Osman.
Në Betejën e Kosovës nuk ishin mundur vetëm serbët, në këtë luftë ishte
vrarë edhe mbreti serb. Jëlldërëm Bajaziti bëri paqe me serbët dhe në vend
të mbretit të vdekur emëroi djalin e tij dhe e bëri këtë vend vasal të
Shtetit Osman. Si nevojë e politikës së kohës marrëveshja kishte edhe një
pikë të veçantë, sipas të cilës vajza e Mbretit Llazar, Princesha Maria
Olivera Despina do ti jepej për grua sulltan Jëlldërëm Bajazitit. Pasi edhe
Jëlldërëmi kishte rënë në dashuri me vajzën që kishte parë në çadrën e
Mbretit Serb në fushën e betejës. Kjo dashuri do ta linte atë më vonë në
situata shumë të vështira.
Pas bërjes së kësaj marrëveshjeje Olivera u martua me sulltanin Jëlldërëm.
Sovrani osman ishte i dashuruar marrëzisht pas kësaj princeshe. E merrte
atë me vete në çdo vend që shkonte dhe siç rrëfejnë disa historianë ai nuk
ia bënte asnjëherë fjalën dysh asaj. Aq sa ka historianë që thonë se
sulltani e merrte me vete sa herë që shkonte në luftë. Sytë e sulltanit
Jëlldërëm Bajazitit ishin verbuar nga dashuria që ushqente për këtë
princeshë serbe. Madje ishte pikërisht princesha ajo që e kishte mësuar të
konsumonte alkoolin dhe të humbiste veten në botën mashtruese të dëshirave
deri sa e la (pijen) me presionin e kreut të çështjeve fetare të shtetit.
Vetëm se Jëlldërëm Bajazi ishte i dashuruar marrëzisht me këtë grua. Kur
zjarri i dashurisë ndizej në zemrën e dikujt, atëherë ajo (dashuria) bëhej
mbreti i të gjithë trupit dhe gjymtyrëve të tij. Zemra vulosej dhe nuk
ndriçonte më si më parë, mushkëritë digjeshin e shkrumboheshin, mendja dhe
logjika tani i bindeshin vetëm urdhrave të dashurisë. Përveç gruas që
dashuronte, në botë nuk ekzistonte asnjë gjë tjetër që ta bënte Bajazitin
të lumtur.
Despina ishte mjaft e zgjuar, ambicioze, e mençur dhe dinake. Kur u bë
gruaja e sulltanit osman si vajza e Mbretit serb Lllazar që vdiq në betejën
e Kosovës emrin e kishte ndryshuar në Sulltanesha Aishe. Por dëshirën e saj
për të marrë hakun e babait të saj nuk e pengoi dot as dashuria absolute
dhe e pafund e Jëlldërëmit. Ndërkohë që kishte një ndikim kaq të madh tek
sulltan Jëlldërëm Bajaziti nuk e kishte aspak të vështirë ta orientonte atë
në vendimet që merrte në shërbim të këtij qëllimi që i kishte vendosur
vetes.
Kur Timuri, një sundimtar tjetër turk, vendosi të vinte në Anadoll dhe të
luftonte me osmanët, Despinës i kishte rënë në dorë një shans i mirë për të
realizuar synimet e saj. Nëpërmjet burrit të saj, Sulltan Jëlldërëm
Bajazitit, ajo ftoi vëllain e mbretit serb, Stefanin, dhe siguroi që
Stefani të vinte në Anadoll me një ushtri me 20.000 mijë ushtarësh. Serbët
do të luftonin përkrah Jëlldërëm Bajazitit kundër Timurit.
Në prag të luftës bejlerët (prijësit) turkmenë që mbanin një qëndrim
ndërmjet Timurit dhe Bajazitit, dërguan të urtët dhe përfaqësuesit e tyre
për të biseduar me Sovranin Osman dhe i bënë këtij thirrje për pajtim.
Vetëm se i ndikuar edhe nga Despina dhe xhaxhai i saj, Stefani, Sulltan
Jëlldërëm Bajaziti përherë i ktheu pas ndërmjetësuesit duke u dhënë
përgjigje negative. Për më tepër para dhe gjatë luftës sulltani osman
kishte masakruar 200.000 turkmenë pavarësisht paralajmërimeve dhe qëndrimit
opozitar të Emir Sulltanit.
Duke i besuar edhe mbështetjes serbe në vitin 1402 Jëlldërëm Bajaziti u bë
pjesë e një prej luftërave më të dhimbshme të historisë. Të dy sovranët
turq bashkë me ushtritë e tyre i përveshën shpatat dhe luftuan kundër
njëri-tjetrit.
Beteja u zhvillua në fushën e Ankarasë dhe në momentet më të vështira të
saj ushtarët serbë që kishin ardhur në ndihmë të Jëlldërëmit jo vetëm që
nuk e ndihmuan atë por me sjelljet e tyre si para ashtu edhe gjatë luftës
prishën moralin ushtrisë osmane. Fati i luftës ndryshoi kur në anën e
Timurit kaluan edhe principatat e Kara Tatarëve dhe ato Turkemene, të cilat
ishin të zemëruara me Jëlldërëmin. Fundi fatal rezultoi me fitoren e
Timurit dhe disfatën e Jëlldërëm Bajazitit.
Nuk dihet se sa korrekt janë historianët në përcaktimet e tyre që dashurinë
e Jëlldërëmit ndaj Despinës e rendisin në mesin e shkaqeve që e çuan
Shtetin Osman në periudhën e ndërqeverisjes, por rapsodët popullorë
gjendjen e sundimtarit osman e kanë shprehur shumë bukur përmes këtyre
vargjeve.
*“Shpejtësia” ishte karakteri i tij, *
*Shumë shpejt edhe jetoi, *
*Me shpejtësinë e rrufesë fitoret i korri, *
*Me shpejtësinë e rrufesë dashuroi, *
*U ngrit në qiell si rrufe, *
*Dhe ra po si rrufe. *
Pa fjalë
http://www.zhurnal.mk/content/?id=1343010352332
Hamdi Nuhiju*
Pa fjalë ngelet ateisti i mbushur me urrejtje ndaj besimit. Ai beson në
ekzistencën e materies, po nuk beson në ekzistencën e Krijuesit. Kapet pas
të dukshmes dhe e mohon të padukshmen. Mendon se, pse ai vet nuk sheh me
sytë e zemrës edhe të mendjes edhe të tjerët duhet që njëjtë si ai të
veprojnë.
Ateisti kapi për dore gjuhën e urrejtjes dhe filloi që të bombardoj botën
me kërcënime. Në vend të mirëkuptimit dhe logjikës tek ai mbretëroi dëshira
për ta nxjerr në pah reflektimin e epshit. E di se ai tash e përcjell edhe
këtë reflektim. Prandaj atij po i shkruaj. I thash e po i them, njeriu që
mohon Zotin nuk mund të jetë i mirë as për familjen e tij, as për shoqërinë
në tërësi. Faraoni nuk ishte pa dije e pa fuqi. E vetmja gjë që i mungoi
ishte besimi në Zotin.
Edhe krerët tanë të sodit, të kësaj cope shteti, nuk janë pa dije dhe pa
fuqi. Atyre i mungon besimi në Zotin, bindja e thellë në Të dhe frika nga
Ai. Prandaj edhe e shtrëngojnë popullatën ashtu siç janë duke e shtrënguar.
Ideologjia e dikujt është që në mesin e besimtarëve mysliman shqiptarë, të
instalojë drejtimin ortodoks të krishterimit sllav. Kështu do ta bënte të
pavdekshme ekzistencën e tij në skenën politike. Ndoshta edhe do të kapej
pas kapistrës së mijëra shpirtrave të etur për tu shitur.
Dikujt kandari nuk i punon drejtë. Mendon se do të jetoj përgjithmonë. I
pavdekshëm është vetëm Zoti. Po jo Ai i shpjeguar nga duart e letrarëve.
Një grup i njerëzve kanë monopolizuar letërsinë shqiptare. Me të, sipas
tyre,  nuk guxojnë që të merren djemtë e xhamisë. Grupi tjetër i njerëzve
paska mbjell farën e urrejtjes dhe përçarjes.
Për Dollnenin çmos dëgjova këto ditë. Dikush paska folur maqedonisht, e
tjetri paska dhënë shpjegimet e ankesat shqip, ndërsa shqiptarët iu
drejtuan kutive të votimit tek Kryqi. Kjo komedi shqiptare do të mbahet në
mend gjithë kohën. Fjalët iu janë harxhuar edhe memecit. Ai në vend se të
haj bukë, ka filluar që ti haj duart e tij. Çdo ditë po i numëron gishtat,
një e nga një. Nuk guxon që për një ditë t`i haj të gjitha, pasi që pastaj
ngelet edhe pa to. Kanibalizëm në vend të groshës.
Edhe traktori në fushën e zbrazët ka ngelur i hutuar si pa fjalë. Si të
ndezët e të funksionoj me dembelin? Fshatarët ia mësyn qytetit dhe harruan
fushën. Thuaja se qyteti po ofron jetesë më të mirë. Në fakt, në këtë kohë
krize është mirë që qytetarët ti kthehen fshatrave e tokës. Një popull i
madh, i fuqishëm, i mençur e punëtor si gjermanët, bënë dy punë për ta
rikthyer lavdinë e tyre: bashkuan Gjermanit, dhe iu kthyen prodhimtarisë së
patateve ( d.m.th. iu kthyen tokës).
Në ujin e turbullt gjithçka bëhet e paqartë. Edhe pse lumi është i vogël e
jo i vdekur, ai shfrytëzohet në minimum për dobinë e njerëzve, ndërsa në
maksimum për turbullim. Në botën e kanibalëve të funksionosh si njeri është
vështirë. Frikësohesh nga hija, kapesh pas mendimeve dyshuese edhe pse e di
se dyshimi është lojë e trefishtë e largqoftit.  Fillon e flet me veten
edhe pse e di se e ke obligim që ti flasësh shoqërisë. Rruga vetvetja dhe
shoqëria duhet që të kaloj përmes rrugës së veprave dhe fjalëve. Për veten
ruaji veprat, e nuk të duhen fjalët e tua, ndërsa për shoqërinë fjalët, se
veprat ti marrin vet. I mbyllur në dhomë me largqoftin, fillove që ti bësh
cytje. Botë e kthyer përmbys.
Me sa ankesa e përshkrove rrugën prej Shkupit e deri në Beograd? Apo
ndoshta destinacioni jot nuk është Beogradi, po Sofja?
“Duro, zemër, e duro, Si duroi mali me borë.”- Jeronim De Rada
Historia e durimit është më shumë histori e dhimbjes. Ajo shpreson se
shpresa një ditë do të lind. Po asaj ia kanë nxënë frymën dhe e kanë
mbytur. Durimi po zëvendëson patatet, groshën, orizin, buzëqeshjen.
Shqiptarët e këtushëm kanë ardhur në derexhe që të mos dinë të bëjnë
dallimin midis buzëqeshjes dhe durimit. Kujtuan se durimi është buzëqeshje.
E kapëm për dore durimin dhe filluam që të luajmë me të. Po e hedhim herë
tek njëri krah e herë tek krahu tjetër. Pa fjalë ka ngelur edhe oratori më
i madh. Ai, po i ruan fjalët për ditët e vështira. Tash po merret me
durimin. Mallkuar qoftë ky durim dembelizmi.
Shpresa e fundit-Claude Vigée
Claude Vigée
Ç’do të mbetet prej nesh më
në fund,
ndofta veç
ky zjarr i mpakur mërqesh
i mërdhirë
që tymon akoma fare sheshazi gjatë
ndoca netësh dimërore
midis dy kërcunjve prej shelgjesh
gri dhe të zinj,
mbrapa pyllit të vogël të
shtogjeve dhe aheve
të varrosur nga moçalishtja e rëndë e
Rhinit plak
nën një qefin hëne, në
mjegullimën e përjetshme.
Mahmud Hydai
Mahmud Hydai
http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=27528a57-0a53-403f-a0bd-4574f1d0f65b
[image: Deti i Diturisë së Anadollit 16]
Postuar më 25.04.2013 13:00:23 UTC
Përditësuar më 25.04.2013 13:00:23 UTC
Shteti Osman që ishte një shtet botëror e dinte fare mirë se rruga për të
vazhduar sovranitetin shoqëror dhe politik që ai kishte vendosur, së pari
kalonte mbi të drejtën ligjore, pra nëpërmjet vendosjes së drejtësisë.
Është kjo arsyeja që për një ngjarje fare të thjeshtë, autoritetet nuk
përdornin shkopin, pra forcën, por drejtësinë. Të drejtohej shteti me
drejtësi, kjo ishte filozofia shtetërore që iu kishte mbetur atyre si
trashëgimi nga të parët e tyre. Osmanët e kishin llogaritur mirë drejtësinë
shoqërore duke e vendosur atë mbi themele ligjore, kurse hapin e dytë e
hidhnin nëpërmjet të filozofisë shpirtërore , pra me anë të misticizmit, i
cili ishte përhapur në tërë vendin.
Mistikët ishin njerëz që nuk merreshin aspak me politikë, punë shtetërore
apo tregti, por njerëz që përpiqeshin të avanconin vetëm drejtë “shkencës
të të vërtetave “ –siç thoshin edhe vetë ata. Me dijet që kishin marrë për
shkencën, me fjalët, qëndrimet, mendimet që shprehnin dhe artin e tyre, ata
kishin nxjerrë në dritë një kulturë të thellë. Kështu me këto veçori të
tyret, nëpërmjet të lidhjeve të brendshme që kishin formuar në shoqëri ata
ishin fuqizuar aq shumë sa që bënin atë që nuk mund ta bënte kërkosh.
Mistiku Aziz(Shenjtori) Mahmut Hydai ishte një njeri i cili ishte edhe
jurist edhe një mistik mjeshtër dhe që ishte vendosur tërësisht në zemër të
këtij procesi për të cilin po iu bëjmë fjalë. Gjatë gjithë jetës së tij
Hydai Efendiu kishte parë 8 sulltanë të ndryshëm dhe me këshillat mbi
moralin dhe virtytet që iu kishte dhënë shumicës prej tyre, ai pati treguar
se si politika dhe njohuritë e thella mund të qëndronin pranë njëra tjetrës.
Dëgjues të nderuar ! Në programin e sotëm, Deti i Diturisë së Anadollit,do
t’ju bëjmë fjalë mbi jetën e këtij personi i cili ua gufonte njerëzve
zemrat me entuziazëm.
Aziz Mahmut Hydai lindi andej nga mesi i shekullit të 16-të. Qysh në
fëmijëri ai mori një arsimim të mirë. Si përfundim kur ai u rrit dhe erdhi
në moshën e rinisë i kishte të gjitha kushtet që të bëhej një pedagog i
mirë. Arsimimin ai e mbaroi nën mbikëqyrjen e mësuesit Nazirzade Ramazanit
dhe në sajë të emërimit që i bëri Nazirzadeja në shumë qytete dhe provinca
ai arriti ta shtojë edhe më shumë diturinë dhe eksperiencën e tij. Kështu
pas një kohe, kur mësuesi i tij vdes, atë e emërojnë si kadi në Bursa. Me
arsimimin e plotë që ai kishte marrë, me inteligjencën dhe moralin që ai
kishte fituar ishte shndërruar në një person ndaj të cilit të gjithë kishin
respekt.
Gjatë kohës që ai ishte me detyrën e kadiut, një çështje me të cilën ai u
mor, bëri që atij t’i ndryshojë komplet jeta. Në këtë çështje , në qendër
të saj qëndronte Hazreti “i rënë” për të cilin ju patëm folur javën që
kaloi. Tek dëgjonte çështjen që kishte të bënte me ndarjen e një çifti,
atij i patën rënë në sy disa detaje të mrekullishme ku gjithnjë përmendej
emri i atij (“të renit”). Tek ai lind një ndjenjë simpatie që i vendoset në
zemër, prandaj fillon e mendon që të njihet me të. Sepse fjalët e
mrekullishme dhe vetë “i reni “ ishin si dy vëllezër. Kështu më së fundi,
ai, Kadiu me famë i Bursës, Aziz Mahmut Hydai Efendiu pasi veshi kaftanin e
qëndisur me ar, i hipën kalit dhe vete tek faltorja e Efendiut “të rënë”.
Me një modesti të madhe ai i thotë atij se kërkon të bëhet nxënës i tij.
Por Efendiu “ I rënë” i kundërvihet atij me këto fjalë:
“Zoti Kadi. Rruga jonë është rruga e të varfërve. Porta jonë është porta e
të skamurve. Kurse ajo e jotja është ndryshe, e njohurive , e një
autoriteti , ti ke para dhe mall. Ke kaftanin si dhe një kalë të bukur të
cilit i ke hipur. Ne nuk mund t’i japim ty të gjitha këto. Prandaj shko e
shiko punën tënde. Sa është herët hiq dorë nga kjo iniciativë që të ka
rrëmbyer. ”
Tek i dëgjon këto fjalë, kadiu i ri turpërohet dhe pasi i merr dorën
mjeshtrit dhe ia puth, ngul këmbë duke i thënë: “Unë e kam fiksuar mendimin
tim. Nuk dua të kthehem nga kjo rrugë. Më lejo që të futem edhe unë në
rrugën tuaj”.
“Mirë atëherë”, thotë mjeshtri. Dhe për ta bërë nxënës të tij i ve disa
kushte. Ai i shkruan një recetë tepër të hidhur nxënësit të ri ku i thotë:
“ Do të heqësh dorë prej kadillëkut. Mbi këtë kaftanin plot qëndisma ari do
të vendosësh mëlçi dhe çdo ditë do t’i shesësh ato nëpër rrugët e Bursës.
Sigurisht kur të kthehesh në darkë nuk do harrosh të na sjellësh edhe neve
prej tyre”.
Dhe me të vërtetë ky Kadi kaq i njohur ,filloi të bëjë atë që ju tha.
Banorët e Bursës të cilët nuk e dinin si ishte puna filluan ta ndjekin atë
me një habi të madhe. Madje pati nga ata që filluan të mendojnë se ishte
çmendur. Kurse tek ai në fakt qëndronte e kundërta. Ai ishte kthjelluar dhe
kishte hapur sytë e zemrës. Atij i kishin ardhur mendtë e vërtetë. Aq sa
për vite të tëra ai i zbatoi të gjitha ato që e urdhëronte mësuesi. Sepse
ai e ndjente se të gjitha këto urdhra i jepeshin atij për t’ia hequr
lakminë dhe për të vendosur në zemrën e tij një dritë fare të qartë. Për
këtë arsye ai pa kundërshtuar fare e vazhdoi rrugën që kishte zgjedhur. Kur
mësuesi i tij e sheh se me sa durim ai po i ndiqte urdhrat e tij, i jep
sihariqin se tashmë mësimet kishin mbaruar. Tek Hydai Efendiu që tani
kishte fituar një zemër të pastër kishte ardhur koha që të bëhej pasqyrë e
të tjerëve. Atij i ishte caktuar detyra e parë si dhe pozita dhe vendi;
Sivrihisari.
Dhe ai e falënderoi këtë emërim me anë të vargjeve të Mevlanës:
Ejani të falënderojmë , që halleve iu erdhi fundi,
Të evokojmë të vërtetën , që shpirtrave tanë t’iu vijë gëzimi
Mësuesi e dërgoi atë në vendlindjen e tij Sivrihisar, por Hydai Efendiun e
morri malli shpejtë për mësuesin e tij. Atë e kishte marrë malli shumë për
mësuesin. Thonë se dashura që ndjen zemra për mjeshtrin nuk mund të thuhet
me fjalë. Shërbimi që ai i kishte bërë mjeshtrit ishte bërë shkas që ai të
dilte nga batakllëku, dhe që t’u shërbente njerëzve të varfër për të ishte
një kënaqësi e madhe. Përballë kulturës që ai kishte marrë prej mjeshtrit,
ato pesë lekë që do merrte nga detyra as që nuk vlenin. Për këtë arsye ai
me një dëshirë dhe kënaqësi të madhe fillon prapë shërbimin. Edhe Efendiu”
I rënë” që ishte i kënaqur nga kjo gjendje, fillon e bën lutje për Hydai
Efendiun. Të bësh lutje ka një rëndësi të madhe, është shkak i një gëzimi
të madh. Kështu dijetarët e Anadollit siç ishte edhe Hydai Efendiu thoshin
se njerëzimi ka mbijetuar në sajë të lutjeve që kanë bërë njerëzit për
njeri tjetrin. Edhe Allahu tregonte më tepër mëshirë për ata që kishin bërë
lutje për të tjerët. Sepse ata ishin bërë zemërgjerë duke i lënë mënjanë
egoizmat dhe xhelozitë. Kjo ishte një zemërgjerësi që tregohej për të
tjerët nëpërmjet të fjalëve, lutjeve dhe synimeve me qëllim të mirë.
Ja pra edhe mësuesi i tij nuk e la pa e shpërblyer këtë zemërgjerësi që
tregonte Hydai Efendiu. Ai i tha atij : “ Padishahët të ndjekshin pas o
Hydai! “
Dhe kjo ishte një lutje konfidenciale që nuk deklarohej lehtë.
I riu me emrin Mahmut, mësoi në një medrese dhe më pas u bë Kadi Efendi
Mahmuti. Por ai nuk u mjaftua me kaq por me përpjekje të mëdha arriti të
bëhej Aziz Mehmet Hydai (Shenjtori Mehmet Hydai). Me dijen e çmueshme që
fitoi, ai i shpërndau ato nga brezi në brez:
Ai na thotë kështu:
Mos shiko nëpër vende të egra Mos e digj shpirtin nëpër zjarre
Mos e bëj të bardhë çdo gjë që shikon
Eja tek i vetmi Zot, eja
Zgjohu nga padituria ,
Largoju kënaqësisë së rremë,
Pi nga çezma e shenjtë e cenetit,
Eja tek i vetmi Zot, eja
Ai së pari i rekomandonte nxënësve që ta largonin zemrën dhe shpirtin nga
padituria. Ai u përpoq që secili t’ja dorëzonte veten të vërtetës. Ai
kërkoi që të ecej drejtë rrugës së vërtetë me një besim të patundur dhe të
fuqishëm. Padyshim që edhe ai si të gjithë dijetarët e tjerë të Anadollit
ishte besnik i fjalës që thoshte. Kështu që në sajë të këtyre virtyteve
lutjet e mjeshtrit të tij të Efendiut “ Të rënë “ pranoheshin në katin e
zotit. Aziz Mahmut Hydai gjatë tërë jetës së vet i dha mësime në prezencë
pesë Sulltanëve ,mbështeti me këshilla një numër të madh kryeministrash dhe
burra shteti. Bëri që ata të avancojnë në drejtimin shpirtëror. Madje edhe
sot nuk e ka të vështirë që të krijojë lidhje me brezat e rinj. Ata që e
ndjekin pas atë bëhen ndjekës nga të tjerë.
Shemseddin Sivasi...
Shemseddin Sivasi...
http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=47305b48-9d8e-469a-8750-c7512bc07c20
[image: Deti i Diturisë së Anadollit 17]
Postuar më 25.04.2013 13:08:21 UTC
Përditësuar më 25.04.2013 13:08:21 UTC
“Shems” është një fjalë arabe që ka kuptimin “diell”. Për popullin e
Anadollit kjo fjalë ku simbolizohen prarimet apo ndriçimet ,nuk është aspak
e huaj. Sepse kjo fjalë përdoret edhe për të shprehur lëvdatat edhe si emër
mashkulli. Por këtë emër e kanë bërë të famshëm tre personalitete të mëdha.
Për të tre ata mund të thuhet se shihen si një diell që ka lindur në
Anadoll.
I pari prej tyre është Haxhi Akshemsedini (Shemsedini i bardhë)i cili
njihet si person që e rriti Sulltan Mehmet Fatihun; i dyti është Shemsi nga
Tebrizi mik i vjetër i Mevlanës dhe nxënësi i tij; dhe i treti Prof.
Shemseddin Sivasi nga Tokati, i madhi i rrugës së vetmisë ose siç i thoshin
ndryshe i famshmi “Kara Shems”.
Dy të parët ishin bërë tepër të famshëm, kurse Kara Shemsi në krahasim me
ta kishte fituar një famë më modeste kështu që tek masat e gjera nuk njihej
edhe aq. Ndërkohë që ai me personalitetin e tij shpirtëror si dhe me veprat
e shumta që pati shkruar përfaqëson njërin prej perlave më të rralla të
Detit të Njohurive të Anadollit.
Kështu të nderuar dëgjues edhe ne, programin e sotëm e rezervuam për të,
për këtë dijetar të pashembullt.
Shemsedin Sivasi, ky diell shpirtëror i Anadollit, dhe i vetmi i asaj kohe,
ka jetuar në shekullin e 16-të dhe është një dijetar feje dhe mistik i
madh. Për shkak se ishte ezmer dhe lëkuren e kishte si të djegur nga dielli
i thoshin Kara Shems (Zijoshi Shems).Ai pati lindur në Tokat dhe duke qenë
se i ati ishte një mistik i njohur, qysh në fëmijëri pati marrë një arsimim
të mirë. Në rini vjen në Stamboll, ku për një farë kohe i vazhdon aty
studimet duke marrë mësime mistike nga personalitete të rëndësishme të asaj
kohe. Shumica e mësuesve të tij shihnin tek ai një talent dhe dijetar të
madh dhe e kishin vënë re se tek shkencat e njohura dhe të panjohura ai do
të arrinte në majat më të larta. Pasi u diplomua si një specialist në
teologji, emërohet si mësues në njërën prej medreseve të Stambollit (që sot
ka kuptimin e pedagogut). Thuhet se një ngjarje që jetoi ai kur ishte në
këtë detyrë u bë shkak që atij t’i ndryshojë komplet rrjedha e jetës.
Thuhet se në një polemikë që ishte jetuar midis burokratëve të nivelit të
lartë dhe njerëzve të fesë, ai kishte vënë re se si njerëzit për të
garantuar pozitat mund të bënin lëshime, fakt që e kishte tronditur atë pa
masë. Kështu pra ai nga ky shkak e kishte lënë detyrën dhe për tu bërë
haxhi kishte marrë rrugën për në tokat e shenjta.
Pasi kthehet prej haxhillëkut në fillim vete në vendlindje, në Tokat, dhe
pastaj me ftesë të një valiu ai kalon në Sivas ku do të qëndrojë gjatë
gjithë jetës. Me kohë, ai krijon në Sivas një qendër besimtarësh përreth së
cilës ndërtohet një lagje e madhe, një qendër ku për shkak të dijenive
shkencore dhe të personalitetit të tij të madh, mund të thuhet se aty
rrihte zemra e qytetit.
Gjatë gjithë jetës së tij Shemsedin Sivasi bëhet një njeri aksionesh të
mëdha. Ai ishte një personalitet që i ndiqte mendimet dhe lëvizjet politike
të kohës, që bënte përpjekje të mëdha në fushën e shërbimeve sociale dhe
ndërkohë një udhëheqës shpirtëror për mijëra njerëz që kishte përreth. Kur
ishte në moshën 80 vjeç ai merr pjesë në fushatën e Eriut të Sulltan
Mehmetit të III-të ku pasi kreu shërbime të mëdha kthehet në Sivas ku
ndërron jetë. ”Thonë se kur vdes dijetari, ka vdekur edhe shkenca“. Ja pra
edhe me vdekjen e tij një gjendje e tillë u krijua. Një masë e paparë
ndonjëherë, mblidhet për t’i dhënë lamtumiren e fundit Kara Shemsit.
Qysh nga krijimi i Hazreti Ademit e deri në ditët tona, tek bota e
brendshme e njeriut është zhvilluar një luftë e madhe, një betejë midis
arsyes dhe ambicies.
Dijetarët kanë përgatitur taktika që në këtë luftë të dalë fitues arsyeja,
pra ata janë si gjeneralë që kanë përgatitur strategji lufte. Luftëtarëve
që luftojnë kundra ambicieve, ata i kanë mësuar si t’i përdorin armët dhe
si ta njohin armikun. Praktika me e rëndësishme në këtë rrugë është që të
pajisesh me një moral të bukur, pra me një moral të tillë i cili do t’i
hapë dyert e fitores. Dhe Shemsedin Karai si një dijetar me të tilla bindje
shkruan një numër të madh veprash. Ashtu si Junus Emreja ai shkruan një
numër të madh poezish si dhe libra teologjie. Lexuesit, tek këto libra ai i
drejtohet me fjalët : “O shpirt” ose “O vëlla “, kështu që ky sinqeritet ua
fiton atyre zemrën menjëherë. Shemsedin Karai predikon : zemërgjerësinë,
modestinë*, *kursimin, mirënjohjen dhe sinqeritetin. Edhe ai vetë tregonte
sinqeritet ndaj njerëzve. Askënd që i trokiste në derë ai nuk e kthente
mbrapsht, ai bënte lutje për secilin dhe për ata që ishin në gjendje të
vështirë ai u gjente zgjidhje. Ai përdorte një gjuhë të ëmbël dhe dukej
sikur derdhte një shi bereqeti ndaj njerëzve që i kërkonin ndihmë:
Ai thotë :
Ta rrëmbeva zemrën o e shkreta bukuri,
Mbaje mirë zinxhirin e dashurisë, që të mos ndahen të dashuruarit,
Për të devotshmit porositëm mesxhide dhe medrese
Që t’i lutemi Zotit na mjaftojnë edhe gërmadhat.
Shems Sivasi ka shkruar një libër që sipas gjuhës së vjetër titullohej
“morali i mirënjohjes”, pra një libër mbi zakonet e mira. Në këtë libër ai
pasi i lavdëron një për një këto sjellje të mira, i dënon edhe sjelljet e
këqija. Si p.sh. zemërimin pa vend, ose ambiciet e tepruara, sjelljet e
pasinqerta, neglizhencat apo pëlqimin e vetes.
Shemsedin Sivasi na bën fjalë për katër virtyte: Drejtësia, dituria,
zemërgjerësia dhe pasuria shpirtërore. Dhe kuptimin e moralit ai e vendos
mbi këto katër virtyte. Drejtësia, –thotë ai,- i duhet çdo njeriu sepse
njerëzit duke qenë se jetojnë brenda një strukture shoqërore, mos
ekzistenca e drejtësisë krijon vështirësi serioze. Është kjo arsyeja që
Kara Shemsi i kushton një rëndësi të madhe të drejtave të njeriut. Në
librin që ai e shkroi në shek. e 16-të duhet qëndruar me kujdes mbi këtë
temë sepse në qoftë se tani në kohët moderne bëhet fjalë “mbi të drejtat
themelore të njeriut” dijetarët e Anadollit e kanë hedhur mendimin mbi këtë
temë qysh në ato kohëra.
Kara Shemsi thotë se tek njeriu duhet bërë një zakon i pashmangshëm të
ecurit pas diturisë. “Sepse si mund ta njohë njeriu Zotin që është krijuesi
i tij?”, thotë ai. Dhe nuk është vetëm kjo. Historia e botës është histori
e çdo njeriu dhe injoranca bëhet shkas i katastrofave të mëdha. Prandaj që
të mos përjetohen këto katastrofa Kara Shemsi rekomandon që të bëhemi
nxënës të shkencës. Edhe zemërgjerësinë dijetari i madh e vlerëson shumë.
Sepse sipas tij zemërgjerësia është një trimëri. Ajo sfidon ambiciet e
njeriut. Po nuk sakrifikoi njeriu, deri ku mund të shkojë? Dhe në fund
Shems Sivasi thekson pasurinë shpirtërore. Njeriu që nuk e ka zemrën të
gjerë dhe të pastër edhe sikur të zotëroje gjithçka, duhet ta dijë mirë se
ai është i tharë, pa shpresë dhe i varfër, –thotë ai.
Ai thotë :
Askush nuk e arrin dot zotin pa jetuar së bashku
Porta nuk i hapet atij që nuk e ka zemrën e pastër.
Faqja 72…!
*Hamdi Nuhiju*
http://www.zhurnal.mk/content/?id=1342511303827
Romani ‘Malbrezet’ i autorit Adem Gajtani është një rrëfim i gjallë.
Metaforat e puthura, esenca e jetës, e vërteta e shkurtër ose e madhe
historike, e qasja e një sistemi ndaj ‘problematikëve’ është pasqyra e parë
e tij. Malbrezet as që diktohen  e as që diktojnë konceptin e lexuesit. Ata
janë bërë gjellë ngrënëse e narkomanëve, hajdutëve, dilerëve, rrugaçëve,
enciklopedistëve, intelektualëve, politikanëve, furrxhinjve, sharrëxhinjve.
Gjatë së lexuari të tij është  e njëjtë si gjatë të ngrënit të
patëllxhanit. E shijon në vetvete hidhëtinë ose të mirën, ndërsa spërkat
edhe të tjerët afër teje. Malbrezet janë patëllxhan në vete.
Malbrezet iu afruan drogaxhiut në vend të drogës, ndërsa smirëxhiut ia
hoqën copat e smirës për t`i zëvendësuar me gjendjen e thjeshtë të
punëtorit të minierave. Llogaritni kokrrat e mendjemadhit ose pllakat e
Martin Luter Kingut. Po qe se, mendjemadhësinë e copëzuam, ndërsa diturinë
e pllakëzuam, do të dalim tek Adem Gajtani ose Malbrezet e tij.
Shkronjat e tilla u shkruan në kohën kur ankesa ose smira ndaj teknologjisë
ishte minimale ose thuajse nuk ekzistonte . Prandaj edhe botuesi rrezikonte
edhe shtypte libra në tirazh që sot është  ëndërr.
Në gjuhën e drogaxhiut Malbrezët u shndërruan në ‘pakovk’ që dikur kishte
vlerë edhe shitja e tij. Tek spiunët e sistemit, ajo u shndërrua në kod
identifikimi ose dhënie informatash. Tek dashnorët u duk e doli në shesh
këmbimi në stilin e ‘Këngës së kandarit’ të Anton Zako Çajupit. Politikanët
e përdorën si faculetë për fshirjen e lotëve të krokodilit. Armiku shkeli
mbi shkronja me një frikë respekt të veçantë.
Para faqes 72  përmes ‘ Fillit të kuq’, Adem Gajtani rrumbullakon Malbrezet
e qëndresës, ndërsa pas faqes 72, Malbrezet e dashunisë i nis me ‘Tregimet
për fluturën’.
Drogaxhiu librin e ndau në dysh, për të kryer shërbimet e tij. Faqja 72
mungon...!!!
Ai e kreu shërbimin për vetveten, për të mbështjell drogën e për tu mos
diktuar prej oficerëve të policisë, ndërsa drogaxhinjtë e librave nuk po
mund të shërbehen me drogën e prodhuar të Adem Gajtanit. Nuk kemi të bëjmë
me drogaxhi të thjeshtë. Ai është i kalibrit të një psikologu që e di saktë
se si të krijoj varësi tek të tjerët.
Sa mund të peshoj libri para faqes 72 dhe sa pas saj? Si mund të shërbehemi
me gjellërat e aromat që afrohen në ato dy anë të lumit, ndërsa vrushkullin
e lumit as që e shohim? Pse privohemi prej faqes 72? Çfarë nevoje ka pasur
njeriu që ka shkulur vetëm këtë faqe? Me pyetje të këtij karakteri mund të
vazhdojmë deri në mëngjes, po nuk mund të gjejmë as një gjurmë të
drogaxhiut, po edhe të faqes 72.
Adem Gajtani vazhdon rrëfimin e tij e thotë:” Komesari:
- Unë jam për dënim. Te kanga- tollovi. S`mund t`i bajnë gja. Të lodhun.
- Koha nuk na pret, si të gdhijë do të jetë shumë vonë.
- Për hir të të plagosurve edhe unë jam për...
- Por, burra nuk ban ashtu, unë nuk jam për dënim! Ishte nji ndër të parët
n`aradhe. Ishte trim, ishte i guximshëm!
- Askush nuk ia mohon meritat. Ai prapë do të jetë në mesin tonë. I dashtun
dhe i paharruem kurr.
- Të gjithë do ta bajmë si flakën në zemër!
- Më besoni, se kjo më duket si me e dënue veten. Unë në këtë situatë, nuk
kisha ba kurrgjë tjetër, por kisha dënue veten!
- Përkundrazi....e të plagosunit?
Kanga nuk këndon, por tash qan. Nuk e njef kërkënd, nuk e njef as veten...”
Adem Gajtani bën sikur të ishte duke shkruar për Mitrovicën dhe këngën e
Shkurte Fejzës me titull:” Jo nuk ndahet Mitrovica”. Kënga qan tek
Malbrezet, po edhe në zemrat e miliona shqiptarëve që me huti po shohin se
çka po ndodh midis Kosovës me Serbinë. Çfarë do marrëveshje e arritur midis
këtyre dy shteteve që është në dëm të Kosovës, ose në copëtim të saj, është
e dëmshme për të gjithë ne.
Serbet janë populli i njëjtë i ledhatuar i Perëndimit edhe në masakrën e
Srebrenicës. Ata përdorën fuqinë e ndërkombëtarëve për ta lënë të
pazgjidhur çështjen boshnjake, ndërsa shqiptarët ia dhënë këngës.
Serbet po shërbehen me Kosovën sikur drogaxhiu me faqen 72. Libri të mos
binte në dorë të drogaxhiut, sot do të zbulonim misteret e 72-shit, ndërsa
Kosova të ruhej nga shqiptarët nuk do të linte askënd t`i fus hundët në të.
Alltun Xhan Hatunia
http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=a10c3652-8cf0-401e-bf20-4054fd4239eb
Alltun Xhan Hatunia, gruaja e Turrull Beut, ka zënë vend në histori si
gruaja që ka shpëtuar nga rrënimi shtetin Selçukas.
[image: Dashuritë e mëdha në histori 8]
Postuar më 24.04.2013 06:48:29 UTC
Përditësuar më 24.04.2013 06:48:29 UTC
Në historinë turke ka shumë gra heroike, arkitekte të sa e sa punëve të
rëndësishme, duke filluar nga mbrojtja e atdheut e deri në organizimin e
popullit, nga arti e deri tek shkencat e natyrës si mjekësia etj. Por për
fat të keq emrat e tyre nuk njihen shumë, për to nuk flitet aq sa duhet.
Një prej këtyre grave të suksesshme është edhe Alltun Xhan Hatunia, gruaja
e Turrull Beut, një nga sundimtarët e Shtetit Selçukas. E lidhur me një
dashuri të thellë me Turull Beun, Alltun Xhan Hatunia për shkak të punëve
që ka bërë me një dashuri të madhe që ushqente për burrin e saj ka zënë
vend në histori si Gruaja që ka Shpëtuar Shtetin Selçukas.
Alltun Xhan Hatunia para se të martohej me Turull Beun kishte bërë një
martesë politike me Harzemshahun dhe nga kjo martesë kishte sjellë në jetë
një djalë me emrin Enusirevan. Por me vdekjen e Harzemshahut ajo kishte
mbetur vejush që në moshë të re.
Banorët e fiseve endacake turke e donin dhe e respektonin shumë këtë grua
me moral të bukur, të zgjuar dhe të kulturuar. Turrul Beu kur e pa një ditë
Alltun Xhanen brenda një parie politike ishte impresionuar shumë jo vetëm
nga karakteri e virtytet e saj të larta, por edhe nga bukuria që kishte.
Sulltani Selçukas Turull Beu në kuadër të marrëdhënieve që u zhvilluan me
kalimin e kohës ndërmjet fisit të Harzemshahëve dhe Selçukasve pati rastin
ta njohë më nga afër Alltun Xhanen dhe ra në dashuri me të. Kur e pa se
ishte i përshtatshëm edhe terreni politik me rastin më të parë i propozoi
Alltun Xhanes të martohej me të. Alltun Xhan Hatunia ishte në dijeni të
dashurisë dhe interesit që tregonte Sulltani Selçukas për të dhe e pranoi
propozimin e Sulltanit dhe u martua me të. Pasi edhe vejusha e bukur kishte
rënë në dashuri me Turull Beun.
Alltun Xhan Hatunia ishte një grua turke që kalëronte e mbante shpatë me
vete. Sipas traditës së trashëguar nga Azia Qendrore ajo jo vetëm që e
ndihmonte Turull Beun në kryerjen e detyrave shtetërore duke e këshilluar
atë, por ajo ishte aq trime dhe e zgjuar sa të komandonte e t’u printe
ushtarëve në luftë kur e kërkonte nevoja. Qëllonte me shigjetë, kalëronte
krah për krah me burrin në lëndinat e gjelbra. Të dy së bashku bënin një
jetë besnike dhe të përkryer.
Ndërsa martesa e Alltun Xhan Hatunes dhe Turull Beut vazhdonte me një
dashuri të madhe, edhe Shteti Selçukas e rriste çdo ditë e më shumë fuqinë
e tij. Tani fama e Shtetit Seluçukas ishte përhapur gjithandej. Por në
qoftë se ky shtet ndodhej në periudhën e apogjeut, natyrisht që ai do të
përballej edhe me provime të mëdha. Në kohën kur Shteti Selçukas ishte në
periudhën më të zhvilluar të tij, Ibrahim Jënall, vëllai i gjetur i Turull
Beut, gjeti rastin dhe organizoi një kryengritje. Shfrytëzoi kushtet kur
posti i kalifatit të Turull Beut nuk gjendej në Bagdad dhe shkaktoi
kryengritje në Hemedan duke u bashkuar me armiqtë e Shtetit Selçukas.
Kur e mësoi tradhtinë Turull Beu la në Bagdad familjen dhe parinë e shtetit
duke ia besuar mbrojtjen e tyre gruas së tij, Alltun Xhanes, dhe u nis
menjëherë me ushtrinë e tij për të shtypur kryengritjen. Por duke ndërhyrë
me nxitim dhe pa bërë përgatitjet e nevojshme dhe duke qenë se kryengritja
mbështetej edhe nga armiqtë e tij nuk e pati të lehtë që ta shtypte atë.
Për më tepër sipas lajmit që kishte mbërritur në Bagdad, Turull Beu ishte
kapur rob.
Alltun Xhania ishte rrënuar moralisht kur kishte marrë këtë lajm. Ishte
çoroditur dhe nuk dinte si të vepronte përballë atyre që i kishin ndodhur
burrit të saj, të cilin e donte me një pasion të madh. Një njeri tjetër që
ishte shqetësuar po aq sa Alltun Xhan Hatunia për këtë lajm të rëndësishëm
ishte edhe kalifi i Abasive. Kalifi më shumë se për gjendjen e Turull Beut
shqetësohej për pushtetin selçukas, pra për të ardhmen e shtetit. Duke e
vlerësuar situatën edhe me vezirët (ministrat) e Shtetit Selçukas u vendos
që në postin e mbetur bosh të Turull Beut të ngjitnin urgjentisht djalin e
Alltun Xhan Hatunes.
Gruaja e Turull Beut, Alltun Xhan Hatunia e kundërshtoi me forcë këtë
vendim, pra sjelljen e djalit të saj në vend të Turull Beut, edhe pse ishte
djali i saj i vërtetë dhe pavarësisht fjalëve të përhapura sikur burri i
saj ishte kapur rob, madje kishte vdekur. Ndërkohë që Alltun Xhan Hatunia
falë sundimit të djalit të saj në mungesë të Turull Beut mund të bëhej më e
fuqishme, madje duke qenë zëvendësja e tij mund ta drejtonte vetë shtetin.
Por zemra e saj digjej nga malli dhe besnikëria qe kishte ndaj burrit.
Alltun Xhania kaloi menjëherë në veprim kur dalloi ambicien e djalit të saj
për t’u bërë sulltan duke marrë fuqi edhe nga kalifi i Abasive dhe duke
pasur me vete edhe përkrahjen e disa vezirëve. Ajo arriti t’u bëjë ballë
lojërave që luheshin për pushtet me besimin që kishte në dashurinë e madhe
që ushqente për Turull Beun dhe duke menduar se ardhmja e shtetit varej nga
burri i saj. Kur e pa që djali i saj do ti kërkonte të ngjitej në fron e
mbylli atë në qeli. Pastaj me guximin dhe fuqinë që kishte krijoi një
ushtri duke përdorur autoritetin dhe prestigjin që gëzonte tek turkmenët.
Me një guxim të paparë vendosi shpatën në brez dhe doli në krye të kësaj
ushtrie. U nis menjëherë në ndihmë të burrit të saj, Turull Beut duke
vrapuar në radhët e para mbi kalë.
Alltun Xhan Hatunia luftoi me heroizëm kur u përball me kryengritësit dhe
arriti ti shpartallojë ata. Pastaj ndoqi një politikë të zgjuar falë
vullnetit që ishte dhe atyre që kishte mësuar ndërsa ishte duke ndihmuar
burrin e saj, Turull Beu. Më në fund arriti ta shpëtojë Turull Beun nga
rrethimi. Kështu ajo jo vetëm që ia riktheu fronin të zotit, por parandaloi
luftën për pushtet, një luftë që mund të kishte sjellë përçarjen e
copëtimin e Shtetit Selçukas, duke penguar kështu edhe shkatërrimin e këtij
shteti. Ajo që i kishte dhënë kaq shumë zemër Alltun Xhanes ishte se Turull
Beu nuk ishte vetëm sovrani i Shtetit Selçukas, por edhe i zemrës së saj.
Gjatë shkrimit të historisë dashuria zë një vend aq të rëndësishëm sa që
rrjedhën, fatin e saj ajo e ndryshon pa u diktuar fare nga të tjerët. A nuk
është pushteti i dashurisë ai që është më i mprehtë se tehu i shpatës, më i
fortë se urdhri dhe më i fuqishëm se ushtritë.
Dashuria e Alltun Xhanes ishte një dashuri aq hyjnore, sa që lartësinë e
saj e vërtetoi edhe një herë para se të jepte shpirt. Kur e kuptoi se nuk
do të shpëtonte nga kthetrat e sëmundjes që e kishte kapur, para se të
vdiste kërkoi ti vinte pranë Sulltan Turull Beu. Megjithëse ishte shumë e
dashuruar me Turull Beun dhe besnike ndaj shtetit, në emër të së ardhmes së
shtetit kjo grua e lartë i la Turull Beut këtë testament:
“Pas vdekjes time bëj të pamundurën dhe martohu me vajzën e Kalifit. Kështu
do të gjesh edhe dashurinë e kësaj bote, edhe të botës tjetër të ahiretit”.
A ishte dashuria ajo që kërkonte të mirën e atij (burrit) edhe në momentin
që po ndahej nga i dashuri i saj? A mendonte dhe kërkonte e dashura në këto
momente atë që kishte dashur më parë? A vazhdonte të ishte e shqetësuar për
të dashurin e saj të zemrës edhe ndërsa ishte në shtratin e vdekjes?
Alltun Xhan Hatunia të gjithë pasurinë pas vdekjes ia fali si dhuratë dasme
vajzës së Kalifit, e cila më pas do të martohej me burrin e saj. Alltun
Xhania ishte një nga gratë e dashuruara më tipike të atyre që sakrifikojnë
çdo gjë për të dashurin e zemrës. Dhe ai që qante ditën e varrimit të
Alltun Xhanes në qytetin Rej ishte pikërisht burri i saj, sulltani i madh i
Shtetit Sekçukas, Turull Beu vetë.
Pse çohen hund`t përpjetë?
*Hamdi Nuhiju*
http://www.zhurnal.mk/content/?id=1342211115127
Poeti i madh shqiptar Agim Deva, e shkroi një poezi me titull ‘Si çohen
hundt përpjetë?’. Në mënyrë elegante dhe të thjeshtë përshkroi përmes
vargjeve një gjendje shoqërore, shpirtërore të fëmijëve të llastuar. Poezia
në fjalë i rri taban edhe politikanëve tanë,  pse jo edhe intelektualëve
tanë që po merren me gazetari, me shkrime të ndryshme nëpër media, etj.
Pse çohen hund`t përpjetë është vështirë të dihet saktë, po si çohen e deri
në çfarë derexhe vjen njeriu pas ngritjes se hundëve përpjetë besoj se të
gjithë e dimë.
Pushteti i kësaj kohe, gati se pushtet absolut, me tipare të diktaturës
ndoshta edhe e ka me të drejtë t`i çoj hund`t përpjetë.
Zgjedhjet lokale kaluan dhe pushtetarët tanë ato zgjedhje i cilësuan si
historike për faktin e arritjes së fitores së thellë. Jam i bindur se as
vet ato pushtetar nuk e kanë besuar se populli edhe kësaj radhe do t`i
besoj. Por popullsitë e këtij vendi ngelën pa alternativë politike.
Gjithçka e rrënuar dhe e shkatërruar...! Si mund të zgjohen nga gjumi
njerëzit e këtij shteti,  kur me hapat e qetësimit i rri mbi kokë pushteti
24 orë?
Johan Tarçullovski, nga mediat ndërkombëtare i cilësuar si kriminel lufte,
lirohet nga Tribunali i Hagës dhe pritet si hero në Maqedoni. Po qe se ju
bie rruga për në Shkup, prej kah Kumanova ose Tetova, në çdo skaj të rrugës
do të gjeni fotografi të tij, duke i uruar mirëseardhje. Pushteti i
këtushëm i çoi hund`t përpjetë edhe me Johanin.
Po të mos ishin të çume hund`t përpjetë, këtë akt do ta kritikonin
shqiptarët e këtushëm haptas dhe kritikën do ta manifestonin edhe në mënyra
të protestës publike.
Ironia më e madhe në këtë rast ndodh se në vend që shqiptarët zëshëm ta
kritikojnë këtë akt të qeverisë së R.M., dalin vet maqedonasit dhe e
kritikojnë. Ndërsa, mediat e huaja si Evropa e Lirë, në vend se të merren
me problemet akute të shoqërisë njerëzore në Maqedoni, ata proklamojnë të
drejta të një grupi jo njerëzor siç janë homoseksualët, duke reklamuar e
publikuar edhe homot shqiptar të Maqedonisë.
Bekim Asani i cili doli haptas në mbrojtje të grupit jo njerëzor të quajtur
homoseksualët, edhe pse vet pjesëtar i atij grupi, nuk guxon që të jetë
pjesë e brengës së medieve të huaja. Hapësira në media që i jepet këtij
grupi të ashtuquajtur njerëz, duhet luftuar me çdo kusht.
Hund`t përpjetë i çuan edhe disa analistë. Kanë publikuar e botuar tri
katër libra dhe kujtojnë se bota është e tyre. Këta analist me çdo kusht
dëshirojnë që të depërtojnë në çdo birucë të medieve elektronike, të
shkruara e televizive. Janë në gjendje edhe të shesin shumë nga krenaria e
tyre, me të vetmin qëllim që të përfitojnë pak nga shkëlqimi i rremë.
Brenga e analistit duhet të jetë ndryshimi i shoqërisë e assesi shkëlqimi i
rremë. Nëse mendojmë në shkëlqimin pa mos pasur parasysh dëshirën për të
ndryshuar shoqërinë, atëherë jemi shndërruar në njerëz pa krenari, pa
dinjitet. Profesorët tanë universitar jo vetëm që i çuan hund`t përpjetë,
por edhe morën në dorë fatet e njerëzve duke i kërcënuar për 50 euro, duke
mashtruar vajzat e reja me qëllim çnderimin e tyre për një notë në indeks,
e duke dhënë deklarata të pabaza e që janë në dobi të armikut, vetëm për
shkak të hapësirës që i afrohet në mediat në një gjuhë sllave. Hund`t
përpjetë i çoi edhe i pasuri i cili tërësisht e harroi të varfrin. Në vend
që t`i lajë hapësirë ankimi të varfrit, dorën e ankimit e ka kapur i
pasuri.
Pa fije turpi ai ankohet para të varfrit, bile shpesh herë përdor edhe
gjuhën e arrogancës vetëm për ta përjashtuar prej rrethit njerëzor. Është
krizë...!!! Këtë fjalë më shumë e përdorin të pasurit sesa të varfrit.
Kriza lindi si rezultat i ankimit dhe rënkimit në kohën e bollëkut, ndërsa
ankimi i përsëritur edhe pas bollëkut sjell fatkeqësi. As gruaja nuk u
përjashtua prej këtij trendi modern. Duke marr leksione turke e spanjolle
në televizion, ajo dirigjon komplet jetën familjare. Në momentin e
ndërhyrjes së burrit për të sjell në normale jetën familjare, gruaja, në
versionin e Agim Devës, i çon hund`t përpjetë. Fëmijët duke marr për model
prindërit e tyre, pa pritur aspak, u dorëzuan në vesin e dëshiruar, filluan
që të shprehin pa dëgjueshmëri e hund`t i çuan përpjetë. E t`i mos i ço
hund`t përpjetë, se i pari në këtë botë që i çoi hund`t përpjetë është
djalli, duke mos iu bindur urdhrave të Zotit.
Për Muhammedin a.s. [1 Attachment]
Ajni
Sinani
Bernard Show, në “The Genuine Islam, voll.1, nr. 81936“, për
Muhammedin a.s. thotë:
“Gjithnjë e kam çmuar lartë besimin e Muhammedit, thjesht
për shkak të vitalitetit të tij të jashtëzakonshëm. Mendimi im është se, Islami
është besimi i vetëm i aftë, që të drejtojë me sukses ndryshimet e shumta të
jetës. Unë parashikoj që Evropa, më në fund, do të pranojë fenë islame.
Teologët mesjetarë të krishterë nga padituria dhe animi fetar, besimin e
Muhammedit, e kanë paraqitur në mënyrë krejtësisht negative dhe kanë
konsideruar se Muhammedi ka ushqyer urrejtje ndaj Isait (Jezusit). Unë e kam
studijuar jetën e Muhammedit a.s. Ai, është njeri i mrekullueshëm, e sipas
mendimit tim, ai është larg nga të qenët antikrisht.
Atë, duhet ta quajmë shpëtimtar të njerëzimit. Jam i
bindur se, një njeri i ngjashëm me të, po të merrej me problemet e kohës
moderne, do t`i kishte zgjidhur me sukses ato, duke i sjellë njerëzimit paqen
dhe lumturinë e nevojshme. Kam parashikuar se besimi i Muhammedit a.s., do të
jetë i pranueshëm për Evropën e nesërme, ashtu siç ka filluar të bëhet i
pranueshëm, për Evropën e sotme“.[1]
Gëte, thotë:
“Njeri i shkëlqyer, dritë e Zotit, u përpoq që, atë
dritë, ta përhapte në botë, por bota u ngrit kundër tij. Detyrohet të bëjë
kompromis, gjersa të vinte çasti që të influenconte tek ata. Në histori,
kërkova shembullin e një njeriu të shkëlqyer, e atë e gjeta te Pejgamberi
arab.“[2]
“Ai është Profet dhe jo poet...“[3]
“Mrekulli nuk mund të bëj, tha
Profeti,
Mrekullia më e madhe është që unë jam.“[4]
“Kreu i qenieve të krijuara/ Muhammedi.”[5]
“Jezusi ndjehej i pastër dhe qetësisht mendonte
(për) Një dhe të Vetmin Zot;
Kush atë vetë në Zot e shndërroi
Ka fyer vullnetin e tij të shenjtë.
Dhe kështu duhet e drejta të ndriçojë
Atë që edhe Muhammedi mori;
Vetëm me konceptin e (Zotit) Një
Ai gjithë botën ka mbizotëruar.”[6]
“Dhe tash më vjen ti, me një shenjë
Varur, që mes të tjerash…
Më tepër e përçmoj.
Gjithë këtë çmenduri moderne
Do të ma sjellësh në Schiras!
U dashka që unë, në gjithë obsesionin e saj,
Të këndoj për dy copa druri të kryqëzuara?”
“Dashke të bësh për mua Zot
atë figurë të mjerë në (atë copë) dru!”[7]
“E ashtuquajtura rozare muhamedane, në të cilën, emri i
Allahut, lartësohet me nëntëdhjetenëntë cilësi, është një litani e tillë
lëvdimi. Cilësi pohuese e mohuese, tregojnë të pakonceptueshmen Qenie (Wesen);
lutësi mbetet i mrekulluar, nënshtrohet dhe qetësohet.“[8]
Lamartini, njëri nga poetët më të mëdhenj të Francës, për madhështinë e Muhammedit
a.s., në “Historia de la Turqiue“, shkruan:
“Kurrë njeriu nuk i ka venë vetes, vullnetarisht apo
detyrimisht, qëllim më të lartë... Të rrënohen besëtytnitë, që ishin vënë
ndërmjet njeriut dhe Krijuesit... Që njeriu t`i kthehet Zotit dhe të përtërihet
ideja e arsyeshme dhe e pakontestueshme mbi hyjninë, në kohën e kaosit, të
materializmit dhe të vizioneve idhujtare rreth Zotit, të cilat ekzistonin
atëherë.
Kurrë njeriu nuk e ka pranuar, një detyrë aq të
paarritshme, për aftësinë njerëzore, me mundësi aq të dobëta, sepse si në ide,
ashtu edhe në zbatimin e atij plani të madh, nuk ka pasur kurrfarë përgatitje
të veçantë dhe kurrfarë ndihme, përveç një grushti të thjeshtë njerëzish, që
jetonin në skajet e shkretëtirës.
Kurrë, njeriu nuk ka kryer një revolucion aq të madh dhe
të vazhdueshëm në botë, pasi për më pak se dy shekuj pas shfaqjes së tij,
Islami përmes bindjes dhe forcës, në emër të Zotit, ka dominuar përgjatë tërë
Arabisë, Persisë, Horosanit, Transaksonisë, Indisë, Sirisë, Abisinisë, përgjatë
të gjitha vendeve të njohura të Afrikës Veriore, ujdhesave në Mesdhe, Spanjë
etj...”
“Nëse madhështia e qëllimit, thjeshtësia e mendimit dhe
rezultatet e arritura, janë tri kritere të gjenialitetit njerëzor, kush mund të
marrë guximin të krahasojë, cilindo njeri të madh, në historinë njerëzore, me
Muhammedin a.s.?
Njerëzit më të njohur kanë vendosur vetëm ushtri, ligj
dhe shtet. Ata s`kanë formuar asgjë më tepër se potenciale materiale, të cilat
shpesh u zhdukën para syve të tyre. Ky njeri, ka nisur jo vetëm armatat,
legjislacionet, shtetet, dinastitë dhe popujt, por miliona njerëz,  1/3 e botës së banuar të asaj kohe, madje
edhe më shumë, më tepër se kjo: ai ndryshoi altarët, zotat, fetë, idetë,
besimet dhe shpirtrat. Në bazë të Kur’anit, me çdo shkronjë që bëhej ligj,
ndërtoi nacionalizmin shpirtëror, që është i pranuar për njerëzit e çdo
territori gjuhësor dhe racor. Ai na ka lënë, si karakteristikë të pashlyeshme
të nacionalizmit musliman, urrejtjen kundrejt zotave të rrejshëm dhe synimin
për një Zot të pamaterilaizuar. Kjo rezistencë e patriotizmit, kundër
bastardimit të besimit në Zot, u ka dhënë fuqi ithtarëve të Muhammedit a.s.
Marrja e një të tretës se botës, përmes fesë së tij, qe mrekulli nga ana e tij.
Ideja e unitetit të Zotit, që e proklamoi midis
trillimeve për zotat e ndryshëm, ka qenë e tillë, që mundi të rrënojë të gjithë
tempujt e lashtë të idhujve, duke frymëzuar me fenë e tij një të tretën e
botës. Jetën, përsiatjet dhe guximin e tij, ia kushtoi luftës kundër
besëtytnive. Guximi i tij në kundërshtimin e idhujtarisë, qëndrueshmëria gjatë
qëndrimit 13 vjet në Mekë, pranimi i njerëzve të përbuzur publikisht dhe gati
të shtypur nga ana e bashkëkohësve, predikimi i tij i pandërprerë, lufta kundër
pabarazisë, besimi i patundur në sukses, durimi mbinjerëzor gjatë sprovave,
modestia në fitore, ambiciet e tij, të cilat kanë qenë të orientuara drejt një
ideje, lufta e pafund dhe e vazhdueshme, bisedat mistike me Zotin, vdekja dhe
triumfi pas vdekjes, të gjitha këto dëshmojnë jo për mashtrim, shtirje dhe
gënjeshtër, por për vendosmërinë e tij të fortë, që të përtërihet feja.
Kjo fe, ka pasur dy parime themelore: Zoti është Një dhe
Ai nuk është material. Parimi i parë, tregon se çfarë është Zoti, kurse i dyti,
se çfarë s`mund të jetë Zoti.
Muhammedi qe përmbysës i zotave të rremë me shpatë,
vendosës i idesë me fjalë. Filozof, orator, mësues, ligjvënës, luftëtar që
luftoi për idetë e tij, përtëritës i besimit racional dhe adhurimit pa
fotografi, themelues i 20 perandorive tokësore dhe i një perandorie
shpirtërore. Ky është Muhammedi a.s. Duke marrë parasysh të gjitha kriteret, me
të cilat mund të matet madhështia njerëzore, me të drejtë pyesim:
A ekziston njeri më i madh se ai?“[9]
Leon Nikolajeviq Tolstoi, shkrimtar i madh rus, në traktatin "Pejgamberi
urtiplotë Muhammed“, veç të tjerash, thotë:
“Nuk ka dyshim, se pejgamberi Muhammed, është njëri ndër
reformatorët më të mëdhenj të njerëzimit. Atij i takon lavdia më e madhe, që e
udhëzoi njerëzimin në dritën e vërtetë, në drejtësi dhe paqe. Ai pengoi
gjakderdhjen e të pafajshmëve dhe hapi rrugën e përparimit dhe prosperitetit.
Këtë vepër të madhe, nuk ka mundur ta bëjë askush tjetër, përveç atij njeriu, i
cili është i denjë për çdo respekt, admirim dhe konsideratë. Muhammedi a.s.,
është pejgamber i fesë islame. Ka lindur në Mekë, 571 vjet pas Isait a.s.
(Jezusit). Në rini, ruajti bagëtitë. Që në fillim, qenia e tij qe dhënë pas
meditimit për Krijuesin e Universit. Populli i tij qëndronte larg Zotit, duke
iu lutur një numri të madh idhujsh, ata kishin shkuar deri aty, sa që i
varrosnin të gjalla foshnjat femra. Muhammedi ngriti zërin kundër fesë së
baballarëve dhe idhujtarisë së stërgjyshërve. Ai ftoi popullin e vet që të
adhurojë vetëm Allahun, Zotin Një dhe të Vetëm. Udhëzoi në fenë e Zotit, ku
Atij nuk i përshkruhet Zot tjetër. All-llahu është i drejtë dhe i Mëshirshëm.
Njeriu është përgjegjës për jetën e vet. Kush punon sipas ligjit të Zotit,
jeton i lumtur në këtë botë dhe në botën tjetër, ndërsa kush i rebelohet Zotit,
atë e përcjellin probleme të rënda në të dy botërat. Çdo gjë është kalimtare.
Vetëm Allahu është i Përjetshëm, i Madh dhe Fisnik. Pa besimin tek Allahu, pa
vepruar sipas urdhrave të Tij, dhe pa u larguar nga mëkatet që i ka ndaluar Ai,
është e pamundur, që në këtë botë të kalohet jetë e mirëfilltë. Allahu i
Madhëruar, ka urdhëruar, që njerëzit ta adhurojnë Atë dhe t’i binden të
Dërguarit të Tij dhe ndërmjet tyre të zotërojë dashuria.
Adhurimi ndaj Allahut, manifestohet nëpërmjet namazit,
kurse dashuria ndaj njëri-tjetrit, arrihet përmes shoqërimit reciprok, duke e
ndihmuar njëri tjetrin në të mirë dhe gjatë vështirësive. Të mposhturit e
pasioneve të dobëta dhe shmangia nga pijet dehëse, janë kushte të detyruara për
çdo besimtar musliman. Gjithashtu, lufta kundër skllavërimit ndaj botës
materiale, të punuarit, të përpjekurit dhe të qenit i durueshëm në fatkeqësitë
e jetës, janë prej kushteve të besimit. Allahu dhe i Dërguari i Tij duhet të
jenë për muslimanët më të dashur se vetvetja, fëmijët dhe pasuria. Muhammedi
a.s. nuk ka thënë se ai është pejgamber i vetëm, por ka besuar edhe në shpalljen  profetike të Musait (Mojsiut) dhe Isait
(Jezusit). Ai ka theksuar (ajetin kur’anor): “Në
fe nuk ka dhunë, rruga e drejtë është sqaruar nga rruga e shtrembër.“(El
Bakarah: 256)
Në fillim të profetësisë, Muhammedi a.s., i përballoi të
gjitha sprovat, dhe qe i durueshëm dhe këmbëngulës në përhapjen e Amanetit të
dhënë."[10]
Volteri, mendimi i
Volterit, mbi Muhammedin a.s., i cili më parë, në veprën poetike, shfaqet
i  mjegullt në paragjykimet e  tij, më pas evoluon, në dy kaptinat e veprës
së tij historike, në kaptinën e VI “Mbi Arabët dhe Muhammedin“ dhe kaptinën e
VII “Mbi Kur’anin dhe ligjin musliman“. Volteri, nga paragjykimet që kishte,
evuloi gradualisht mendimin e tij mbi Muhammedin a.s.
“Nipi i Abdul Mutalibit, Muhammedi a.s., i cili më vonë
do t’ia ndërrojë pamjen pjesës më të bukur dhe më të madhe të botës, që në
moshën 40 vjeçare, barti shpatën në luftë përgjatë kufirit sirian. Ishte i
ditur dhe modest, poet, astronom, reformoi kalendarin e arabëve, qe ligjvënës
dhe mjek. Në një periudhë prej tre shekujsh, gjenialiteti i popullit arab, të
cilin e vuri në lëvizje Muhammedi a.s. bëri përparim mahnitës. Gjithë këtë e
bëri nga vetvetja. Sikur të mos ishte Charles Martela, Franca do të bëhej
krahinë muslimane. Sundimtari musliman, Harun Reshid, e rigjallëroi dijen,
ndërkaq bashkëkohësi i tij, Karli i Madh, i mbyti, në mënyrë mizore, 4600
saksonë të robëruar, në bregun e lumit Aller. Qysh në shek. e dytë sipas
Hixhretit, arabët bëhen mësuesit e Evropës në dije dhe arte, kurse të
krishterët mësonin në perëndim, tek muslimanët.“[11]
Napoleon Bonaparti, thotë:
“Musai (Mojsiu), ia ka shpallur fenë e Zotit, popullit të
vet, Isai (Jezusi) botës romake, kurse Muhammedi a.s., tërë botës. Arabia ishte
vend pagan. Gjashtë shekuj pas Isait, Muhammedi e njohu botën me besimin në Një
Zot të Vetëm, që është Zoti i Ibrahimit, i Musait dhe i Isait.
Arianët dhe sektarët e tjerë, e çoroditën botën me
diskutime për trinitetin: Atin, birin dhe shpirtin e shenjtë. Ndërkaq,
Muhammedi, shpalli se Zoti është Një, kurse triniteti imponon idenë e
idhujtarisë.“[12]
Princi Otto Von Bismark, politikan dhe burrë i madh shteti, themeluesi i
Gjermanisë, i cili njihet në popull si “Udhëheqësi i Hekurt“, thotë:
“Muhammedi a.s. është personaliteti i jashtëzakonshëm. Jo
rastësisht, Zoti nuk nxori ndonjë tjetër në skenën e ngjarjeve botërore.
Muhammed, më vjen keq që s`isha bashkëkohësi yt. Ky libër, mësues dhe përhapës
i të cilit je ti, s`është libri yt. Ai është libër Hyjnor. Të mohosh burimin e
tij është aq qesharake, sa edhe të pretendosh pasaktësinë e shkencave ekzakte.
Prandaj njerëzimi, vetëm një herë, ka parë një figurë të tillë unikale, siç
ishe ti dhe më s`do të ketë rastin të shohë (të ngjashëm).
Unë, me respektin më të madh, përulem, para paraqitjes
tënde të madhërishme.“[13]
Mahatma Gandi, në “Young India“ të botuar në “The Light“, Lahore, 16
shtator, 1924, thotë:
“Kam dëshiruar të njoh sa më mirë jetën e njeriut, që
sot, padyshim, ka ndikim të padiskutueshëm në miliona zemra njerëzore. Jam
bindur, më shumë se asnjëherë më parë, se s’është shpata ajo që ia siguroi
Islamit vendin në botë. Jo s’është shpata, por modestia e plotë, thjeshtësia e
Pejgamberit, të qenurit rigoroz ndaj obligimeve, respekti i tij i thellë ndaj
prindërve dhe miqve, guximi dhe trimëria, besimi i tij i patundur tek Zoti dhe
bindja e paluhatshme në pejgamberinë e tij.
Pikërisht këto, dhe jo shpata, përvetësuan njerëzit dhe
iu dhanë fuqi atyre që të kapërcenin çdo vështirësi. Kur përfundova së lexuari
pjesën e dytë të biografisë së tij, më erdhi keq që s’kisha të lexoja edhe më
shumë për atë jetë  të madhe.“ [14]
J.
Lal Nehro, politikan nga India, ka qenë
kryetar i partisë kongresiste të Indisë. Ka pasur vend me rëndësi në ministrinë
e Indisë. Ka lindur më 1889 dhe është takuar edhe me Gandin.
“Mbase kanë përjetuar satisfaksion, ata perandorë dhe
udhëheqës, nga ai njeri (Muhammedi a.s.), i cili, përmes mesazheve, i ftonte
ata që t’i bindeshin. Dërgimi i mesazheve, tregon bindjen e paluhatshme të
Muhammedit a.s., në misionin dhe vetveten e tij. Me një bindje dhe besim të
tillë, ai ia parapërgatit Ummetit shkaqet e fuqisë, madhërisë dhe mirësisë. I
bëri ata, nga banorë të shkretëtirës, në prijës, të cilët e çliruan gjysmën e
botës. Muhammedi a.s. vdiq pasi i bashkoi fiset arabe, të armiqësuara mes vete,
duke i bërë ata një bashkësi unike dhe kompakte.“[15]
Thomas W Arnold, orientalist dhe historian i njohur anglez, në librin e
tij mjaft të çmuar “Historia e Përhapjes së Islamit”, thotë:
“Është e vërtetë se Muhammedi a.s. ka qenë entuziast dhe
ka poseduar dashuri dhe flakërim të zjarrtë fetar. Ai, këtë kualitet të
shkëlqyeshëm, e ka përcjellë tek shumë ithtarë të vet…
Nuk bën të hiqet nga mendja se haxhi është lidhja e
Muhammedit a.s. me Ibrahimin, besimin e të cilit ky misionar e rimëkëmbi. Nuk
ka mendjemprehtësi më gjeniale të ndonjë gjeniu fetar, që të ketë mundur të
mendojë mjetin më të qëlluar për impresionimin e shpirtit të besimtarëve dhe
t’i japë domethënie kaq të lartë jetesës dhe vëllazërisë së përbashkët, se sa
lidhjet me anë të kësaj feje”.[16]
Edward Gibon, historian gjenial, në veprën e njohur “Historia dhe
rënia e Perandorisë Romake“, veç të tjerash, shprehet kështu:
“Muhammedi a.s. kishte memorie të shkëlqyeshme, sjellje
humane, gjykim të drejtë dhe qëndrim të vendosur. Ishte i guximshëm në ide dhe
aksione. Shpallja e parë, të cilën e pranoi nga Zoti, la vulë të thellë tek ai
deri në fund të jetës.“[17]
Simon Ocklay dheEdvard Gibon, në
“Historia e Perandorisë Saraçene“ Londër 1870, f. 54, shkruajnë:
“Admirimin tonë e meriton besimi i përhershëm i
Pejgamberit a.s., si para ashtu edhe pas fitores. Deri më sot, pas gjithë atyre
shekujve zhvillimi e përparimi, ideja mbi Zotin Një, nuk ka mundur të errësohet
me kurrfarë idhujsh dhe as jeta e tij e virtytshme nuk është vënë në dyshim, e
përmbajtja e asaj jete është: Besimi në Zot dhe sjellja etike.
Sa të padrejta janë vlerësimet e Perëndimit, ndaj
Muhammedit a.s., i cili vetë, në atë kohë, në shkretëtirën e largët, insistonte
në ato parime, duke përfshirë edhe objektivitetin dhe përpjekjen për dije.“[18]
Ata
gjithashtu thonë:
“Ne besojmë tek Një Zot dhe
Muhammedi, i dërguari i Ti, është shfaqja e thjeshtë dhe e pandryshueshme e
Islamit.“[19]
John Davenport, dijetar i madh, në veprën “Apologjia për Muhammedin dhe
Kur’anin“, thotë:
“Muhammedi a.s. ishte dinjitoz me të mëdhenjtë, kurse
modest me të vegjlit, duke shkaktuar mahnitjen e të dy palëve. Edhe pse i
pashkolluar, ai ndikonte tek njerëzit, sikurse mësuesi tek fëmijët. Asnjëherë
nuk dëshironte të ngrihej mbi të tjerët. Vazhdimisht e përsëriste barazinë në
mes njerëzve si krijesa të Allahut dhe e ndante kafshatën me ish-skllevërit.“[20]
Washington Irving, në edicionin “Muhammedi dhe trashëgimtarët e tij“, për
të dërguarin e Zotit thekson:
“Muhammedi a.s. zotëronte cilësitë më të larta
intelektuale, kishte imagjinatë të gjallë dhe një kujtesë të jashtëzakonshme.
Ai nuk bënte kurrë dallim ndërmjet njerëzve, prandaj edhe njerëzit e thjeshtë e
donin pamasë. Në çastet e triumfit më të madh, pas ngadhënjimit të tij, ndaj
armiqve, atë nuk e kaploi mendjemadhësia. Asnjëherë, nuk lejonte, që p.sh.
gjatë hyrjes së tij në dhomë, t`i bëhej ndonjë respekt i veçantë. Njerëzit i
vlerësonte dhe çmonte vetëm, sipas thellësisë së besimit, manifestimit të tij
në praktikë dhe kryerjes së veprave të mira.“[21]
“Edhe pse ishte serioz dhe dinjitoz, ai nganjëherë bënte
shaka dhe ishte i qeshur dhe plot humor. Thuhet se ka pasur buzëqeshje që të
magjepste. Fytyra e tij ishte pak më e kuqe, siç janë zakonisht fytyrat e
arabëve të tjerë. Ndërkaq, në momentet kur ishte i entuziazmuar, fytyra e tij
merrte një shkëlqim të çuditshëm, që nxënësit e tij e shpjegonin si shkëlqim të
mbinatyrshëm të Pejgamberit të Zotit...
Ishte modest në mënyrën e jetesës, i matur në ngrënie dhe
ithtar i rreptë i agjërimit.“[22]
Ndërkaq në
veprën “Biografia e Muhammedit, f. 72“, ai shkruan:
“Muhammedi a.s. ishte vula e lajmëtarëve dhe më i madhi i
të dërguarve, të cilët Allahu i dërgoi që të ftonin njerëzimin që ta adhuronin
vetëm Atë.“
“Sjelljet e Pejgamberit a.s., në Mekë, dëshmojnë se ai
ishte lajmëtar, i dërguar, e jo udhëheqës fitimtar. Ai u tregua i mëshirshëm
dhe tolerant ndaj bashkëqytetarëve, edhe pse tanimë posedonte fuqinë. Mirëpo,
ai triumfin dhe fitoren e tij e kurorëzoi me mëshirë dhe falje.“ (po aty, f. 233.)
“Profeti, gjatë përhapjes së Islamit, pësoi shumë tortura
dhe sakrifikoi shumë. Madje, shumë dyshuan në vërtetësinë e thirrjes së tij.
Kaluan disa vjet, duke mos pasur sukses të madh.“  (po aty, f. 95,
96.)
“Gjatë predikimit
të Shpalljes, iu ekspozua nënçmimit, sulmeve dhe torturave, sa që u detyrua të
braktisë vendlindjen dhe të mërgojë në një vend tjetër. Atje, braktisi
kënaqësitë e jetës dhe përpjekjen për t’u pasuruar, për hir të përhapjes së
besimit.“ (po aty, f. 300.)
“Fitoret ushtarake, nuk nxitën mendjemadhësi dhe
kryeneçësi tek Pejgamberi a.s.. Ai luftoi për hir të Islamit, e jo për interes
vetjak. Madje, edhe në kulmin e famës, Pejgamberi a.s. ruajti thjeshtësinë dhe
modestinë. Ai kishte për qëllim që të formonte një shtet madhështor, e ai ishte
Shteti Islam. Qeverisi me drejtësi dhe asnjëherë nuk u mundua që sundimin ta
bënte trashëgim për familjen e tij.“ (po aty,
f. 302, 303.)[23]
James A. Michener, thotë:
“Muhammedi a.s. qe njeri i inspiruar, që shpalli Islamin.
Lindi në vitin 570 të erës sonë, në një fis arab, që adhuronte idhujt. I lindur
jetim, gjithnjë qe i ndjeshëm, veçanërisht ndaj të varfërve, të skamurve, të
vejave, jetimëve, skllevërve dhe të përbuzurve...
Në moshën dyzetvjeçare, ai kishte siguruar një mënyrë të
shkëlqyer jetese: grua të dashur, fëmijë të mirë dhe pasuri. Më pas, përmes një
rrjedhojë ngjarjesh dramatike e tronditëse, përmes engjëllit Xhibril, ai filloi
të pranojë shpalljen e fjalëve te Zotit... Propagandimi i Muhammedit, shkaktoi
hidhërimin e arabëve të pasur, të cilët adhuronin idhujt, prandaj ai, së bashku
me ithtarët e vet, u dëbua nga vendlindja e tij, Mekka. Në Medinë, ai u bë
udhëheqësi i saj, madje edhe sipas pohimeve të armiqve të tij, ai, këtë qytet,
e qeverisi me plotë urti. Para mbarimit të jetës, i ofrohet mundësia që të
bëhet sundimtar, ose i shenjtë, por e refuzon edhe të parën edhe të dytën, duke
insistuar në atë se, ai është vetëm njeri i rëndomtë, detyra e të cilit është
që t`ia komunikojë botës shpalljen e Zotit.“[24]
“Me vënien në jetë të Kur’anit, me personalitetin dhe
shembullin e tij të jashtëzakonshëm, ai e ka revolucionarizuar Arabinë, e më
pas tërë Lindjen, dhe duke shkatërruar idhujt e Qabes, ai vendosi besimin në
Një Zot.“[25]
James H. Hart dhe James A. Michener, thonë:
“Në çdo gjë, Muhammmedi a.s., qe thellësisht racional.
Kur i vdiq i biri i i tij i dashur, Ibrahimi, pasoi zënia e diellit dhe populli
filloi të flasë, se me këtë, Zoti po shpreh pikëllim. Sapo e dëgjoi këtë,
Muhammedi a.s., tha: ’Zënia e Diellit (dhe Hënës) është fenomen natyror. Ajo
nuk ka të bëjë me lindjen ose vdekjen e ndonjë njeriu.’
Kur ndërroi jetë Muhammedi a.s., u tentua që ai të
ngrihej në shkallën e hyjnive, por njeriu, që do të bëhej pasardhës i tij
administrativ (Ebu Bekër es- Sidiku), e shmangi këtë tendencë, në njërin nga
fjalimet më madhështore në historinë e religjionit, duke thënë:
"Nëse mes jush, ka nga ata që e adhurojnë Muhammedin
a.s., le ta dinë se ai ka vdekur. Ndërsa ata që e adhurojnë Allahun, duhet ta
dinë se Ai jeton gjithmonë (dhe nuk vdes kurrë).”[26]
Michael H. Hart, në “The 100: A Ranking of the Mos Influential Persons
in Histori“, New York, Hart Publishing Company, Inc. 1988, f. 33, thotë:
“Vënia e Muhammedit a.s. në krye të listës së
personaliteteve më influencuese në botë, mbase mund t’i befasojë disa lexues, e
të tjerët t’i bëjë të pyesin për një rangim të tillë, por ai ishte njeriu i
vetëm në histori, i cili ishte bindshëm më i suksesshmi, si në aspektin fetar,
ashtu edhe në atë profan.“[27]
Martin Lings, në librin “Muhammedi: jeta e tij bazuar mbi burimet më
të hershme“, Londër, G. Allen Uniwin Ltd. 1983, f. 276, thotë:
“Pejgamberi a.s. dhe familja e tij jetonin një jetë plotë
kursime. Aisheja tregon se përpara marrjes së Hajberit, ajo nuk kishte ngrënë
kurrë hurma aq sa të ngopej. E tillë ishte varfëria e këtyre njerëzve, sa që
gratë e Pejgamberit nuk i kërkuan kurrë atij ndonjë gjë, përveç atyre gjërave
më të nevojshme për jetën.”[28]
Disa
pyetje që i bënë idhujtarët Pejgamberit a.s. kishin të bënin me ndodhi të
padëgjuara në Hixhaz, dhe u zgjodhën për të parë dhe për të provuar, nëse
profeti i Zotit zotëronte ndonjë burim diturie, mbi gjërat e fshehta e të
papara. Të Dërguarit a.s. iu desh të pres një kohë të gjatë, derisa i erdhi lajmi
nga Zoti, ndërsa idhujtarët nisën të tallen dhe fjalët e tyre e mërzitën dhe e
trishtuan shumë, pasi ndihma nuk erdhi ashtu si ai priste. Në lidhje me këtë,
në veprën e përmendur, f. 77, thotë:
“Vonesa e Përgjigjes Hyjnore, ndonëse e dhimbshme për të
Dërguarin e Zotit dhe pasuesit e tij, ishte me të vërtetë një forcë e madhe për
të. Armiqtë e tij e mohuan domethënien e kësaj vonese, por për ata Kurejshë që
ishin akoma të pavendosur, ky fakt, ishte një pohim i qartë i asaj se, Fjala e
Shenjtë i vinte Muhammedit a.s. nga Qielli dhe se ai nuk kishte gisht, e as nuk
mund ta kontrollonte atë. Është e kuptueshme se po të ishte se Muhammedi a.s.,
do t’i kishte trilluar të gjitha ato çfarë kishte thënë më parë, nuk do të
ishte vonuar kaq gjatë për këtë trillim të ri, veçanërisht në një çast të tillë
kur rreziku qe mjaft i madh.”[29]
Stanley Lane Pole, historian i njohur, në veprën “Fjalimi dhe kuvendimi i
Muhammedit“, shkruan:
“Muhammedi a.s. ishte entuziast, në kuptimin më fisnik.
Tregohej aq i lumtur dhe i kënaqur, sa që ai disponim përcillej edhe tek të
tjerët. Rolin e tij si Pejgamber i Zotit, e ka kryer në mënyrë dinjitoze, me
urtësi dhe me tolerancë të madhe.“[30]
“Dita e triumfit më të madh të Muhammedit a.s. ndaj
armiqve të vet, ishte, në të njëjtën kohë, edhe dita e fitores më të madhe të
tij ndaj vetvetes. Ai, me zemërgjerësi, ia fali kurejshitëve vitet e urrejtjes
dhe mërive, dhe shpalli amnisti për të gjithë banorët e Mekkës. Ushtria e
zbatoi urdhrin, dhe hyri në Mekkë, në mënyrë paqësore. Nuk u plaçkit asnjë
shtëpi dhe nuk u shqetësua asnjë njeri. Vetëm një gjë, iu nënshtrua zhdukjes.
Duke hyrë në Qabe, Muhammedi a.s. qëndroi para 360 idhujve dhe duke treguar, me
shkopin e vet, tha (ajetin kur’anor) :
’Erdhi e Vërteta dhe u
zhduk e pavërteta.’  Me këto fjalë, shokët e tij i
përmbysën idhujt dhe shkatërruan njëherë e përgjithmonë zotat e Mekkës dhe të
rrethinës së saj. Kështu, u kthye Muhammedi a.s. në vendlindjen e tij.
Në të gjitha analet botërore, nuk ekziston ndonjë hyrje
triumfale, që mund të krahasohet me këtë.“ [31]
“Ai ka qëndruar guximshëm, edhe pse me vite, ishte i
vetmuar dhe i urrejtur nga bashkëfistarët e tij idhujtarë. Ai, asnjëherë, nuk e
ka tërhequr i pari dorën gjatë përqafimit. Ishte i dashur me fëmijët dhe kurrë
nuk kalonte, madje, as pranë grupit më të vogël pa buzëqeshjen e syve të tij të
mrekullueshme dhe pa fjalët e dashura për ta... Ka qenë nga ata pak njerëz të
fatshëm, për të cilët, kënaqësia më e madhe ishte që njerëzit t’i bashkohen të
Vërtetës së Madhe. Ai ka qenë Pejgamber i Zotit dhe, kurrë që nga fillimi, e
deri në fund të jetës së tij, nuk ka harruar se kush ishte dhe as porosinë, e
cila ishte thelbi i misionit të tij. Ai porosinë, ia përcolli njerëzve me
dinjitet të lartë, gjë që rezultonte nga vetëdija mbi misionin e tij të
madh...“[32]
Majori A. G. Leonard, në “Islam, Her moral and spiritual value“, f. 20, 21,
shkruan:
“Lexuesi duhet ta kuptojë menjëherë, se Muhammedi a.s.,
nuk ka pasur një frymëzim shpirtëror të zakonshëm, nuk ishte një prijës i
thjeshtë, apo për më tepër një endacak, por ai ka qenë një nga mendimtarët më
të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe epokave. Ishte njeri me qëllime të
sinqerta dhe serioze, ishte jo vetëm i madh, por më i madhi ndër më të
mëdhenjtë. Ishte njeri që njerëzimi nuk e kishte njohur kurrë më parë. Qe
madhështor, jo vetëm si Pejgamber, por edhe si trim dhe burrë shteti. Qe
frymëzuesi shpirtëror, që krijoi popullin më të madh, shtetin më të madh dhe
për më tepër edhe fenë më të madhe. Ai ishte modest me njerëzit dhe tepër i
përulur e i përkushtuar ndaj Zotit. Lexuesi duhet ta kuptojë se Islami ka
domethënie të thellë dhe synon t’i nxjerrë, ithtarët e vet, nga terri i
errësirës njerëzore, drejt sferave më të larta të Dritës të së Vërtetës.“[33]
G. W. Leitner, në "Mohamedanism", Lahore, 1893, f. 4. thotë:
“Muhammedi a.s. kurrë s’ka deklaruar për veten, se është
i pagabueshëm. Në një çast, gjatë zbritjes së Shpalljes, ai u qortua
rreptësishtë, sepse në kohën kur ishte duke folur me disa njerëz nga paria e
Mekkës, ia ktheu shpinën dhe nuk iu përgjigj një të verbëri.
Megjithatë, Muhammedi a.s. e komunikoi këtë shpallje, gjë
që me siguri s’do ta bënte, sikur të ishte mashtrues, ashtu sikurse e
konsiderojnë disa të paditur, në mesin e të krishterëve.“[34]
Edward Montet, profesor i Universitetit të Gjenevës, shpreh mahnitjen
e tij ndaj Islamit, shpjegon dispozitat e tij, lavdëron Kur’anin dhe thotë se
Muhammedi a.s., me reformat e tij, i ka bërë shërbim të pakufishëm njerëzimit,
prandaj, meriton të numërohet, ndër mirëbërësit dhe reformatorët më të mëdhenj
të njerëzimit. Në veprën e tij “Muhammedi dhe Kur’ani“, për Muhammedin a.s.,
veç të tjerash, thotë:
“Muhammedi a.s. kishte karakter fisnik, sjellje të
jashtëzakonshme, fjalë bindëse, të drejta dhe tërheqëse.“[35]
Rene Crouset, në veprën e tij “Civilizimi i Orientit“, shkruan:
“Muhammedi a.s. kur filloi të komunikoi Islamin, ishte i
ri dhe fisnik, i mbushur me fuqi për gjykim të drejtë. Ai qëndroi lart
mjedisit, në të cilin jetoi. Në kohën kur i ftoi arabët, që të besojnë Një Zot,
ata ishin zhytur në idhujtari. Ai kishte vendosur që, njerëzit t`i largonte nga
idhujtaria, drejt monoteizmit të pastër.“[36]
John Austin, në “Muhammed the Prophet of All-llah“, në T.P. and Classels Wekly të 24
Shtatorit 1927, thotë:
“Për më pak se një vit, Muhammedi a.s., u bë udhëheqës i
vërtetë shpirtëror, prijës dhe sundimtar i Medinës. Pa përdorur aspak forcën,
ia arriti shumë shpejt të tronditë mbarë botën.“[37]
E. Laris, historian i njohur françez, thotë:
“Muhammedi a.s. qysh nga fëmijëria është dalluar për
sinqeritet, sa që është quajtur: i drejti, i besueshmi .“[38]
Huston Smith, në “The Religions of Man“, Mentor Books, f. 203, thotë:
“Ishte i sinqertë dhe i dashur për njerëzit e vet, njeri
bujar dhe i dhembshur. Gjithnjë ka ndier dhembje ndaj vuajtjeve njerëzore dhe
tregohej i gatshëm t’u ndihmonte të tjerëve, e veçanërisht të varfërve dhe të
paaftëve. Për shkak të ndjenjës së tij të ndershmërisë, obligimit dhe të
besimit, fitoi tituj të lartë si ’i drejti’dhe ’i
besueshmi.’
Idhujtarët, të etur vazhdimisht për çudira, kanë kërkuar
prej tij shenja dhe dëshmi nëpërmjet çudive, si dëshmi të pejgamberisë së tij.
Ai këtë e ka refuzuar. Ai vazhdimisht deklaronte (ajetin kur’anor): ’Zoti nuk më dërgoi të bëj çudira, por t`i mësoj të tjerët. I lartësuar
qoftë Krijuesi im. Unë nuk jam, asgjë më tepër, veçse njeri i dërguar si
pejgamber.’
Prej fillimit, deri në fund, ai refuzoi çdo përpjekje të
glorifikimit të personalitetit të tij, duke thënë (fjalët kur’anore): ’Nuk ju
them se thesaret e Allahut janë në duart e mia, apo se i di sekretet e
fshehura, ose se jam engjëll... Unë jam vetëm pejgamber i shenjave të Zotit, të
cilat i kërkoni.’ Këto s’janë fjalët e Muhammedit, por fjalët e bartësit të
porosisë së Allahut, drejtuar njerëzve.
Mjafton vetëm të vëzhgosh me vëmendje trupat qiellorë, të
cilët lëvizin pandërprerë nëpër gjithësi, rendin e përkryer të universit, shiun
që bie për ta gjallëruar tokën, palmat që janë përkulur nga frytet e tyre,
anijet që lundrojnë nëpër dete, duke u shërbyer njerëzve, - të gjitha këto,
janë mrekulli për ata që i vështrojnë. A mundet që këto, të jenë krijuar nga
një zot prej guri? Sa i pakuptimtë është kërkimi i shenjave, kur tërë bota
është shenjë. Në kohën e besëtytnisë, Muhammedi a.s., propagandoi studimin e
përkryeshmërisë së universit, gjë që e ngriti diturinë islame kundrejt diturisë
së krishterë.“[39]
Jules Meserman, në fragmentin “Ku janë prijësit“, botuar në revistën
Time, më 15 Korrik, 1974. thotë:
“Mbase, prijësi më i madh i të gjithë kohëve është
Muhammedi a.s“
Edhe pse
hebre, Jules Mesermen, profetin e vet, Moisiun (Musain a.s.) e radhit pas
Muhammedit a.s., kurse Jezusin ( Isain a.s.) dhe Budën i vendos shumë më pas.[40]
Lafajet, filozof dhe njëri prej atyre që e patën përgatitur bazën ideore të
revolucionit të madh francez të vitit 1789, ka shqyrtuar të gjitha sistemet
juridike para se të botohet ‘Deklarata e të Drejtave të Njeriut’ dhe duke parë
epërsinë e të drejtës islame, ka thënë kështu:
“O Muhammed! Nivelin e arritur prej teje në zbatimin e
drejtësisë, askush tjetër s’e arriti më!…”[41]
Dr. Laura
Veccia Vaglieri, orientaliste e njohur italiane,
shkruan:
“Pejgamberi arab, i frymëzuar dhe i lidhur fortë me
Krijuesin e vet, u ka predikuar monoteizmin me të pastër adhuruesve të
fetishizmit, ithtarëve të Krishterizmit, dhe Judaizmit të degjeneruar. Ai doli
në konflikt të hapur me tendencat e atëhershme të prapambetura të njerëzve, që
shpinin në politeizëm. Në predikimet e tij, për t’i bindur njerëzit me besimin
në Një Zot të vetëm, ai nuk shfrytëzoi fenomene të ndryshme natyrore, për të
mashtruar njerëzit, duke i quajtur ato si mrekulli të tij. Ai nuk i detyroi
kurrë njerëzit që të pranojnë verbërisht thirrjen e tij, duke i frikësuar ata
me kërcënime qiellore, gjë që do të rrezikonte mjaft aftësinë e tyre për të
menduar e gjykuar objektivisht.
Ai i ka ftuar njerëzit me dashamirësi, jo që të braktisin
bindjet e tyre, por, të meditojnë mbi universin dhe ligjet e tij. Bindja e tij,
e palëkundur, në Një Zot, në Një të Vetëm dhe të Domosdoshëm, bënte që ai,
vazhdimisht, t’u ofronte njerëzve të lexonin librin e jetës...“[42]
R. Dozy, orientalist i famshëm, në “Essai sur l`historie de l`islamisme“,1879, f.
31, thotë:
“Mashtruesi nuk është në gjendje të formojë një
religjion, të cilin e kanë pranuar miliona njerëz dhe i cili është shndërruar
në fe universale. Pa bindje të fortë dhe të thellë, Muhammedi  a.s., kurrë, s’do t`ia dilte t’i bënte ballë
tmerreve dhe rreziqeve për më shumë se dhjetë vjet.“[43]
R. Bosworth Smith, në librin e tij “Jeta e Muhammedit“, thotë:
“Muhammedi a.s., ishte, në të njëjtën kohë, udhëheqës
fetar dhe profan... por pa pretendime për të sunduar, pa pallate, pa ushtri, pa
gardë personale dhe pa të ardhura të caktuara. Nëse mund të thuhet për dikë, se
ka sunduar në saje të besueshmërisë dhe fesë, ky do të ishte Muhammedi a.s. Ai
posedonte autoritetin më të lartë, duke mos shfrytëzuar për këtë qëllim mjetet
e dhunshme, duke qëndruar jashtë etiketimeve dhe ceremonive oborrtare, në sajë
të personalitetit të tij të shkëlqyer.“[44]
“Ai ishte njeri i pashkolluar, mezi dinte të lexonte dhe
të shkruante, por ka shkruar Librin, që është poezi, ligj, lutje dhe shkrim i
shenjtë, të gjitha së bashku.“[45]
Henri De Kastro
“Është vërtetuar se, Muhammedi a.s., nuk ka lexuar ndonjë
libër të shenjtë dhe nuk i është referuar ndonjë doktrine fetare, para tij. E
dimë se, Muhammedi a.s., ka ndier lodhje të shumta dhe ka përjetuar mundime të
mëdha shpirtërore, para se të njoftonte për pranimin e shpalljes. Allahu e
krijoi me natyrë të tillë, i cili iu përkushtua plotësisht fesë. Atij iu desh
të veçohej nga njerëzit, duke iu shmangur adhurimit të idhujve dhe besimit në
shumë zota, të cilin e kishin shpikur të krishterët. Urrejtja ndaj këtyre të
dyjave, i ishte ngulitur thellë në zemër. Këto dy doktrina, ishin sikurse
gjilpëra në trupin e tij.
Ky njeri, i cili kishte arritur të dyzetat, kulmin e
mençurisë, kërkonte nga lindorët, që karakterizoheshin për arsye të mprehtë dhe
imagjinatë të gjallë, dhe me fuqi të lartë të të kuptuarit, që të përsërisnin,
pa ndërprerë, fjalët: “Allahu është Një“, “Allahu
është Një“.
Këto fjalë, i përsërisnin të gjithë muslimanët pas tij. Ndërkaq, ne të
krishterëve na mundon përmbajtja e tyre, për shkak të largimit tonë, nga ideja
e monoteizmit...
Në periudhën e parë (në Mekkë), nuk mund t’ia mohojmë, Muhammedit
a.s., bindjen e plotë dhe sinqeritetin e besimit. Nuk i ishte luhatur besimi në
zemër, madje as për një grimcë, edhe gjatë periudhës së dytë (në Medine).
Nuk qe i dhënë pas stolive të kësaj bote dhe nuk ishte
koprac. Ishte i përmbajtur dhe derisa u largua nga kjo botë, asnjëherë nuk u
ngop me bukë elbi. Iu shmang ambicieve të kota, megjithatë arriti dhe ia doli
të zërë vendin më të lartë, në vendet arabe. Por, ai nuk u dha pas
totalitarizmit. Nuk pati fron, ministri dhe as gardë.“[46]
Anie Besant, në “The Life and Teaching od Muhammed, Madras“, 1932, thotë:
“Çdo njeri, që e studion jetën, karakterin, nivelin e të
mësuarit dhe mënyrën e jetesës së përditshme të pejgamberit arab, Muhammedit
a.s., është e pamundur të ndiejë diçka tjetër, përveç admirimit të
jashtëzakonshëm ndaj tij, si njëri nga pejgamberët më të mëdhenj të
njerëzimit.“[47]
“Edhe pse me këto, që ju parashtroj, do të përmend shumë
gjëra, të cilat, për shumë njerëz, janë mëse të njohura, prapëseprapë, sa herë
që i rilexoj ato, më kaplon një ndiejnë e re admirimi dhe respekti, ndaj
mësuesit më të madh arab.“[48]
M. Watt
“Karakteri i Pejgamberit dhe qëndrimet e tij njerëzore,
madje edhe ndaj armikut, shprehin synimin e lartë të Shpalljes, me qëllim që
t’i integronte njerëzit në idetë e reja.
Pak kush, nga njerëzit e mëdhenj të historisë, është
vlerësuar aq gabimisht, në perëndim, sikurse Muhammedi a.s. Jemi të obliguar
t’i përmirësojmë këto shtrembërime, duke iu referuar karakterit virtuoz dhe të
lartë të jetës së Muhammedit a.s., dhe këmbëngulësisë në thirrjen, të cilën
Zoti ia besoi atij.“[49]
D. G. Hogart, në “Historia e Arabisë“, veç të tjerash thotë:
“Muhammedi a.s. është i vetmi, ndër njerëzit më të shquar
të njerëzimit, jeta e përditshme e të cilit është studiuar, është çmuar dhe
është marrë si shembull, duke u zbatuar në jetë edhe sot nga miliona njerëz.
Kjo gjë, nuk mund të thuhet për ithtarët e feve të tjera, të cilët, në jetën e
tyre të përditshme, nuk praktikojnë mënyrën e jetesës së themeluesit të fesë së
tyre.“[50]
E. Demerngem, orientalist francez, është njëri nga orientalistët më
objektivë, që ka shkruar për Muhammedin a.s. Ka shkruar veprën “Biografia e
Muhammedit“, “Muhammedi dhe Sunneti“, ka botuar një numër studimesh në disa
revista të njohura. Ai thotë:
“Mesihu a.s., në Kur’an, ka vend të ngritur. Lindja e tij
nuk ishte e zakonshme, si e njerëzve të tjerë. Ai ishte i dërguari i Allahut,
të cilit Zoti i foli me zë... Kur’ani e ka për qëllim Krishterimin e vërtetë
kur thotë: Isa a.s., është rezultat i fjalës, që Zoti ia përcolli Merjemes dhe
ai është njeri. Kur’ani e lufton doktrinën e atyre që besojnë Isain (Jezusin)
për Zot... Ai nuk e lufton Krishterimin e vërtetë. Prandaj, i krishteri, duhet
të jetë i kënaqur me sulmin, që Kur’ani i bën Trinitetit, i cili përbëhet nga
Hyji, Jezusi dhe Maria.
Muhammedi a.s. veten e konsideronte si instrument për
komunikimin e Shpalljes. Përpjekja e Muhammedit a.s., konsistonte në atë që të
jetë i besueshëm, dëgjues dhe regjistrues besnik dhe thënës i pagabueshëm, i
asaj që dëgjonte nga fuqia ndriçuese dhe zëri i heshtur i fjalës së amshuar në
formë të kësaj bote, i fjalës së Allahut, e cila është ajka e Librit. Fjala, të
cilën e ruajnë engjëjt fisnikë, në qiellin e shtatë. Çdo pejgamber, duhet të
ketë argument për mesazhin e tij. Secili, duhet të ketë mrekulli, me të cilën
sfidon të tjerët... Dhe Kur’ani është mrekullia e vetme e Muhammedit a.s. Stili
i tij, është i mrekullueshëm, fuqia e tij mahnitëse vazhdon edhe në ditët tona.
Ai e ngacmon lexuesin edhe nëse ai nuk është prej adhuruesve të devotshëm.
Muhammedi a.s., e sfidoi njerëzimin dhe xhindët,
nëpërmjet Kur’anit, duke kërkuar prej tyre që të sjellin një të ngjashëm me të.
Kjo sfidë, është dëshmia më bindëse, për besueshmërinë e mesazhit të Muhammedit
a.s.
S’ka dyshim, se çdo ajet kur’anor edhe nëse flet për
ndonjë ngjarje të caktuar të jetës, gjë të cilën e bënë me saktësi të plotë, në
vete, përmban nga mrekullia mendore atë, me çka e trazon shpirtin. S’ka dyshim,
se në ato ajete, ka diçka, ku duhet kërkuar fshehtësia e ndikimit dhe
madhështia e suksesit.
Muhammedi a.s., i cili është larg të qenit përpilues dhe
sajues i Kur’anit, nganjëherë, më kot, e priste zbritjen e Shpalljes dhe
mallëngjehej për të, pasi dëshironte që Engjëlli t`i vinte në mënyrë të pandërprerë.“[51]
Andrin Serve, orientalist francez, shprehet:
“Ky Pejgamber, flet për femrën me respekt dhe
konsideratë. Gjithnjë, bëri përpjekje për përmirësimin e pozitës dhe
personalitetit të saj, në shoqëri. Para ardhjes së tij, gruaja nuk gëzonte të
drejtën e trashëgimisë, ajo ishte objekt që trashëgohej nga të afërmit, sikur
të ishte skllave. Ndërkaq, Pejgamberi me ardhjen e tij, e ndërroi këtë bindje,
e emancipoi femrën dhe i dha të drejtën e trashëgimisë. Vërtet, Muhammedi a.s,.
bëri emancipimin e femrës dhe ai që dëshiron të thellohet në këtë fushë, le të
lexojë fjalimin e tij lamtumirës, në Mekë, ku porosit që të tregojmë mirëkuptim
dhe konsideratë ndaj femrës. Këtë, mund ta lexojmë edhe në thëniet, hadithet e
tij.“[52]
Eduard Perroy, studiues bashkëkohor francez, prof. në Universitetin e
Sorbonës, thotë:
“Erdhi Muhammedi, i biri i Abdullahut, Pejgamberi arab
dhe vula e pejgamberëve, i cili u solli sihariq, arabëve dhe mbarë njerëzimit,
një fe të re. I ftoi ata, që të besonin se, Allahu është Një dhe i Vetëm.
Sheriati (ligji isalm), nuk ndryshon nga besimi. Ligji islam, gëzon pushtet
hyjnor të obligueshëm dhe rregullon jo vetëm çështjet fetare, por edhe ato
shekullare. Ai i obligoi besimtarëve zekatin, xhihadin kundër politeistëve...
Muhammedi a.s., përhapi fenë e pastër... Kur ndërroi jetë, në vitin 632 të erës
sonë, ai e kishte përmbushur thirrjen e tij dhe kishte vendosur sistemin
shoqëror, i cili qëndronte shumë lart karshi sistemeve fisnore, në të cilat
jetonin arabët, para Islamit. Ai i miqësoi ata dhe arriti një unitet të fortë
mes tyre. Gadishulli arabik, arriti një njësim të fuqishëm fetar, që nuk e
kishte njohur asnjëherë më parë.“[53]
John India
“Modestia e Pejgamberit, dashuria ndaj së vërtetës,
devotshmëria e shokëve të tij, guximi, besimi i paluhatshëm në Një Zot, të
Vetëm, misioni që i ishte ngarkuar, ishin të gjitha këto virtyte dhe merita,
dhe jo shpata, që bënë të mundur që feja dhe qytetërimi të ecnin përpara, duke
mposhtur, çdo pengesë të kundërshtarëve të së Vërtetës.“[54]
Prof. Bevan
“Ajo që është shkruar, për Muhammedin a.s. dhe Islamin,
në Evropë, në të shumtën e rasteve, duhet të merret si kuriozitet letrar.
Të flasësh për Muhammedin a.s., si mashtrues dhe
përdorues të forcës, më shumë shkakton probleme, se sa i zgjidh ato. Në Perëndim,
asnjë figurë e madhe, gjatë gjithë historisë, nuk është vlerësuar me aq
tendenca dashakeqe, sikurse është vepruar me Muhammedin a.s.“[55]
W. Montogomery, në veprën "Mohammed at Mecca“, Oxford, 1953, f.
52, thotë:
“Gatishmëria e tij për të përjetuar persekutime për shkak
të besimit, karakteri i lartë, morali i njerëzve që i besonin dhe që e
konsideronin udhëheqës, si dhe madhështia e të arriturave të përnjëhershme,
dëshmojnë për personalitetin e tij të jashtëzakonshëm. Të konsideruarit e
Muhammedit a.s., si mashtrues, më shumë hap probleme, se sa i mbyll ato. Për më
tepër, që në Perëndim, asnjë personalitet i madh historik, nuk është ndriçuar
më zbehtë, se sa Muhammedi a.s.“[56]
Henri Servy
“Muhammedi a.s., nuk mbolli, në shpirtrat e arabëve,
vetëm parimin e Njësisë (monoteizmit), por solli edhe civilizimin dhe edukatën.
Muhammedi a.s. është personalitet historik i vërtetë.
Sikur të mos ishte i tillë, as që do të përhapej Islami. Ai nuk pushoi së
përsërituri, se është njeri sikurse të tjerët, të cilin e pret vdekja. Kërkonte
mëshirë dhe falje nga Allahu xh.sh. Para vdekjes, deshi ta pastrojë
ndërgjegjen, nga çdo njollë e mundshme, prandaj qëndroi në minber dhe iu
drejtua masës me këto fjalë: ’Muslimanë, nëse e kam qëlluar dikënd, ja ku është
shpina ime. Nëse dikujt i kam ndonjë borxh, pasuria ime është e tij.’ U ngrit
një njeri, duke thënë se, Pejgamberi i kishte borxh atij tre dërhem. Pejgamberi
a.s. i përgjigjet, duke thënë: Më mirë, njeriu të ndiejë turp, në këtë botë, se
në botën e ardhme. Menjëherë, ia pagoi borxhin.
Civilizimi i vërtetë mendor dhe intelektual, nuk u shfaq
dhe nuk u paraqit tek arabët, veçse me ardhjen e Muhammedit a.s.“[57]
Pater Hijacint, prift i njohur, thotë:
“Unë jam prift i krishterë dhe nxënës besnik i Jezusit,
por konsideroj, se nuk e përul Jezusin (Isain a.s.) kur them se Muhammedi a.s.,
është i dërguar i Zotit.
Vetëm nëpërmjet inspirimit nga Zoti, ai mundi të
themelojë një religjion të madh- Islamin, të cilit, sot, i besojnë miliona e
miliona njerëz edhe pas njëmijë (e më shumë) vjetësh, që nga shpallja e tij.“[58]
Dr. Stringas, autor i fjalorit anglisht-arabisht, botuar në Londër më
1884, thotë:
“Drejtësia e Muhammedit a.s., veprimet dhe vendosmëria e
tij për të gjetur të vërtetën, këmbëngulja e vazhdueshme për t’i komunikuar
urdhrat Hyjnorë, besimi i tij i paluhatshëm në çdo situatë, aftësia për t’i
bërë që të dëgjojnë të vërtetën e amshueshme edhe ata që nuk donin ta dëgjonin,
- të gjitha këto janë argumente bindëse dhe të pamohueshme, se ky Pejgamber,
sipas mendimit tim, është vula e pejgamberëve.“[59]
D. V. Bodly, gjeneral amerikan, thotë:
“Muhammedi a.s. e studioi botën dhe problemet e saj. Në
parimet e fesë, nuk la pas dore aspektin e kësaj bote. Bëri kompromis, në mes
të kërkesave të njerëzve në këtë botë dhe nevojave të fesë së tyre.
Ai nuk ra në gabimet e atyre, të cilët u përpoqën t’i
shpëtojnë njerëzit në mënyrë joadekuate. Ai e përshkoi jetën me një karvan
udhëtarësh, i cili është nën mbikëqyrjen e Allahut, qëllimi final i të cilit
është Xheneti.“[60]
Selwyn Gurney, sipas M. D. dhe Doroty “Short readings from World
religions“, Londër 1951, thotë:
“Muhammedi a.s. ka shpallur fenë, të cilën e pasojnë
miliona njerëz. Që nga fillimi, ndikimi i kësaj feje, vazhdimisht, është
gjithnjë në rritje. Tiranët, që i besojnë vetëm forcës dhe mbështeten vetëm tek
ajo, s’janë në gjendje të ndikojnë në gjeneratat e mëvonshme, ndikimi i tyre,
ndihet vetëm gjatë jetës së tyre. Ne, ndërkaq, pas vdekjes së Muhammedit a.s.,
shohim shembujt më të ndritshëm të fitoreve, që bota s’i ka parë kurrë më
parë.“[61]
Enciklopedia Angleze, volumi 12, shkruan:
“... Një shumë detajesh, nga burime të hershme, tregojnë
se ai ishte njeri i drejtë dhe i ndershëm, i cili pati fituar respektin dhe
besnikërinë e të tjerëve, që ishin njerëz të ndershëm dhe të drejtë.“[62]
Diven Çand Sharma, në “The Prophets of the East, Calcuta“, 1935, f. 122,
thotë:
“Muhammedi a.s. qe shpirt i dashamirësisë. Ndikimi i tij,
vazhdimisht, është ndier dhe kurrë nuk u harrua nga ata që e ndien afër.“[63]
A. C. Bouquet, në veprën “Fetë komparative“, thotë:
“Muhammedi a.s., ndonëse jetonte jashtëzakonisht thjesht,
nuk ishte asket. Nuk turpërohej të punonte çfarëdo pune, puritan në esencë,
refuzonte të barte ose të dëfrehej me ar dhe argjend.“[64]
Robert L. Gulick
“Muhammedi a.s., në të vërtetë, është një edukator, një
pemë udhëzimi për drejtimin e njerëzimit, drejt një lirie dhe lumturie më të
madhe.“[65]
Dr. M. H. Duran, nën influencën e një shkolle misionare bëhet i
krishterë. Kalon një kohë në kishën angleze. Nga viti 1939, deri më 1963 punon
si prift. Në vitin 1963, ashtu sikurse vjen pranvera, atij i erdhi e Vërteta,
Islami, dhe u bë musliman.
“Mund të them, me gjithë forcë, se s’ka asnjë musliman të
ri, i cili nuk ndien mirënjohje ndaj Muhammedit a.s., për dashurinë, ndihmën,
frymëzimin dhe udhëzimin që na ka dhuruar. Kjo, është një fuqi e mirë, që na ka
dërguar Allahu i Gjithëfuqishëm, si shenjë dashurie dhe mëshire ndaj nesh, në
mënyrë që ne të ndjekim rrugën e Tij.
Në fund fillova të studioj biografinë e Pejgamberit,
Muhammedit a.s., dhe u binda se një prej mëkateve më të mëdha, është të
tregohesh mospërfillës ndaj atij njeriu, të inspiruar nga Zoti, i cili, e
ngriti pushtetin e Zotit në mes një populli, i cili më parë kishte qenë në
luftë mes vete. Ai popull, nuk udhëhiqej nga ndonjë ligj, adhuronte idhujt,
bënte vepra të rënda. Ndërkaq, Pejgamberi a.s., ia ndryshoi të menduarit, jo
vetëm kaq, madje ia ndërroi traditat dhe moralin. Ai i mblodhi ata rreth një
flamuri, një ligji, feje, kulture, civilizimi dhe një qeverie. Ky popull, i
cili nuk kishte nxjerrë, gjatë historisë, asnjë njeri të madh, meritoi të
përmendet që prej shekujsh. Nën ndikimin dhe udhëzimin e Muhammedit a.s., ai
popull, nxori me mijëra e mijëra njerëz fisnikë, të cilët shkuan, deri në
skajet më të larta të botës, për t`i ftuar njerëzit në parimet dhe moralin
islam. I ftuan ata, që të pranojnë sistemin islam të jetës. Njerëzit pranuan
dhe mësuan çështjet e fesë së re.
Pejgamberi, u bëri ballë torturave të vazhdueshme, gjatë
13 vjetëve, në Mekë dhe 8 vjetëve, në Medinë. Ai, të gjitha këto, i duroi dhe
nuk u hamend nga qëndrimi i tij, as për një fije floku. Ishte i vendosur dhe
këmbëngulës, i pathyeshëm, në qëndrimet dhe qëllimet e tij. Populli i tij, i
ofroi sundimin dhe gjithë pasuritë e vendit, që të jenë nën këmbët e tij, vetëm
e vetëm që të tërhiqej nga thirrja e fesë së re dhe përhapjes së misionit të
vet. Por, ai i refuzoi gjithë këto oferta, dhe në vend të tyre zgjodhi më të
vështirën, për hir të misionit të besuar. Pse veproi kështu? Pse nuk pranoi
kurrsesi pasurinë, famën, pushtetin, madhështinë, rehatinë, komoditetin dhe
mirëqenien?
Njeriu, duhet të mendojë, doemos, përse Muhammedi a.s.,
veproi ashtu, nëse dëshiron të marrë përgjigjen e duhur, për këtë çështje.
A mundet njeriu të përfytyrojë një shembull të sakrificës
së jetës, dashurisë dhe mirësisë ndaj të tjerëve, më të lartë se ky shembull?!
Ne shohim këtu, një njeri, i cili flijon lumturinë e tij personale, për të
mirën e të tjerëve. Ndërkaq, populli, për përmirësimin e gjendjes së të cilit,
ai bën përpjekje maksimale, ngrihet dhe e gjuan me gurë, sillet keq me të, e
izolon dhe nuk i jep mundësinë për të kaluar një jetë të qetë, madje, as në
izolim. Përkundër gjithë kësaj, ky njeri, refuzon që të pushojë së punuari për
të mirën e tyre. A mundet që një mashtrues, njeri i pasinqertë, të tregojë një
këmbëngulje dhe vendosmëri të tillë, ndaj parimeve dhe besnikëri ndaj tyre,
deri në momentin e fundit, pa kurrfarë frike? Ai u nuk u tregua i dobët,
përballë rreziqeve dhe persekutimeve të ndryshme, të cilat s’mund të
imagjinohen. I gjithë vendi, u ngrit kundër tij dhe kapi shpatën, për ta
luftuar atë.
Vërtet, ky besim dhe kjo përpjekje e vazhdueshme,
këmbëngulësia dhe vendosmëria me të cilën e udhëhoqi Muhammedi a.s., luftën e
tij deri në fitoren përfundimtare, është argument i qartë i bindjes së tij të
plotë në thirrjen e tij. Sikur, të kishte në vete, madje, vetëm një fije
dyshimi ose të hamendej, kurrë s’do të arrinte të qëndronte përpara stuhisë, e
cila vazhdoi për njëzet (e tre) vjet. Pas kësaj, a duhet të kërkojmë ndonjë
argument tjetër, i cili do të dëshmonte për vërtetësinë dhe sinqeritetin e
plotë të qëllimit, moralit të drejtë dhe lartësisë shpirtërore. Gjithë këta
faktorë, padyshim, çojnë në një përfundim, nga i cili s’mund të shmangemi: Ai
njeri, vërtet, është i dërguari i All-llahut. Ai, Muhammedi a.s. është i
dërguari i ynë. Ai qe personalitet, me cilësitë të rralla, shëmbëlltyrë e
përkryer për virtytin dhe mirësinë, argument i besueshmërisë dhe
sinqeritetit...
Padyshim, jeta e tij, të menduarit, sinqeriteti,
udhëzimi, devotshmëria, bujaria, besimi dhe arritjet e tij, të gjitha këto,
janë dëshmi unike për vërtetësinë e pejgamberisë së tij. Çdo njeri, që studion
pa paragjykim, jetën dhe misionin e Muhammedit a.s., do të dëshmojë se ai,
vërtet, është i dërguar nga Zoti dhe se Kur’ani, i cili ka ardhur (udhëzim) për
njerëzimin, është libër i  Zotit. Çdo mendimtar
objektiv dhe serioz, që kërkon të Vërtetën, rrjedhimisht, do të përfundojë në
këtë gjykim të vyer.“[66]
H. Masse, ka ligjëruar në Universitetin e Algjerisë, është anëtar i shoqatës së
shkrimtarëve dhe poetëve arabë, me seli në Damask. Ka shkruar një libër, me
titull “Islami“ dhe ka botuar shumë studime, në fushën e orientalistikës.
“Me ndihmën e reformave fetare dhe politike, që bëri
Muhammedi a.s., e që ishin reforma fundamentale dhe unike, arabët u bënë të
vetëdijshëm dhe dolën nga errësira e injorancës dhe anarkisë, duke realizuar
hyrjen përfundimtare në historinë e civilizimit.
Muhammedi a.s. ishte ligjdhënës i frymëzuar dhe
gjeneratori i parë, në unifikim fetar në mes të gjithë popujve. Ai ishte modest
dhe i vendosur.“[67]
George Sarton
“Pejgamberi a.s., u paraqit me thirrjen e tij, në vitin
610, kur ishte në moshën 40 vjeçare, sikurse edhe vëllezërit e tjerë të
mëparshëm pejgamberë. Ai ishte më i mirë se ata në mënyrë joproporcionale,
ishte asket, fakih, ligjvënës dhe njeri praktik.
Asnjë pejgamberi, para tij, nuk iu mundësua që të korrë
fitore të plotë, si fitorja e tij. Muhammedi a.s., nuk qe vetëm Pejgamber i
Islamit, por edhe i gjuhës dhe civilizimit arab, me gjithë të qenurit
heterogjen, të atyre që e flisnin gjuhën arabe dhe që ishin të shpërndarë në
popuj dhe fe të ndryshme.“[68]
R. V. C. Bodley, në “The Messenger“, Londër, 1946, f. 338, thotë:
“Veçantia e paraqitjes së Muhammedit a.s., në historinë e
religjioneve, qëndron në atë se, ai qe i frymëzuar për çdo gjë dhe nuk ishte
(emëroi veten) as i shenjtë dhe as engjëll. Ai kishte cilësi, që ishin
krejtësisht njerëzore. Përveç personalitetit të tij të madh njerëzor, ai
s’kishte asgjë, që e veçonte atë nga muslimanët e tjerë.“[69]
N. Schmidt, në “Enciklopedia e Re Ndërkombëtare“, duke theksuar se e mahnit
sinqeriteti i Muhammedit a.s., veç të tjerash, thotë:
“Sado që, tani, e vlerësojmë në mënyrë kritike historinë
e asaj periudhe, duke kërkuar të vërtetën e plotë, në kohë dhe hapësirë të largët
për ne, është e pamundur që të mos mahnitemi me qëndrimet e Muhammedit a.s.,
mënyrën e jetesës, qëllimet dhe parimet, për të cilat ka luftuar pa kurrfarë
frike, i nxitur nga fuqia e brendshme e misionit të tij Hyjnor. “[70]
H. George Wells, shkrimtar dhe poet i njohur anglez, thotë:
“A ke dëgjuar se një njeri, pa cilësi të mira të mund të
merret për shok? Ata, që e njohën më së miri Muhammedin a.s., ishin po ata, që
e besuan më së tepërmi. I besoi Hadixhja r.a., e cila, tërë jetën, qe
bashkëshorte e dashur. Ebu Bekri r.a., dëshmoi për këtë. Ai, asnjëherë, nuk u
hamend në besnikërinë e tij ndaj Pejgamberit a.s. dhe e besoi atë. Është e
vështirë, për çdo njeri, që të lexojë për ato ditë, e të mos e besojë Ebu
Bekrin r.a. dhe Aliun r.a., i cili në ditët më të vështira, rrezikoi jetën për
hir të Pejgamberit a.s.
Muhammedi a.s., e bëri haxhin e lamtumirës, një vit para
vdekjes. Me atë rast, mbajti para popullit fjalimin madhështor. Gjëja e parë,
të cilën e shpalli të pavlefshme ishte vjedhja dhe plaçkitja, si dhe hakmarrja
dhe gjakderdhja. Në pjesën e fundit të fjalimit, solli parimin e barazisë së
plotë, në mes një muslimani të zi dhe halifit. Kjo, më vonë, influencoi imitime
të madhërishme për veprimtari të drejtë dhe fisnike dhe kaliti tek njerëzit
frymën e fisnikërisë dhe tolerancës. Ishte ky, një realizëm shumë i lartë, që
arriti të sendërtohet në jetë. Kështu, u themelua një shoqëri, me më pak
totalitarizëm dhe me më pak padrejtësi shoqërore, se cilado shoqëri tjetër e
mëhershme.
Arabët i ofruan botës një kulturë të re, një fe, e cila
edhe sot e kësaj dite, vazhdon të jetë, një nga fetë më të fuqishme dhe më e
madhërishme në botë. Njeriu, i cili e ndezi këtë flakadan, ishte Muhammedi
a.s.“[71]
Le Comte De Boulainvilliers, në “La Vie de Mohammed, Amsterdam“, thotë:
“Muhammedi a.s., sistemin e tij religjioz e vendosi, jo
vetëm në pajtim me ndjenjat e popullit të vet dhe konceptit dominues të vendit
të tij, por më tepër se kaq, në një drejtpeshim të pranueshëm me konceptin e
përgjithshëm të gjinisë njerëzore. Kështu, ai arriti që, mendimit të tij, t’ia
bashkojë gjysmën e njerëzimit, dhe këtë e bëri, për më pak se dyzet vjet.
Na duket se, do të ishte e mjaftueshme vetëm të
mundësohej dëgjimi i asaj doktrine dhe ajo, menjëherë, do të pushtonte shpirtin
e njerëzimit.“[72]
Po në të
njëjtën vepër, ai gjithashtu thotë:
“Nëse e shqyrtojmë jetën e udhëheqësit të madh,
Muhammedit a.s., ose shokëve të tij, që ishin të jashtëzakonshëm, sjelljet e
tyre, gjatë marrjes së vendeve të ndryshme, virtytet, guximin dhe ndershmërinë
e tyre, atëherë, duhet të theksojmë: Ngjarjet, që i hasim në jetën e
muslimanëve të parë, nuk mund t’i gjejmë as në ngjarjet, me të cilat krenohet
historia botërore.“[73]
Sir William Mur, në “The Life of Mohamed introduction“, f. 18, thotë:
“Muhammedi a.s. dallohet për fjalë përmbledhëse dhe për
shpalljen e një feje të lehtë (të kuptueshme). Jeta dhe vepra e tij, janë
shembull që admirohen nga të gjithë. Nuk përmendet, në histori, ndonjë
reformator, që të ketë tronditur shpirtrat, të ketë gjallëruar moralin dhe të
ketë lartësuar virtytin, sikurse veproi Muhammedi a.s., Pejgamberi i Islamit.“[74]
Prof. Montet, prof. i gjuhëve lindore në Universitetin e Gjenevës, ka
shkruar librin: “Muhammedi dhe Kur’ani“, dhe ka bërë një përkthim të mirë të
Kur’anit.
“Religjioziteti i Muhammedit a.s., e fascinon çdo
studiues objektiv, që ka qëllim të pastër dhe që reflekton sinqeritet të
fuqishëm. Muhammedi a.s., ishte reformator me besim të fortë. Pas një meditimi
të thellë, kur ai arriti  moshën e
pjekurisë së plotë, filloi me këtë thirrje të madhërishme, e cila e bëri një
nga fanarët më ndriçues të njerëzimit, në fushën e religjionit. Në luftën e
tij, kundër idhujtarëve dhe veseve të këqija, të cilat qenë përhapur në mesin e
njerëzve, ai qe i ngjashëm me pejgamberët e Beni Israilëve, të cilët ishin të
mëdhenj, në historinë e popullit të tyre. Shumë njerëz, e injoruan Muhammedin
a.s. dhe i anatemuan meritat e tij, edhe pse ai, është një prej reformatorëve
të paktë, jeta e të cilit është e njohur në detaje.
Muhammedi a.s. ishte i pajisur me moral të lartë, sjellje
fisnike, të folur të ëmbël, gjykim të drejtë, elokuencë të qartë. Cilësi
dominuese, tek ai, ishin rezonimi i drejtë, shprehja e qartë dhe bindja e
plotë, në atë që e bënte dhe e thoshte. Janë të rrallë, ata reformatorë, jeta e
të cilëve është e njohur në detaje, sikurse jeta e Muhammedit a.s. Me ndikimin
e tij, në përkryerjen e moralit, lartësimin dhe fisnikërimin e shoqërisë,
konsiderohet njëri prej mirëbërësve më të mëdhenj të njerëzimit.
S`ka dyshim në sinqeritetin e Pejgamberit a.s. dhe
frymëzimin e tij fetar, me të cilin është frymëzuar qenia dhe mendimi i tij.“[75]
David de Santilana, ka lindur në Tunizi dhe ka studiuar në Romë. Ka
doktoruar në fushën e jurisprudencës.
“Muhammedi a.s., nga një shoqëri arabe, e cila ishte e
rrënuar nga themeli, ngriti një shoqëri të re. Kjo punë e shkëlqyeshme, nuk i
ka shpëtuar syrit të mprehtë të Ibn Haldunit. Muhammedi a.s., e çrrënjosi
kultin e fisit dhe familjes së asaj kohe, dhe e zhduku kultin e individit
(gentes).
Kush e përqafon fenë islame, duhet të ruajë lidhjet
familjare dhe farefisnore me ata, që e pranojnë fenë islame (ata konsiderohen
vëllezër prej feje), ndërkaq ata që vazhdojnë në besimin e tyre të vjetër,
atyre u thotë ashtu, sikurse i ka thënë Ibrahimi a.s., familjes së vet: “Kur Ibrahimi i tha babit dhe popullit të vet: Unë jam i larguar prej asaj
që adhuroni ju, përveç Atij që më krijoi, dhe  Ai që do të më drejtojë!“ (ez Zuhruf, 26)
Muhammedi a.s., është i dërguari i Zotit për të gjithë
popujt, ashtu sikurse është i dërguari i Zotit edhe për të gjithë arabët.“[76]
Rainer Maria Rilke
“Kurrë s’ka lexuar, kurse tani-shiko! Një fjalë e tillë,
edhe për dijetarin, është e paarritshme.“[77]
Luis Sudju
“Erdhi koha dhe të gjitha vështrimet u drejtuan kah ai
popull, i cili, ndonëse, në një kënd të Azisë, ishte i panjohur më parë, arriti
të ngrihet në stadin më të lartë. Emri i tyre pushtoi horizontet e botës, plotë
shtatë shekuj. Burim i kësaj mrekullie, ishte vetëm një njeri- Muhammedi a.s.
Muhammedi a.s. nuk e konsideronte veten gjë tjetër, veçse
vulë të pejgamberëve të Zotit. Ai ka proklamuar se Isait, birit të Merjemes, i
ishte dhuruar dhuntia për të bërë mrekulli, ndërsa, Muhammedit a.s., nuk i qe
dhuruar një mrekulli e tillë. Ai ka vërtetuar amshueshmërinë e shpirtit. Ky
është një nga parimet më të fuqishme të moralit dhe mburrjes së Muhammedit a.s.
Ai, këtë e bëri më fuqishëm, se cilido ligjvënës tjetër.“[78]
Nasri Selheb
“Në Mekkë... pa dritën një fëmijë. Në çastin e lindjes së
tij, nuk i shkoi ndërmend askujt, se ai do të bëhet njeriu më i madh në botë,
madje në histori, dhe mbase njeriu më i madhërishëm, në mënyrë absolute.
Madhështia e Muhammedit a.s., arriti që gjatë asaj
periudhe të shkurtër, të formojë një legjislacion moral, shpirtëror dhe
shoqëror. Askush në histori, nuk ia ka arritur të bëjë një gjë të tillë, me një
shpejtësi të tillë marramendëse.
Ky njeri, i cili nuk diti për qetësi, rehati dhe stabilitet,
arriti, që mes një mase të tillë njerëzish, të vejë rregulla për shtet, të
vendos ligjin dhe të ngrejë sisteme.
Thesari yt, o bir i Abdullahut, duhet të gjallërohet, jo
vetëm në shpirt dhe zemër, por edhe në realitetin e jetës, për shkak të
krizave, që po përjeton njerëzimi dhe vështirësive, me të cilat po përballet.
Thesari yt është shkollë, nga minberët (e xhamive) çdo ditë jepen këshilla dhe
mësime. Çdo pyetje, ka përgjigjen e saj dhe çdo problem, zgjidhjen e vet. Çdo
problem, sado i vështirë dhe i komplikuar të jetë, në traditën tënde gjen
zgjidhje.
Pejgamberi a.s., nuk ishte vetëm i dërguar, i cili i
udhëzonte njerëzit në besim, por ishte lider dhe udhëheqës i popullit. Ai
kishte vendosur, që atë popull, ta shndërronte në Bashkësinë (Ummetin) më të
mirë, për mbarë njerëzimin, dhe vërtet arriti atë që deshi.“[79]
Ahmed Suse, thotë:
“Cili synim është më fisnik dhe më i afërt për
njerëzimin, se sa feja e Zotit dhe synimi i Pejgamberit, për njësimin e zemrave
dhe triumfin e së Vërtetës? Le të parafytyrojmë Muhamedin a.s., duke u diktuar
ithtarëve të Librit, shpalljen e Allahut:
”Thuaj: O ithtarë të
Librit, ejani të biem në një fjalë të përbashkët edhe për ne edhe për ju, që të
mos adhurojmë tjetër përveç Allahut, dhe asgjësend të mos ia bëjmë shok dhe të
mos e trajtojmë njëri-tjetrin si zotër, në vend të Allahut. E nëse ata, kthejnë
kryet anash, thuani: Dëshmoni, se ne njëmend jemi muslimanë.” (Ali Imran, 64).
Muhammedi a.s., ishte shembull për jetën njerëzore, me
jetën e tij, të besuarit e sinqertë, të thellë, dhe të fuqishëm. Ai është
shembull i përkryer për ruajtjen e amanetit dhe udhëzimit. Sakrifikicat, për
përhapjen e misionit të tij Hyjnor, janë argumenti më i fuqishëm, që dëshmojnë
mbi përkryeshmërinë e qenies, qëllimin fisnik, madhështinë e personalitetit dhe
shenjtërinë e pejgamberisë së tij.
Historia, na tregon se Muhammedi a.s., ka sakrifikuar çdo
gjë, për hir të misionit të vet. Disa herë, atij, i është ofruar rasti për të
zgjedhur në mes dy mundësive: jetës së qetë, komode dhe të pasur, me kusht që
të braktiste thirrjen e tij, - dhe jetës së vështirë dhe përndjekjes, nëse
vazhdon misionin e vet. Ai preferoi të dytën, sepse besimi i tij, në misionin e
besuar, ishte i paluhatshëm. Atij, i ishte shpallur se Allahu e kishte obliguar
që t’ia përhapë misionin pejgamberik mbarë njerëzimit. Prandaj, ai preferoi atë
që kishte zgjedhur Allahu për të.“[80]
Lightner, studiues anglez. Ka doktoruar në legjislaturë, filozofi dhe teologji.
“Nga ajo që di për dy fetë, për Krishterizmin dhe
Hebraizmin, them se ajo, që ka predikuar Muhammedi a.s., nuk është plagjiat,
por relavatë, që i është shpallur atij. Për këtë, nuk duhet të dyshohet,
përderisa besojmë se, edhe më parë, ka ardhur Shpallja nga i Gjithëfuqishmi dhe
i Gjithëdituri Allah.
Unë, me respekt të plotë dhe me përulje, them se vetitë
sikurse janë: ‘sakrifikimi personal, besueshmëria e qëllimit, besimi i fortë
dhe i paluhatshëm, vështrimi i saktë dhe i thellë në hollësitë dhe fshehtësitë
e të gabuarit’ - të gjitha këto, janë prej argumenteve të qarta, që dëshmojnë
për pejgamberinë e Muhammedit a.s. dhe për atë, se atij i është shpallur
Kur’ani.
Në moshën njëzetepesëvjeçare, ai u martua me një femër
dyzetvjeçare... Ajo, ishte e para, e cila besoi misionin e tij të shenjtë.
Profeti, së bashku me të (Hadixhen), qëndroi njëzet vjet dhe nuk u martua me
ndonjë tjetër, derisa ajo vdiq. S’është e drejtë dhe e vërtetë, që t’i
përshkruajmë diçka, e cila nuk i ka hije njeriut të madhërishëm, i cili gjithë
jetën e kaloi me modesti dhe në mënyrë të ndershme. S’ka dyshim, se të
martuarit e tij në një moshë kaq të thellë, ka qenë për shkaqe të tjera, jo për
atë çfarë shkruajnë të krishterët.
Shtrohet pyetja se, cilat ishin shkaqet e vërteta të
martesës, në një moshë kaq të thellë?
S’ka dyshim, se një gjë të tillë, e bëri për shkak të
dhembshurisë, që kishte ndaj grave të shokëve të vrarë.
Një herë, Zoti e qortoi në mënyrë të rreptë, përmes
Shpalljes që ia zbriti, sepse ai e largoi fytyrën e tij nga një njeri i verbër
varfanjak, në kohën kur ishte duke biseduar me parinë e pasur. Muhammedi a.s.,
këtë gjë, ia komunikoi njerëzve. Sikur të ishte mashtrues, ashtu siç
pretendojnë të krishterët, ai në të vërtetë, nuk do ta komunikonte një gjë të
tillë.
Unë them, me zërin tim të lartë, dhe shpresoj se do të
vijë dita, kur të krishterët, do të shprehin, në mënyrë të madhërishme
respektin e tyre, ndaj Isait a.s., duke nderuar Muhammedin a.s.
S’ ka dyshim, se çdo i krishterë, i cili e pranon
misionin e Muhammedit a.s. dhe beson atë që solli ai, do të jetë i krishterë i
vërtetë.“[81]
Dr. Nadhmi Luka, i krishterë nga
Egjipti, thotë:
“Muhammedi a.s., me virtytet dhe cilësitë e tij, nuk
ishte sikurse edhe të tjerët. Tek ai, qenë tubuar të gjitha shenjat e
pejgamberëve dhe guximi i guximtarëve, prandaj, është detyrë, për çdo studiues
objektiv, që të shprehë respekt ndaj një shëmbëlltyrë të tillë dhe të tregojë konsideratë
ndaj tij.
Ai, ishte njeriu i vetëm, i cili qe gjuha e qiellit,
sipër tij qëndronte vetëm Zoti dhe askush tjetër, nën të ishin besimtarët,
adhuruesit e Zotit...
Edhe përkundër kësaj, ai asnjëherë nuk tregoi
mendjemadhësi...
Këtij Pejgamberi, të cilit i ishte dhuruar udhëzimi i
njerëzve, i cili ka arritur madhështinë, lartësimin dhe pushtetin, - edhe sikur
të mburrej me gjithë ato, nuk do t’i merrej për të madhe. Ndërkaq, edhe
përkundër kësaj, ai thotë: Mos më madhëroni mua, ashtu sikurse e madhërojnë të
krishterët, të birin e Merjemes. Me të vërtetë, unë jam rob i Allahut. Prandaj,
thuani (për mua) robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij. Një herë, kur doli para
një grupi besimtarësh, ata u ngritën në këmbë, duke e madhëruar atë, por ai e
ndaloi një gjë të tillë, duke thënë: Mos u ngritni në këmbë, sikurse ngrihen të
huajt, duke e madhëruar njëri- tjetrin.
Cili njeri, meriton që biografia e tij, të jetë larg çdo
paragjykimi, ashtu siç meriton ky Pejgamber, i cili miliona njerëz i shndërroi,
nga adhurimi shkatërrues ndaj idhujve, në adhurues të Zotit, Krijuesit të
gjithësisë, i cili i largoi nga humbja dhe devijimi dhe i shpuri në lartësinë e
besimit. Nga lufta që bëri, nuk përfitoi asgjë, as ai dhe as familja e tij,
prej atyre gjërave, për të cilat luftojnë përfituesit e kësaj bote.“[82]
Gustav Lebon
“Muhammedi a.s., i bashkoi arabët para vdekjes, formoi
një bashkësi (Ummet) të bashkuar, që përqafoi një fe dhe u udhëhoq nga një
udhëheqës. Kjo është shenjë e madhe. Muhammedi a.s. e arriti atë sukses, të
cilin nuk e arriti asnjë nga fetë e mëparshme, të cilat u shfaqën para tij, në
tokat arabe, as Hebraizmi dhe as Krishterizmi. Prandaj, kontributi i tij, qe
madhështor. Nëse madhështia e njerëzve matet me madhështinë e veprave të tyre,
atëherë Muhammedi a.s. është nga më të madhërishmit që ka njohur historia.
Tanimë, dijetarët perëndimorë kanë filluar të tregohen objektivë, edhe
përkundër asaj, se fanatizmi fetar, historianëve ua ka verbuar mjaft shumë
sytë, dhe të pranojnë superioritetin e Muhammedit a.s., kundruall të tjerëve.“[83]
Lord Hidhu, thotë:
“Pejgamberi arab, Muhammedi a.s., ka pasur një
personalitet të jashtëzakonshëm, një karakter të fortë dhe një burrëri të
tillë, që u pasqyrua në çdo hap të jetës së tij, duke bërë të qartë se, në
botë, nuk ka si ai. Nëse do të ndienim nevojën për të pasur një shembull, që do
ta udhëhiqte jetën tonë, atëherë, unë me bindje do të shprehesha: Muhammedi
a.s. e lartëson jetën e njerëzve, pasi jeta e tij, është si një pasqyrë që
reflekton në mendjekthjelltësinë, bujarinë, burrërinë, guximin, durimin,
krenarinë, faljen e gabimeve, modestinë dhe të gjitha sjelljet e shkëlqyeshme,
që e pajisin njeriun me virtytet më të larta e më të shkëlqyera. Nuk do të lë
pa përmendur se, Pejgamberi ka qenë plotësisht i bindur ndaj së Vërtetës, lutej
më tepër se të tjerët, falej natën, derisa i enjteshin këmbët dhe agjëronte aq
shumë sa që shokët e tij thonin: ky agjëron vazhdimisht! Kurse, nganjëherë, nuk
agjëronte sa që ata thonin: ky nuk agjëron kurrë (veç ramazanit)! Prandaj, tek
Muhammedi a.s., shohim një jetë plotë drita, që mund të ndriçojë jetën
njerëzore.“[84]
R. Landau, kritik anglez:
“Në asnjë ditë prej ditëve të jetës së tij, Muhammedi
a.s. nuk i përshkroi vetes cilësi hyjnore, ose fuqi çudibërëse. Përkundrazi ai
ishte i kujdesshëm për faktin se ishte vetëm i dërguar, të cilin Zoti e kishte
krijuar për t’ia komunikuar shpalljen njerëzimit.“[85]
[1]Sejjid Muxhteba Musavi Llari, op. cit.,
f. 81. Pamfleti Ç’thonë të tjerët për Islamin.
[2]Mendimet e njerëzve eminentë
botëror për Muhammedin a.s. Dituria Islame, Prishtinë 1991, nr. 25, f. 24.
[3]Divani, Wa I, 7, 32, shih: Shejh
Abdulkadir Al Murabit, op. cit., f. 23.
[4]Gëte theksoi hedhjen poshtë të sfidës së
mosbesimtarëve ndaj Muhammedit a.s., të cilët kërkonin që të bënte mrekullira, Paralipomena III, nga Divani, WA I, 41, 307, Shejh
Abdulkadir Al Murabit, po aty,  f.17.
[5]Kështu shkruan
Gëte në një dorëshkrim të Paralipomena III, 31, më date 27. 01. 1816, WA I, 6,
482, ibid, f. 18.
[6]Gëte hedh poshtë pikëpamjen e krishterë
rreth Jezusit dhe pohon njëshmërinë e Allahut, në njërën nga poezitë e tij në
West-Ostlicher Divan, ibid, f. 7.
[7]Gëte ndien shumë përçmim ndaj simbolit të
kryqit, ibid, f. 8.
[8]Në kapitullin e
“Divanit...“, për Rumiun, Gëte përshkruan të drejtuarit me lutje e lëvdime,
ndaj Allahut dhe bekimin për këtë, ibid, f. 9, 10.
[9]Ulfe Aziz-us- Samed, op. cit., f. 25-26.
[10]Muharrem Omerdiq, Tolstoi për Islamin
dhe Muhammedin a.s. op. cit., f. 7-9.
[11]Volteri, në
letrat, që ua dërgon miqve të tij, shprehet në mënyrën më të mirë dhe më të
sinqertë. Që nga koha e shkruarjes së tragjedisë së tij, për Muhammedin a.s,.
ai jo vetëm që justifikohet para miqve të ngushtë, por edhe përmirësohet dhe
pranon se ka gabuar rëndë mbi të vërtetën historike ndaj Muhammedit a.s., jo
vetëm duke sajuar disa "fakte", por edhe duke paraqitur, në mënyrë të
rrejshme, karakterin e tij. Shih Enver bin Tahir, Volterova (Voltaire) tragedija “Muhamed ili fanatizam” i
neka njegova kasnija djela, op. cit., f. 262-263.
[12]Veliki Ljudi o Muhamedu a.s.,
Glasnik, nr. 1-2, janar-februar, Sarajevë, 1965, f. 19.
[13]Shih Rinia Islame, op. cit.,
nr. 10, f. 11.
[14]L.S.B. Jomuslimanët për Muhammedin a.s., op. cit., f. 106.
[15]Dr. Imadudin Halil, op. cit., f. 140.
[16]Thomas W. Arnold, Historia e Përhapjes së
Islamit, Prishtinë, 2004, f. 410-412.
[17]Dr. Fadlurrahman Ensar, op. cit., f. 38.
[18]Dr. Fadlurrahman Ensar, op. cit., f. 41.
[19]Pamfleti: A e njihni këtë njeri?
[20]Ibid, f. 37.
[21]Dr. Fadlurrahman Ensar, op. cit., f. 38.
[22]L.S.B., Jomuslimanët pë Muhammedin a.s.
op. cit., f. 107.
[23]Dr. Imadudin Halil, op. cit., f. 95-96.
[24]Pamfleti Ç’thonë të tjerët për Muhammedin
a.s.
[25]Dr. Fadlurrahman Ensar, op. cit., f. 41.
[26]Pamfleti Ç’thonë të tjerët për Muhammedin
a.s.
[27]Ç’thonë të tjerët për Muhammedin a.s.
Dituria Islame, Prishtinë, prill 1991, nr. 24, f. 16.
[28]Hamza Mustafa Njazi, op. cit., f. 16.
[29]Ibid, f. 37.
[30]Dr. Fadlurrahman Ensar, op. cit., f. 37.
[31]L.S.B , op. cit., f. 107.
[32]Ulfe Aziz-us-Samed, op. cit., f. 24.
[33]Ulfe Aziz-us-Samed, op. cit., f. 24.
[34]L.S.B., op. cit., f. 104.
[35]Preporodi, Sarajevë, 1982, f.
6.
[36]Preporodi, Sarajevë, 1982, f.
6.
[37]L.S.B., op, cit., 105.
[38]Muhammedi a.s. në dritën e
kritikës europiane, Dituria Islame, Prishtinë, 1997 op. cit. f. 27.
[39]Ulfe Aziz-us-Samed, op. cit., f. 23-24.
[40]Ahmed Dedat, op. cit., f. 32.
[41]Osman Nuri Topbash, Islami, Besimi dhe
Adhurimi, Stamboll, 2002, f. 34.
[42]Ulfe Aziz-us-Samed, op. cit., f. 52.
[43]Enver bin
Tahir, op. cit., f. 170.
[44]Dr. Fadlurrahman Ensar, op. cit., f.
38-39.
[45]Ahmed Dedat, op. cit., f. 31.
[46]Dr. Imadudin Halil, op. cit., f. 108-109.
[47]Dr. Fadlurrahman Ensar, op. cit., f. 40.
[48]Pamfleti Ç’thonë të tjerët për Muhammedin
a.s.
[49]Dr. Fadlurrahman Ensar, op. cit., f. 40.
[50]Dr. Fadlurrahman Ensar, op. cit., f.
40-41.
[51]Dr. Imadudin Halil, op. cit., f. 60-61.
[52]Mendimet e njerëzve eminentë
botërorë për Muhammedin a.s. Dituria Islame, Prishtinë, 1991, nr. 25, f. 24.
[53]Dr. Imadudin Halil, op. cit., f. 97.
[54]Ishte shpata që përhapi fenë
islame apo e vërteta e saj, Drita Islame, Tiranë, 1996, nr. 11 (94), f. 4.
[55]Ibid, f. 4.
[56]Pamfleti Ç’thonë të tjerët për Muhammedin
a.s.
[57]Dr. Imadudin Halil, op. cit., f. 118-119.
[58]Osman Nuri Haxhiq, Muhammed a.s. i
Kur’an, osvrt na historiju islamske kulture, Zagreb,1986, f. 111.
[59]H. Hoxha, op. cit., f. 109.
[60]Mendimet e njerëzve eminentë
botërorë për Muhammedin a.s. Dituria Islame, nr. 25, op. cit., f. 24.
[61]L.S.B., op. cit., f. 103.
[62]Pamfleti: A e njihni këtë njeri?
[63]Imam Vehbi Ismaili, Michigan,
1987, op cit., f. 48.
[64]Fadlurrahman Ensar, op. cit., f. 38.
[65]Robert L. Gulick, op. cit., f. 103.
[66]Dr. Imadudin Halil, op. cit., f. 105-106.
[67]Ibid, f. 138-139.
[68]Ibid, f. 113-114.
[69]L.S.B., op. cit., f. 106.
[70]Dr. Fadlurrahman Ensar, op. cit., f. 40.
[71]Dr. Imadudin Halil, op. cit., f. 144.
[72]T. Nelaj, Për Muhammedin a.s., Edukata
Islame, Prishtinë, 1972, nr. 4. f. 25..0
[73]L.S.B., op. cit., f. 106, 107.
[74]H. Hoxha, op. cit., f. 108.
[75]Dr. Imadudin Halil, op. cit., f. 139-140.
[76]Ibid, f. 107.
[77]Islamska Misao, v. IV, nr.
48, dhjetor, Sarajevë,1982, f. 6.
[78]Dr. Imadudin Halil, op. cit., f. 116-117.
[79]Ibid, f. 115.
[80]Ibid, f. 115-116.
[81]Ibid, f. 133-135.
[82]Ibid, f. 136-137.
[83]Ibid, f. 135-136.
[84]Dr. Muhammed A. Jemani, Edukoni fëmijët
tuaj me dashuri për Profetin Muhammed a.s. Shkodër, 1996. f. 94-95.
[85]Dr.Imadudin Halil, op.cit.,
KONJA
Mevlana Xhelaletin Rumi: “Konja është një qytet shenjtorësh, ku shpata e
armikut nuk pret”.
http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=8302b0c6-872d-4717-ad27-5c63e6290cd0
[image: Udhëtim nëpër Turqi 2]
Postuar më 15.04.2013 11:13:20 UTC
Përditësuar më 15.04.2013 11:13:20 UTC
Parafytyroni një qytet, në erërat e të cilit dëgjohet melodia e fyellit, në
gjethet e të cilit ndjehet era e trëndafilit. Kjo është Konja, që sipas
Mendimtarit Mevlana, me të cilin ajo krenohet që e mbajti në gjirin e saj
dhe e smaltoi atë përbrenda, Konja është “Një qytet shenjtorësh, ku shpata
e armikut nuk pret”.
*Nuk arrita të shoh mirësinë e botës,*
*Bylbyli është burgosur në Sarajin e Konjës*...
Ju ftojmë të ndaleni pak për t’u çlodhur në këtë kryeqytet, ku jeta e
ngulitur i kalon të 9 mijë vjetët, dhe ta thithni përbrenda këtë kryeqytet.
Ju bëjmë thirrje të shëtisni rrugicat e ngushta të qytetit, fshatrat,
kasabatë, qytezat përreth; të shihni lulet dhe insektet; të njihni njerëzit
e të ndjeni bukuritë e ndryshme të çdo stine...
Repartet pararojë që dërgoheshin për të marrë qytetin, para se ky të
ngadhënjehej nga Kutallmëshollu Sulejman Shahu (Kutalmışoğlu Süleyman Şah)
në vitin 1076, ranë dëshmorë kur iu zbulua identiteti. Vendi ku u
varrosën,-pas varrezës së sotme të dëshmorëve, përmendet me emrin “Gropa e
Parajsës”, një emër që e meritojnë. Në lutjet, *Fatiha* që dalin nga buzët,
mëshira përzihet me ndjenjat e mirënjohjes dhe falënderimit. [image:
Varrezat e Dëshmorëve të Pavarësisë]
Krahas që qenit Kryeqytet i Selçukëve për një periudhë më tepër se 200
vjeçare, Konja ka qenë edhe burimi i Shtetit Luftarak Osman dhe më pas ka
qenë edhe një burim ndriçimi për Republikën e Turqisë.
Lideri i madh, Ataturk, se si është ndikuar dhe se si është frymëzuar nga
ky qytet në një farë mënyre nga fjalët që Hazreti Mevlana ia drejtoi tërë
njerëzimit duke thënë: “Ne jemi të bukur, zbukurohuni dhe ju, zbukuro
veten...Shqetësohu me shqetësimin tonë, mësohu me ne e jo me të tjerët...”
e shpreh kështu: “...Sa herë që vij në këtë qytet, shpirtërimi i Mevlanës
më kaplon të gjithin...”
[image: Pamje nga qyteti i Konjës]Ngushtica Blu, që për nga bukuria nuk të
lë për të dëshiruar Luginën Ëhlara (Ihlara) që gjendet brenda kufijve të
qytetit të Aksarajit, Kalaja Zenginbar në Bozkër, Ujëvara e Jerkëprysë
(Yerköprü) që formohet nga rrjedhja e Lumit Gëksu (Göksu) dhe që është një
bukuri e rrallë natyrore, Kriporja Meke në Karapënar (Karapınar),
Kallamishtja Akgël (Akgöl) në Ereli (Ereğli) dhe Përmendorja e Begatisë
Hitite në Ivrizde, si të thuash e veshin qytetin e Konjës dhe rrethinat e
saj  me bukuri të pakrahasueshme duke ju nxjerrë juve në një udhëtim
nëpër  thellësitë
e natyrës dhe historisë...
Qyteti i Akshehirit, ju buzëqesh me Hoxhë Nastradinin, i cili është i
famshëm me të drejtë në botë me personalitetin e tij humoristik.
Kurse kur dilni nga Akjokushu (Akyokuş) dhe merrni rrugën për në Bejshehir
(Beyşehir) shihni liqenin artificial Alltunabja. Në rrugën që ndahet në të
djathtë të liqenit, ju zënë sytë tabelën e Bashakavakut, çifligut të
rritjes së kuajve të Sulltanëve Selçukas; më pas shikoni luginat dhe tokat
pjellore që zgjaten deri tek Hani Këzëllëren (Kızılören) dhe përshëndesni
ndërsa kaloni pranë Jataanit (Yatağan), i cili është ndërtuar si një fshat
karakteristik Selçukas. Më pas e gjeni veten buzë liqenit Bejshehir, ku ju
pret një peizazh i mrekullueshëm...
Tani nisemi për në qytetin e Konjës dhe trokasim në derën me tre tokmakë të
një shtëpie që pasqyron qytetërimet Osmane dhe Selçukase. Shtëpitë
Selçukase një ose dykatëshe  janë të ndërtuara me qerpiç, me tarracë, me
çati të drejtë të rrumbullakët dhe ngjyrë tulle. Këto janë shtëpi ku krahas
krenarisë që ndjen ende për bereqetin e vreshtave, pirjen e çajit nën
shoqërimin e bisedave në divanët me minderë të vendosur në oborr, pekmezin
që zien, tandërin (një lloj furre që bëhet duke hapur gropë në tokë për të
pjekur mishin), ekziston edhe hidhërimi për shtëpitë që kanë mbetur fare
vetëm.
[image: Muzeu i Mevlanës]Duke u strehuar tek begatia e një lutjeje (Fatiha)
të thënë gjatë lutjes nën Kubbe-në Hadra, vizitoni Xhaminë dhe tyrben
Shems, xhamitë Sherafeddin dhe İplikçi, Xhaminë e Aladinit dhe tyrbet e
Sulltanëve dhe mund të shëtisni edhe Muzetë Karataj dhe Inceminare që
ndodhen përgjatë rrugës.
Duke vizituar nga brenda Medresenë Sërçallë (Sırçalı) dhe Kompleksin Social
Otoman  Sahib Ata mund të bëni një udhëtim në të kaluarën dhe mund të
ndaleni për t’u çlodhur e të vështroni nga lart qytetin në urën historike
në Meram.
Kurse po të mbyllni sytë ndërsa jeni duke soditur pamjen,  mund të
ëndërroni, fushën e paanë të Konjës si një fushë qiellore.
Renesanca dhe margjinalizimi i fesë
i fesë
Zelli për krijimtari shkencore gjatë Mesjetës
frenohej nga pushteti që impononte Kisha. Përkthimi i veprave të autorëve
muslimanë si të Ibn Sinës, Ibn Razit, Ibn Rushdit, Kajamit, el Hejthemit, që do
të bëheshin alfa dhe omega e dijeve evropiane, do të nxisnin një lëvizje
intelektuale në Evropë.  Evropa mori dijet nga muslimanët, por ajo refuzoi të merrte
edhe Islamin.
Ajni Sinani
Krishterizmi nuk është feja origjinale që solli
Isai a.s. Shumica e autorëve atë e konsiderojnë si fe të Palit. Bibla nuk është
shkruar në kohën e Isait a.s. por u mor prej apostujve. Më saktësisht ajo është një sintezë e
mbeturinave të fesë së vërtetë të përziera me shume elemente pagane dhe
ndryshime që bëri Kisha.
Në Mesjetë njerëzit e Kishës ushtronin një pushtet
të fuqishëm në emër të fesë. Në botën islame
ekzistonte një atmosferë tolerante dhe e favorshme për njerëzit e dijes dhe shkencëtarët
ishin të pavarur dhe inkurajoheshin që të merreshin me studime, ndërkaq në
Evropë ata që merreshin me dije ishin anëtarë të klerit, dhe si rrjedhim,
studimi në tërësi kontrollohej nga Kisha.
Për intelektualin musliman soditja dhe
studimi i gjithësisë dhe fenomeneve të saj e përforconte besimin e tij tek
Krijuesi. Përdorimi i mendjes për studim të natyrës dhe dukurive të saj sipas
klerikëve të krishterë do të thoshte keqpërdorim i saj! Gjithë ajo që kërkonte
Kisha ishte bindja absolute ndaj dogmave krishtere dhe besimi i verbër dhe pa
kundërshtim në autoritetin e saj.
Historia e Evropës është
shënuar gjatë shekujve të fundit nga një betejë e pareshtur ndërmjet forcave të
fesë dhe atyre të shekullarizmit që arriti ta ndajë filozofinë dhe shkencën nga
universi i kuptimit fetar. Shkenca islame është e rrënjosur thellë në dije të
mbështetur në njësinë e Allahut, kurse krejt ndryshe prej saj, shkenca perëndimore
mbështetet në të konsideruarit e botës natyrore si realitet të ndarë nga
Krijuesi.
Dhuna që ushtroi Kisha në çdo fushë të jetës si
dhe qëndrimi i saj kundër shkencës bëri që bartësit e renesancës të punonin që
ta largonin dogmatizmin shkatërrues të Kishës dhe obskurantizmin e klerit dhe
për të gjetur një burim iu kthyer traditës greko/romake. Pra u bë rilindja e
elementeve të paganizmit greko/romak, sepse në veprat e tyre në plan të parë
ishin natyra dhe njeriu, kurse zotat ishin thjesht njëfarë dekori interesant i
ngjarjeve! Kështu që nga Renesanca, Perëndimi ka lëvizur në drejtim të shekullarizmit
dhe humbjes së influencimit të fesë në jetën e përditshme. Pra, lufta për ta çliruar
njeriun nga tutoria e Kishës solli deri te margjinalizimi dhe më vonë edhe deri
te flakja e ndikimit të fesë.
Krishterizmi si fe e shtrembëruar e fesë së
shpallur nga Krijuesi, me dogma sikurse ishte mëkati i trashëguar, larja e mëkateve
në kryq, dhe Triniteti kishte ndikuar që besimi i shumë intelektualëve të Evropës
të mos mbështetej në Shpalljen e Zotit, por në përsiatje dhe në vrojtimin e
natyrës. Si rezultat i këtyre dogmave, shumë njerëz jo vetëm që do të largoheshin
nga Kisha e tyre por edhe nga vetë religjioni. Kisha e kishte ngulfatur jetën
intelektuale në mesin e ithtarëve të saj. Ajo e luftonte dijen dhe e frenonte
mendimin e lirë duke e nënçmuar atë dhe duke e çuar Evropën në një errësirë të
vërtetë.
Urrejtja e klerit ndaj shkencës u përpoq t’i shuajë
dritat e dijes, dhe kjo do të arrihej sikur të mos ishin kontaktet me botën islame
dhe shkencat e saj të cilat ndikuan që Evropa të dalë nga ajo ngurtësi
intelektuale, duke e ujitur truallin e saj të thatë, ashtu sikurse shiu lulen e
vyshkur. Mirëpo ndërmjet shkencës perëndimore dhe asaj islame nuk ekziston
vetëm vijueshmëri, por edhe një mosvazhdimësi e thellë. Në Perëndim, krejt
ndryshe me botën islame, filloi një kundërvënie ndaj autoritetit të fesë e veçanërisht
ndaj katolicizmit dhe në një masë edhe vlefshmërisë dhe legjitimitetit të fesë.
Feja e krishterë duke predikuar murgërinë dhe
abstenimin nga kjo botë predikonte pasivitetin dhe nuk përpiqej për përmirësimin
e gjendjes së njerëzve dhe luftimin e padrejtësive. Madje ishte vetë kleri i
saj që ushtronte dhunë dhe që predikonte të durohej ndaj vështirësive të kësaj
bote sepse “Kush iu shërben dy zotërinjve në këtë botë është më i mirë se ai që
i shërben një zotërie!”
Kisha me hegjemoninë e saj absolute ishte bërë pengese për zhvillimin dhe përparimin
e njerëzve. Prandaj, Rilindja erdhi si reagim dhe kundërveprim ndaj Kishës dhe
shtypjes që ushtronte ajo. Duke mos arritur ta kuptonte fenë e vërtete – Islamin,
Evropa në rrugën e saj për t’u liruar nga dhuna dhe terrori i Kishës, iu kthye
trashëgimisë së saj të vjetër romake. Hyjnitë e romakëve ishin imitim i zbehtë
i mitologjisë greke. Ajo u ngrit kundër ndikimit të fesë në përgjithësi, duke iu kthyer një injorance dhe dhune madje edhe më të
madhe.
Kisha kërkonte që njerëzit të punonin vetëm për
jetën e ardhshme duke e anashkaluar dhe nënçmuar këtë botë. Evropa si kundër reagim
ndaj këtij qëndrimi të Kishës filloi që në vend të mësimeve fetare të vendoste
mësimet njerëzore. Në vend të burimit hyjnor njeriu do të mbështetej në mendjen
e tij, duke punuar vetëm për këtë botë dhe duke injoruar botën tjetër dhe mësimet
metafizike.
Si reagim ndaj absolutizmit të Kishës dhe për
shkak të dhënies pas filozofisë greke, karakteristikë dhe shenjë dalluese e
mendimit evropian që nga Rilindja është lufta kundër Kishës dhe në një masë
edhe kundër vetë fesë. Kështu gjatë kohës së sundimit të Kishës në jetën e njerëzve
dominonte mendimi se njeriu nuk duhet të mendojë vetë, por duhet t’i marrë
mendimet e gatshme nga Bibla dhe komentimet e njerëzve të Kishës. Çfarëdo përpjekje
jashtë tyre do të cilësohej si e papranueshme dhe blasfemi!
Në anën tjetër si kundër reagim ndaj kësaj kemi një
mendim krejt të kundërt sipas të cilit njeriu duhet të jetë autonom, i
pakufizuar dhe i pavarur. Kështu njeriu gradualisht filloi të zërë vendin e
Zotit, duke menduar vetë dhe duke përdorur mendjen e tij për çdo çështje larg
ndikimit të fesë. Mendja njerëzore filloi të shihej si masë për të gjitha çështjet
dhe ajo në mënyrë të pavarur duhet të merrte vendime.
Ashtu si Kisha që mundohej ta mbante të nënshtruar
dhe nën diktatin e saj   mendjen njerëzore duke mos lejuar që ajo të
luante rolin e saj, madje as edhe në ato fusha ku mendja është kompetente, edhe
klasa intelektuale në Evropë kur filloi të lirohej nga absolutizmi dhe nga
prangat e Kishës kërkoi që të zaptonte çdo fushë larg ndikimit të fesë në tërësi
madje edhe ato fusha ku mendja nuk është kompetente.
Kështu gjitha ajo që kishte të bënte me Zotin, fenë
dhe me botën metafizike u kuptua si projeksion dhe iluzion që kishte krijuar
mendja njerëzore në kohën kur ajo nuk kishte mendim të lirë, prandaj kishte
ardhur koha që mendja e lirë ti flakte ato e t’ia linte religjionin shtresave të
ulëta!
Lufta për t’u çliruar nga tutoria e Kishës edhe
pse ishte me karakter antikishtar dhe jo me karakter antifetar me kalimin e kohës
do të shprehte pasiguri ndaj çdo gjëje metafizike që nuk mund të dëshmohet në mënyrë
empirike.
Prandaj sikurse konludon edhe Murad Hoffman Perëndimi
do të bëhet i vetmi qytetërim që beson se mund të ekzistojë pa Transcendencën,
duke bërë eliminimin e plotë të religjionit nga jeta publike.
Një mohim i këtillë i fesë dhe një mosinteresim i
njeriut ndaj religjionit do të rezultonte me një zbrazëti shpirtërore për Perëndimin,
një pjesë e së cilës është evidente edhe në pjesë të tjera të botës.
Përfaqësuesi i botës islame jeton në një botë ku është i pranishëm dimensioni
Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare
Rexhep Qosja dhe
Ismail Kadare
Ajni Sinani
Shkrimi “Identiteti evropian i
shqiptarëve”, nga Ismail Kadare, vlerëson Rexhep Qosja me çka pajtohemi
edhe ne “është i mbështetur në premisa të gabuara në përpjekje për të dëshmuar,
në njërën anë kundërshtitë kulturore midis Evropës e Lindjes muslimane, kurse,
në anën tjetër, sipërinë e identitetit evropian ndaj identiteteve të tjera,
para së gjithash, ndaj identitetit musliman!”
Kohëve të fundit nuk janë të rralla
rastet kur Kadare vlerësohet për ide raciste. Dhe sigurisht se edhe shkrimet e
tij ndaj Islamit dhe muslimanëve kanë përmbajtje raciste.
Gjykimet e
padrejta të Ismail Kadaresë në adresë të Islamit, për njohësit e veprës së tij,
nuk janë edhe gjithaq befasuese. Ato mund të shihen edhe si reflektim dhe
interpretim i një raporti acarues politik dhe fetar të kohës së sotme.
Është evidente
se ekziston një klimë dyshimi ndërmjet SHBA-së dhe shumë vendeve muslimane,
veçanërisht pas pushtimit të Afganistanit dhe të Irakut. Disponimi  antiamerikan sa vjen e rritet në shumë vende
muslimane. E njëjta gjë është duke ndodhur edhe me disponimin kundërmusliman në
vende të ndryshme perëndimore.
Jo rrallë
analistët muslimanë fjalët e Bushit pas 11 shtatorit dhe gjithë mobilizimin e
tij ndaj disa vendeve muslimane në luftë kundër terrorizmit, i përshkruajnë si
një kryqëzatë moderne.
Nuk ishin të
rastësishme as karikaturat blasfemuese ndaj Muhammedit a.s. Kjo madje vlerësohet
se ishte bërë për të matur impulsin e botës muslimane.
Çdo ditë mund të
lexojmë se si muslimanët dhe xhamitë e tyre në perëndim shkaktojnë dhe ngjallin
dyshim si tek qarqet shtetërore njashtu edhe tek popullata civile.
Disa madje profetizojnë
epokën e konflikteve dhe luftërave ndërmjet civilizimeve e veçanërisht ndërmjet
Krishterizmit dhe Islamit.
Propaganda e
shfrenuar dhe e pandershme ndaj Islamit ka arritur apologjenë e saj.
Teologë të
shumtë protestantë, katolikë dhe ortodoksë në mënyrë neveritëse dhe shumë të
ultë shpifin duke shkruar dhe propaganduar gjithfarë të pavërtetash kundër Islamit.
Me qindra e qindra milionë dollarë jepen për një propagandë të tillë
antiislame.
Se popët, priftërinjtë
dhe pastorët, gënjeshtrat e tyre ndaj Islamit mund t’i vlerësojnë si “shërbim
ndaj fesë dhe Zotit” kjo është e kuptueshme.
Por nuk është
gjithaq e kuptueshme se përse Kadare merr rolin e një telalli kundër
identitetit musliman të shqiptarëve?!
Janë të paktë
ata që kanë marrë guximin për t’iu kundërvënë ideve dhe përfytyrimeve  shpërfytyruese të Kadaresë ndaj Islamit.
Është për çdo lëvdatë veprimi i Rexhep Qoses i cili pa hamendje, është ngritur
kundër tij.
Me punën e tij për
të hedhur poshtë idetë dhe përfytyrimet e gabuara të Kadaresë zotëri Qosja ka fituar
simpatinë e gjithë dashamirësve të së Vërtetës Hyjnore.
Po të krahasonim
pozicionimin e Qosjes mbase do të ishte deri diku i ngjashëm me qëndrimin e Ebu
Talibit, xhaxhait të Muhammedit a.s.
Ndërkaq, Ismail
Kadare me qëndrimet e tij ndaj Islamit na duket se është më afër poetit arab të
injorancës Velid bin El Mugire. Velidi kur kishte dëgjuar Kur’anin i magjepsur
kishte deklaruar se ai nuk është fjalë njeriu. Por interesi ia kërkonte që megjithatë
të pozicionohej dhe të ishte kundër Islamit. Velid bin El Mugire edhe sot e
kësaj dite përmendet si një njeri që pati rastin të jetë në anën e së Vërtetës Hyjnore,
por që vdiq si një idhujtar injorant dhe kundërshtar i Islamit. Me sa kuptohet edhe
Kadare preferon që në të  ardhmen, meqë
dëshiron të përmbyllë jetën e tij ashtu sikurse edhe Velid bin El Mugire, të
përmendet si një kundërshtar injorant ndaj Islamit.
Kurse zotëri Qosja,
është pro Islamit sikurse thotë jo sepse e ka emrin musliman Rexhep. Jo, pse
shkon në xhami, e as që fal pesë vaktet e ditës! Jo. As nuk shkon në xhami për
t’u lutur, dhe as nuk fal asnjë vakt të ditës. E bëni këtë sikurse thotë për
hir të perëndive të tij: të Vërtetës dhe të Drejtës. Edhe Ebu Talibi, as nuk
kishte shkuar në xhami dhe as që kishte falur ndonjë vakt, madje as që arriti
të pranonte Islamin. Megjithatë ai deri në çastet e fundit e mbrojti Muhammedin
a.s. Ne do të donim që Rexhep Qosja megjithatë të bënte edhe një hap tutje dhe
të ndiqte shembullin e Omerit r.a. i cili jo vetëm që u bë një luftëtar i denjë
dhe i përkushtuar i Islamit deri në çastet e fundit të jetës së tij, por edhe
Horhe Giljen - S’kam ardhur të këndoj
S’kam ardhur të këndoj, mund ta merrni kitarën.
As të mbush dosjen time s’kam ardhur,
që pas vdekjes shenjtor të më bëjnë.
Kam ardhur të shoh fytyrën time në lotët që rrjedhin
drejt detit
me lumin
e me retë.
Në lotët që fshihen në fund të pusit
nëpër natë
e nëpër gjak.
Kam ardhur të shikoj fytyrën time në gjithë lotët e botës
të vë një pikël zhive, vajtimi, një pikël hequr prej lotëve të mi
mbii këtë pasqyrë të paskaj ku të mund të më shohin
e vetveten të njohin ata që do të vijnë.
Kam ardhur të dëgjoj sërish atë sentencë të vjetër në terr:
Me djersën e ballit bukën ta fitosh
dhe dritën me dhimbjen e syve të tu.
Burim lotësh e burim drite janë sytë e tu.
Zymbyl Efendiu
http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=d1f3e55a-2ae7-4e5b-bc54-019aeb65a0ea
Këtë javë në serialin Deti i diturisë së Anadollit do të flasim për Zymbyl
Efendiun, i cili ka parë kurorëzimin e 4 sulltanëve otomanë dhe gjatë jetës
së tij ka qenë një nga dijetarët më të respektuar të perandorisë.
[image: Deti i diturisë së Anadollit 11]
Postuar më 09.04.2013 07:34:18 UTC
Përditësuar më 09.04.2013 07:54:38 UTC
Në hapësirën gjeografike të Anadollit, ku për disa qindra vjet pas
shekullit të 10-të mbizotëruan trazirat dhe luftërat, ekuilibrat e reja
filluan sërish të zënë vend duke filluar nga shekulli i 16-të. Shteti osman
nisi të zhvillohej e zgjerohej brenda një organizimi të shëndoshë dhe të
vendoste fuqishëm sigurinë e paqen.
Krahas sukseseve të shtresave drejtuese dhe ushtarake, në mbështetje të
qetësisë publike funksiononin edhe punimet e shtresës intelektuale. Ashtu
si në çdo periudhë të historisë, kur në plan të parë del ideja për një
jetesë të virtytshme, edhe asokohe mënyrën e jetesës së shoqërisë e
orientonin dijetarët dhe udhëheqësit shpirtërorë.
Një nga këta prijës të mëdhenj fetarë, që brumosnin me kujdes të
jashtëzakonshëm kujtesën, ndërgjegjen dhe botëkuptimin e shoqërisë, ishte
edhe Jusuf Sinanedini, i njohur ndryshe si  Zymbyl Efendiu (Sümbül Efendi).
Lagjja Koxhamustafapasha është një nga qendrat më të rëndësishme të
aspektit shpirtëror të Stambollit, sepse atje ka jetuar evliaja i shquar
Zymbyl Efendiu dhe çdo rrugicë e saj pëshpërit fjalët e tij magjepsëse.
Falë temperamentit, gojëtarisë dhe humorit të tij goditës e tepër
mbresëlënës, Zymbyl Efendiu është shndërruar në një burim frymëzimi edhe
për dy nga emrat më të mëdhenj të letërsisë moderne turke, Ahmet Hamdi
Tanpënar e Jahja Kemal Bejatllë. Në romanin e tij të famshëm “Qetësia”
(Huzur), Tanpënari shpjegon epërsinë dhe lartësinë shpirtërore të Efendiut.
Ndërsa Bejatllëja, me anë të vargjeve të mëposhtme, ku përshkruan në detaje
lagjen Koxhamustafapasha të Stambollit, i bën temena këtij mjeshtri të madh
disa shekuj më vonë:
*Sa e bekuar kjo natë deri në agim*
*            Kur shpirti i Zymbyl Sinanit si xhevahir shndrin*
Dhe me të vërtetë që Zymbyl Sinani është një gur i çmuar, vlera e të cilit
nuk mund të matet me karatë. Epërsia e tij shpirtërore është shquar që në
vitet e fëmijërisë së tij. Sipas gojëdhënave, ai e ka shpenzuar përherë
kohën e tij pranë dijetarëve të vaktit edhe kur normalisht duhet të
vraponte pas lojërave, ashtu siç bënin shokët dhe bashkëmoshatarët e tij.
Zymbyl Efendiu është lindur në Merzifon, është arsimuar në Sparta dhe ka
ndërruar jetë në Stamboll. Ai pranohet si një nga dijetarët më të mëdhenj
të periudhës së Mehmet Ngadhënjimtarit, Bajazitit II, Selimit I dhe
Sulejman Ligjbërësit të Madhërishëm. Falë autoritetit të tij shpirtëror, që
shfuqizon nocionin kohë, Zymbyl Efendiu konsiderohet një fanar udhërrëfyes
si për dashamirësit dhe ndjekësit e tij, ashtu edhe për të gjithë
njerëzimin, jo vetëm gjatë jetës së tij, por edhe pas vdekjes sot e kësaj
dite. Dhe prova kryesore e kësaj janë vjershat e tij magjepsëse, vargjet e
të cilave sfidojnë distancat shekullore:
*            Erdhi nga miku sërish lajmi*
*            Sprapsu o zemër tani*
*            Prapë e rrëkëlleve zeherin e epshit të zi*
*            E gjakosur zemër sprapsu tani*
Manastiri i Shën Andreas, që osmanëve u ka mbetur trashëgim nga Perandoria
Bizantine, pas ngadhënjimit të Stambollit është shndërruar në xhami dhe
përreth saj është ndërtuar një mensë për të varfrit. Duke qenë se një rol
të madh në restaurimin e objektit kishte luajtur veziri i atëhershëm Koxha
Mustafa Pashai, kësaj xhamie të re iu dha emri i tij.
Një ditë prej ditësh, Sulltan Selimi I urdhëron i inatosur shembjen e kësaj
xhamie dhe mensës për të varfrit rreth saj, që i kishte ndërtuar me dijeni
të tij veziri Koxha Mustafa Pasha. Të gjithë mbetën të çuditur, nuk arritën
dot t’i jepnin shpjegim këtij veprimi, por askush nuk pipëtiu. Punëtorët
rrëmbyen kazmat dhe lopatat e u nisën drejt xhamisë.
Porsa mbërrijnë në oborrin e xhamisë, punëtorët e ngarkuar me detyrën e
shembjes së objektit shikojnë atje një njeri flokëverdhë dhe fytyrëbardhë.
Ai ishte Zymbyl Sinan Efendiu, hoxha i xhamisë në fjalë. Zymbyl Efendiu u
hodhi punëtorëve një shikim zhbirues dhe nxori nga goja vetëm dy fjalë: *“Çfarë
kërkoni?”*
Kur fjalët burojnë nga thellësia e zemrës, edhe efekti i tyre tek njerëzit,
që i dëgjojnë, është i papërshkrueshëm. Punëtorët jo vetëm që nuk mundën ta
kundërshtonin autoritetin shpirtëror të Zymbyl Efendiut, por nuk guxuan as
të lëviznin as gishtat. Ata u larguan nga ky njeri me ndikim të madh pa
thënë asnjë fjalë dhe shkuan drejt pallatit perandorak.
Mirëpo urdhri i sulltanit nuk ishte kryer. Kur kjo ngjarje iu tregua
Selimit I, ai u inatos jashtë mase dhe menjëherë i hipi kalit për të shkuar
tek xhamia e Koxha Mustafa Pashait.
Por Zymbyl Efendiu ishte i përgatitur edhe për këtë. Sepse zemrat e
dervishëve nuk flenë kurrë. Ata nuk jetojnë në të kaluarën dhe
s’ngushëllohen me ëndrrat e të ardhmes. Evliatë janë bijë të çastit dhe nuk
përgjumen nga rrjedha e kohës.
Natyrisht që edhe zemra e Zymbyl Efendiut ishte më se e kthjellët. Ai e
kishte hamendur se pas largimit të këtyre punëtorëve do të vinin njerëz të
tjerë, me pushtet. Dhe bashkë me 4-5 nxënës të tij ai do t’i përvishej
sërish punës për të prashitur tokën në oborrin e xhamisë.
Kur Zymbyl Efendiu vuri re se sulltani ishte duke ardhur drejt tij, ai e
ktheu shikimin e tij therës nga Selimi I dhe nga goja nxori përsëri vetëm
dy fjalë: “Ja Hak!”
Ja pra, në atë çast sulltanit të madhërishëm i mbetën fjalët në grykë dhe
nuk mundi të bëjë asnjë hap përpara. Fjala “Hak” po i kumbonte brenda kokës
dhe aty për aty kuptoi se në këtë çështje ai nuk po i bindej aspak Hakut.
Sulltani nuk arriti dot as të përsëriste urdhrin dhe as të fliste ndonjë
fjalë tjetër.
Selimi I e uli vështrimin përtokë, sepse në vete po gjente dot guximin e
duhur për ta parë Zymbyl Efendiun në sy. Pastaj i thotë atij se xhamia nuk
do të shembej dhe i dhuron gëzofin e shqarthit, që kishte mbi supe.
Sulltani tashmë kishte fituar një mik për kokë, pranë të cilit do ta mbante
frymën sa herë që do të kishte nevojë për këshilla dhe për të lehtësuar
shpirtin. Nga ajo ditë e tutje Zymbyl Efendiu nuk do të ishte vetëm një
dijetar i dashur dhe i respektuar vetëm nga populli, por edhe nga shtresa
drejtuese e Portës së Lartë.
Zymbyl Efendiu ishte një model finese dhe mirësjelljeje. Ai nuk hiqte dorë
kurrë nga takti, xhentilesa dhe delikatesa as kur përballej me sjelljet më
vulgare, arrogante dhe të rëndomta. Në çdo lëvizje të tijën binte në sy
përmbajtja, gjakftohtësia. Shembulli më i mirë për këtë daton gjatë viteve
të shkollimit të tij. Thuhet se Hoxhë Halife Çelebiu, dijetari pranë të
cilit është arsimuar, e donte Zymbyl Sinan Efendiun më shumë se të gjithë
nxënësit. Dhe natyrisht që kjo situatë ngjallte reagimin e nxënësve të
tjerë të tij. Një ditë të bukur mësuesi u jep nxënësve një detyrë:
*“Shkoni në livadhe, shëtitni, luani sa të dëshironi dhe kur të ngryset më
sillni lulen më të bukur, që secili prej jush do të gjejë.”*
Nxënësit u shpërndanë të gjithë në drejtime të ndryshme, kush nëpër kodra e
lëndina, kush nëpër fusha të mbjella, e kush nëpër lugina e pllaja, për të
kërkuar lulen më të bukur. Dhe pa mbaruar dita të gjithë dervishët e rinj
ishin kthyer në teqe me lule të ndryshme në duar. Ata i vendosën mësuesit
përpara bukuritë e rralla, që kishin gjetur. Pasi i kundroi me vëmendje të
gjitha këto lule, Hoxhë Halife Çelebiut i bie në sy Zymbyl Efendiu, i cili
qëndronte i druajtur prapa dervishëve të tjerë, dhe e pyet:
*“Ej Sinanedin, cilën lule më prure ti?”*
Ashtu i druajtur dhe me turp, Jusuf Sinanedini i jep mësuesit një lule
zymbyli të vyshkur, që e kishte shtrënguar në duar. Shokët e tij dervishë
çuditen jashtë mase dhe i hedhin njëri-tjetrit vështrime pyetëse. Pikërisht
në atë çast Zymbyl Efendiu bën sqarimin e nevojshëm dhe thotë:
*“I dashur mësues, kur unë shkova në lëndinë dëshmova që të gjitha lulet po
i bënin ziqër Perëndisë, po përmendnin emrin e Tij dhe nuk desha t’u bëhem
pengesë. Por në çastin që vendosa të kthehem në teqe duarbosh, më ra në sy
kjo lule e rënë vetiu nga dega dhe vetëm këtë munda t’ju sjellë.”*
Ja pra, kjo përgjigje bëri që edhe dervishët e tjerë të kuptojnë finesën e
jashtëzakonshme të Zymbyl Efendiut dhe t’i japin të drejtë mjeshtrit të
tyre në lidhje me dashurinë e veçantë, që ai shfaqte për të.
Është fare e qartë që Zymbyl Efendiu zotëronte një finesë, të cilën shumë
pak të vdekshëm arrinin ta vërenin. Dhe të gjitha sjelljet e tij ai
koordinonte sipas këtyre cilësive. Madje edhe mirësjellja, që populli i
Anadollit tregonte ndaj Zymbyl Efendiut, mund të vlerësohet si një shenjë
nderimi ndaj delikatesës së tij.
Merkez Efendiu
http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=0109dfd7-8260-4470-871b-1d3b1fc788a1
Këtë javë në Detin e diturisë së Anadollit do të flasim për Merkez
Efendiun, një monument i modestisë, dijetar dhe mjek tepër i suksesshëm i
shekullit të 16-të.
[image: Deti i diturisë së Anadollit 12]
Postuar më 09.04.2013 07:49:11 UTC
Përditësuar më 09.04.2013 07:49:11 UTC
Nëse një ditë dikush do t’ju pyeste: “Çfarë do të ndryshonit po të ishte e
mundur ta krijonit botën nga e para?” Si do t’i përgjigjeshit ju kësaj
pyetjeje?
Me shumë mundësi pjesa dërrmuese e njerëzve do të shpjegonin se do të
eliminonin ligësitë e kësaj bote. Ndërsa pjesa tjetër do të përgatisnin një
listë tepër të gjatë të mbushur me mirësi nga më të ndryshmet.
Rreth 400 vite më parë e njëjta pyetje u ishte drejtuar nxënësve nga
mësuesi i tyre në një teqe të Stambollit. Mësuesi ishte Zymbyl Efendiu, me
të cilin ju prezantuam në serinë e javës së kaluar. Pothuajse të gjithë
nxënësit u përgjigjen pak a shumë ashtu si thamë pak më sipër, pra të
shtohen mirësitë dhe të eliminohen ligësitë. Ndërsa ai që u përgjigj i
fundit ishte Muslihidin Musai, nxënësi më i heshtur i grupit. Ja se si u
përgjigj Musa Efendiu: *“Unë nuk mund ta krijoj botën nga e para. Por nëse
supozojmë që mund ta bëja një gjë të tillë, atëherë do ta lija çdo gjë siç
është, pra në qendrën e saj. Nuk do ta lëvizja asnjë centimetër më tu dhe
as më tutje... Sepse Perëndia e ka krijuar botën me një rend aq të
përsosur, sa që çfarëdo të ndryshonim do të ishte e gabuar...”*
Përgjigjja, që Muslihidin Musai i dha kësaj pyetjeje, të cilën shumë prej
nesh do ta vlerësonin si një gjimnastikë për trurin, është shembulli më i
mirë i thjeshtësisë së njeriut përballë Krijuesit. Ky dervish i ri, i cili
nga respekti, dashuria dhe përulësia i tij për Allahun ishte i mendimit se
çdo gjë duhej lënë në qendrën e vet, qysh prej asaj dite e këtej përmendet
me emrin Merkez Efendi (merkez = qendër). Ai është bërë një nga arkitektët
shpirtërorë të Stambollit dhe sot e kësaj dite populli i këtij qyteti
vazhdon të ushqejë për të një respekt jashtëzakonisht të madh, pavarësisht
se kanë kaluar plot 4 shekuj.
Ishin vitet e fundit të shekullit të 15-të... Një djalë i vogël fshati në
Denizli kishte filluar t'i çudiste çdo ditë e më shumë mësuesit e tij.
Sepse ky fëmijë, që thithte si të ishte sfungjer çdo gjë që i jepej, nuk
kishte të ngopur me dituri dhe shkencë. Kur mësuesit e tij arritën të
kuptojnë se ky djalë ishte një xhevahir tepër i çmuar, ata vendosën që ta
dërgojnë në qytetet e mëdha të perandorisë, në mënyrë që shndrinte më shumë
duke marrë një arsim më cilësor. Në moshën 15 vjeç ky djalë mbërrin në
Stamboll, ku shkollohet mjaft mirë në fushën e njohurive fetare dhe
mjekësi. Dijetarët e asaj kohe e çmojnë pa masë kujtesën e fuqishme,
vullnetin për të mësuar dhe karakterin e virtytshëm, që kishte ky djalë i
ri, i quajtur Musa. Njëri prej dijetarëve të kohës, ai më i famshmi, Ebu
Suud Efendiu, hapi menjëherë krahët për këtë gjeni dhe e mori atë nën
mbrojtje, për ta rritur dhe arsimuar xhevahirin e ri me kujdes maksimal dhe
disiplinë. Ebu Suud Efendiu nuk druhej aspak ta vinte dorën në zjarr për
karakterin dhe bagazhin e diturive, që kishte Musai. *“Në jetën time nuk
kam parë kurrë që një njeri të jetë kaq larg dyfytyrësisë”*, thoshte ai për
këtë djalë.
Rreth të tridhjetave Musa Efendiu ishte bërë tashmë një kanonist, pra një
specialist në ligjet e islamit, i ri dhe i njohur thuajse në të katër anët
e Stambollit. Ai ishte njëkohësisht edhe një mjek i mirë. Dhe megjithatë
thellë në zemër Musa Efendiu ndjente një shqetësim, ndoshta një zbrazëti.
Atij nuk i mjaftonin ato që zotëronte. Jo, të mos keqkuptohemi, ai nuk e
kishte syrin tek paraja dhe pasuria, por edhe shpirti nuk po i gjente dot
qetësi.
Çfarë ishte ajo që kërkonte? Cila ishte mangësia, që ai ndjente përbrenda
vetes? Ja pra, përgjigjet e këtyre pyetjeve ai arrin t'i kuptojë vetëm pasi
të njihet me Zymbyl Efendiun. Musai kishte përvetësuar në mënyrë të
përkryer shkencat, që kanë të bëjnë me mendjen dhe logjikën, por zemra e
tij kishte mbetur e zbrazët, sepse kishte mangësi në dituritë shpirtërore.
Ai nuk e kishte edukuar plotësisht egon dhe epshin e tij.
Dhe kështu në jetën e kanonistit të ri, Musa Efendi, do të fillonte një
periudhë e re.
Zymbyl Efendiu e ngarkon specialistin e ri të jurispundencës islame me një
sërë detyrash, të cilat nuk kishin të bënin aspak me shkencat fetare,
shoqërore apo ekzakte. Sepse nxënësi i tij ishte tepër i zoti në këto
fusha. Mësuesi i kërkoi Musait që të vriste egon, epshin e tij. Dhe për
këtë ai e dërgonte kanonistin e Kuranit vazhdimisht në shërbim të njerëzve,
duke mundësuar kështu që ai të bëhej një njeri sa më i thjeshtë.
Pak kohë më vonë Musa Efendiu merr pëlqimin e mësuesit të tij dhe brenda
një kohe të shkurtër bëhet mjeshtër edhe në njohuritë ezoterike. Si
rezultat edhe i anekdotës, që treguam në fillim të kësaj pjese të serialit
Deti i diturisë së Anadollit, ai tashmë përmendej me emrin Merkez Efendi.
Shumë shpejt fama e tij merr dhen dhe pa përjashtim të gjithë, nga shtresa
më e ulët e shoqërisë otomane deri tek ajo më e larta, viheshin në garë me
njëri-tjetrin për t’u takuar me të. Populli i Stambollit u “dashurua
marrëzisht” pas këtij dervishi të sinqertë, modest dhe me fytyrë të pastër,
aq sa edhe lagjes në të cilën ai jetonte, i vuri emrin Merkez Efendi.
Një nga mrekullitë, që solli me vete një ndikim të jashtëzakonshëm mbi
banorët e Stambollit, ishte burimi i ujit me efekt shërues për të sëmurët
me malarie, nga një pus që Merkez Efendiu kishte urdhëruar të hapej brenda
teqesë së tij. Kurse një tjetër mrekulli e tij është edhe *“Pasta Mesir”*,
të cilën ai e përgatiti falë njohurive të thella mjekësore. Kjo pastë e
famshme, që në përbërje ka 41 lloje erëzash, njihet edhe sot e kësaj dite
si një ushqim dhe njëherësh ilaç për të gjitha të këqijat, shumë i
preferuar nga populli.
*Dorëzoju teuhidit, zemra e sytë të të hapen,*
*            Pastrohu nga fajet dhe shko në teqenë e Hakut,*
*            Më lehtë e kalojnë Urën e Siratit,*
*            Ata që teuhidin e bëjnë nga më e thella e shpirtit.*
Njëlloj si në atë anekdotën e famshme, ku asgjë nuk duhet të lëvizte nga
qendra e saj, Merkez Efendiu edhe sekretin e jetës e përmblidhte në qendër
të teuhidit, pra të njësimit të Zotit. Sepse në këtë mënyrë njeriu do të
eliminojë përçarjen brenda vetes dhe do të integrohet me natyrën. Teuhidi
nënkupton ta përjetosh ekzistencën në harmoni të plotë me të gjitha
elementet e natyrës.
Merkez Efendiu është një shembull unik i kësaj gjendjeje të harmonisë. Ai
jetonte në të njëjtin ritëm me njerëzit dhe përbërësit e tjerë të natyrës
dhe ushqente një dashuri madhore për njerëzit me esencë teuhidin. Kur
Merkez Efendiu mbante vaz i mbyllte përherë sytë, në mënyrë që askush nga
dëgjuesit të mos mendonte se ishte në shënjestër të atyre fjalëve. Frika më
e madhe e tij ishte të lëndonte njerëzit.
Në veçanti ai bënte kujdes që të mos hidhëronte fëmijët. Merkez Efendiu
mbante gjithnjë me vete rrush të thatë, lajthi dhe bajame për t’ua dhënë
fëmijëve, që i dilnin përpara në rrugë. Ai luante me fëmijët sikur të ishte
moshatar i tyre dhe u kërkonte që të luteshin sa më shumë për të.
Puhia e mëshirës, që dilte nga zemra e madhe e Merkez Efendiu, frynte edhe
në drejtim të kafshëve. Për shembull: Megjithëse i donte shumë, ai nuk
mbante mace në shtëpi dhe teqe. Kur të tjerët e pyesnin: “Përse nuk mban
mace apo maçok meqenëse i do kaq shumë?” Efendiu u përgjigjej: *“Nuk dua që
të lëndohen fqinjët tanë minj.”* Ai gjithashtu i këshillonte njerëzit
gjithnjë që të sillen mirë me kafshët e punës dhe të kenë mëshirë për to.
Herë pas here ai ushqente vet edhe shpendët e qymezit.
*Nga shpirti me zë të lartë gërthas,*
*            Largoju egos, mos shih më pas,*
*            Nga dyfytyrësia me ngulm çlirohu,*
*            Zbulohu, shërohu, qetësohu!*
Kjo është një nga vjershat e pakta, që na kanë mbetur trashëgim nga Merkez
Efendiu. Siç kuptohet nga këto vargje, edhe vjershat e tij janë në formë
përgjërimi e lutje ndaj Allahut. Ai i përgjërohet Krijuesit që të shpëtojë
nga kurthet joshëse të egos, epshit dhe të bëhet njësh në sekretin e
teuhidit.
Umi Sinan Elmalliut
http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=74582c65-b64b-4db9-93ae-3baa18c7dccb
Këtë javë do të fokusohemi tek mendimet e Umi Sinan Elmalliut, një poet dhe
sufist i papërsëristshëm që zgjodhi misticizmin si udhërrëfyes në jetë.
[image: Deti i diturisë së Anadollit 13]
Postuar më 09.04.2013 08:21:20 UTC
Përditësuar më 09.04.2013 08:21:20 UTC
*            Blejnë e shesin trëndafila*
*            Gjejnë terezinë me trëndafila*
*            Peshojnë trëndafila me trëndafila*
*            Mbushen treg e çarshi plot trëndafila*
*            Udhëtimi më çoi në një qytet*
*            Me trëndafila stolisur saraji i mbret*
*            Kurora, froni, bastuni, divani i mbret*
*            Me trëndafila zbukuruar gjithë lezet.*
Profeti Muhamed (a.s.) thotë: *“Aroma e trëndafilit mbetet në dorën që e
shërben atë.”* Kjo është një thënie e mbushur plot me kuptime pedagogjike.
Ndjenjat, fjalët dhe sjelljet pozitive krijojnë gjithnjë efektin domino. Aq
më tepër kur kjo atmosferë pozitive përmban një frymë hyjnore; eliminohen
egoizmat dhe mbetet vetëm e drejta, esenca. Ja pra, rruga, në të cilën
ecnin dijetarët e Anadollit, ishte pikërisht rruga e të drejtës.
Udhëtarët e rrugës së hakikatit kanë ecur përherë së bashku në çarshi dhe
teqe; pa u lodhur e mërzitur për asnjë çast i kanë këshilluar njëri-tjetrit
të vërtetën dhe durimin. Ata u kanë ofruar njerëzve jo ambiciet, epshet dhe
mllefet, por mëshirën dhe dashurinë e tyre më të sinqertë.
Prandaj paraqitja dhe fjala e tyre është trëndafil. Kur ata ia nisin të
flasin, në ajër fluturojnë petale trëndafilash dhe gjithandej ndihet aroma
e tyre.
Në Detin e diturisë së Anadollit vazhdojmë të mbledhim trëndafilat e
urtësisë, misticizmit dhe filozofisë. Këtë javë do të përqendrohemi tek
mendimet e Umi Sinan Elmalliut (Elmalılı Ümmî Sinan), do të mbledhim
gonxhet e trëndafilave në kopshtin mistik të tij.
Gjatë periudhës së lulëzimit otoman, pra kur perandoria ishte në kulmin e
saj, në shumë vendbanime të Anadollit ishin ngritur qendra diturie, të
vogla e të mëdha. Këto qendra kanë luajtur rol të madh në brofin e madh
historik të osmanëve. Nga këto shkolla, që quheshin medrese dhe
vlerësoheshin si institucionet arsimore më efektive të kohës, dilnin njerëz
jashtëzakonisht të ditur dhe të kulturuar. Këta njerëz, krahas shkollimit
në medrese, i shtonin vetes edhe edukatën shpirtërore, që e fitonin duke
kaluar një pjesë të rëndësishme të jetës së tyre në teqetë më në zë të
vendit, dhe bëheshin opinionistë të pagabueshëm.
Andej nga fundi i shekullit të 16-të dhe fillimi i shekullit të 17-të një
kasaba e tillë ishte edhe Elmallija, në provincën Antalia të Anadollit
Jugor, ku kishte ardhur në jetë Umi Sinan Efendiu. Duke qenë se ishte një
qendër e famshme shkencore dhe kulturore, Elmallija ka luajtur një rol me
peshë të madhe në arsimimin e Umi Sinanit. Por ai nuk kishte si të
mjaftohej me kaq, sepse brenda tij ziente vullneti, dëshira dhe dashuria
për dituri, të cilat e nxitën të shkonte në Stamboll, qyteti që asokohe
ishte apogje në këtë aspekt. Dhe pa kaluar shumë Umi Sinani u rendit mes
dijetarëve më të respektuar të asaj periudhe.
Ai u bë i famshëm falë vjershave e bejteve, që derdhi në letër duke ndjekur
gjurmët e Jeseviut, Mevlanës dhe Junusit. Më shumë rëndësi ai i kushtoi
realizimit të vetes dhe u përpoq me çdo mënyrë për t'u bërë njeri i
përkryer. Ashtu si edhe mjeshtrit e tij, Umi Sinani zgjodhi misticizmin si
udhërrëfyes, duke u fokusuar në njësimin e ekzistencës.
Parimet e jetës së tij Umi Sinani i ndërtoi mbi këtë filozofi njësimi.
Dëshira e vetme e tij ishte të shpëtonte nga lojërat, dredhitë e egos dhe
t'i përvishej me gjithë ekzistencën e tij kërkimit të hakikatit (e vërteta,
e drejta). Sepse egoja e njeriut vendos perde mes tij dhe të vërtetës. Kjo
është edhe arsyeja përse Umi Sinani nuk ka neglizhuar kurrë të lutet:
*Perëndi! Lutet Umi Sinan*
*            Flakma perden matanë*
*            Nga kjo plagë shpëtomë, aman*
*            Merrma zemrën pranë.*
Me rëndësi është veçanërisht fakti që ky dijetar i madh ka zgjedhur për
vete epitetin Umi (Ummi), një fjalë arabe kjo që do të thotë “analfabet,
pra njeri që nuk di shkrim e këndim”. Dhe qëllimi i dervish Sinanit në
zgjedhjen e këtij epiteti ishte të krijonte një ndërgjegjësim lidhur me
kufijtë e ngushtë të njohurive, që zotëron njeriu.
Një mesazh tjetër të ngjashëm me këtë e vërejmë edhe në një dialog të Umi
Sinanit me Ebu Suud Efendiun, një nga liderët fetarët të asaj kohe. Gjatë
një bisede, këta dy dijetarë po shprehnin mendimet e tyre lidhur me kufijtë
e diturisë. Umi Sinani, i cili kishte shkuar për një vizitë pranë liderit
fetar të Perandorisë Osmane, Ebu Suudit, ia prezanton veten këtij të fundit
si një fshatar analfabet dhe e pyet: *“Cili është dallimi ndërmjet diturisë
së Perëndisë dhe diturës së njeriut?”*
Ebu Suud Efendiu merr një letër, vizaton një rreth të madh në mesin e tij
vendos një pikë të vogël dhe vijon me këto fjalë: *“E gjithë hapësira e
zbrazët në këtë rreth është dituria e Allahut. Ndërsa njohuria e të gjithë
dijetarëve, që kanë ardhur deri më sot mbi rruzullin tokësor, është vetëm
sa kjo pikë e vogël në mes.”*
Duke marrë shkas nga kjo përgjigje, Umi Sinani i drejton bashkëbiseduesit
edhe një pyetje tjetër: *“Po mirë bre Ebu Suud Efendi, atëherë sa vend zë
dituria juaj në këtë pikë të vogël?”*
Siç edhe kuptohet, kjo pyetje mbart në vetvete edhe përgjigjen. Madje vë në
pah qartazi pamjaftueshmërinë e diturisë së njeriut përballë asaj të
Perëndisë.
Në këtë rast e vetmja gjë, që i mbetet njeriut për të bërë, është të
zgjedhë dashurinë e Allahut si udhëzues, të renditet përkrah miqve të
hakikatit dhe të kërkojë të vërtetën. Mënyra më e drejtë në këtë rrugë
është të shpresosh në ndihmën e Allahut.
Po ta shikojmë me vëmendje Umi Sinanin, do të vërejmë se ai jetonte gju më
gju me popullin dhe kritikonte ashpër gabimet e periudhës. Hulumtimet e
fundit tregojnë se ai ishte një nga përfaqësuesit e fundit të urdhrit
turko-islam ahi, që mundësonte integrimin e popullit me një koncept
solidarizimi. Umi Sinani ishte një nga ata njerëz, që fizikisht qëndronte
pranë popullit, ndërsa moralisht pranë Hakut. Ai nuk mund ta mendonte dot
veten të shkëputur nga jeta e përditshme. Krahas diturive fetare, ai u ka
kushtuar një kohë të madhe edhe shkencave ekzakte, natyrore e shoqërore,
duke luajtur një rol të rëndësishëm në arsimimin e një numri të madh
nxënësish në medresenë e tij. Më pas, këta nxënës do të përhapnin në të
gjithë Anadollin revolucionin shpirtëror, që ai e filloi me përpjekje
krejtësisht vetjake. Prandaj Umi Sinani, në një libër që është shkruar në
kohë e tij, përmendet si “udhërrëfyesi i rrugës së Hakut dhe të vërtetave”.
Një nga nxënësit e tij më të njohur është padyshim Niyazi-i Misri. Fama e
Misrit, i cili ishte gjithashtu një dijetar dhe poet i madh, ia ka kaluar
edhe mjeshtrit të tij. Megjithatë, në memuarin dhe poezitë e Misriut mund
të kuptohet fare lehtë ndjenja e respektit të thellë për mësuesin e tij. Ja
se çfarë shkruan ai për Umi Sinanin:
*“Më është dhënë rasti të dëgjoj dhe bisedoj me shumë dijetarë në qytetet
anadollase dhe arabe. Por shërimin e zemrës dhe shpirtit e gjeta vetëm duke
i shërbyer atij, gjë që e kisha dhe kam për nder. Llukman Heqimi i plagëve
të mia është Umi Sinan Efendiu. Ai është dermani i dertliut, Lejlaja e
Mexhnunit dhe freskia e zemrës.”*
Me këto veçori, që shpjegohen edhe nga nxënësi i tij, Umi Sinani është bërë
një fanar ndriçues për bashkëkohësit. Ai ua ka mësuar atyre diturinë e
hakikatit me të gjitha detajet. Në veçanti ai ngulte këmbë mbi efektin
gjallërues të dashurisë hyjnore në këtë aspekt. Dituria është një përfitim
i madh më vete, por, sipas tij, vetëm kur bashkohet me dashurinë hyjnore
mund të kthehet në mendjehollësi e urtësi. Pra, po të shikojmë në thelbin e
filozofisë së Umi Sinanit, do të kuptojmë se përgjigjja e të gjitha
pyetjeve, që krijojnë mjegull në mendjet e njerëzve, qëndron tek dashuria
hyjnore.
Synimi i zemrës dhe shpirtit është Haku, hakitati. Të gjitha lumenjtë e
diturisë rrjedhin në atë drejtim. Edhe Umi Sinani është padyshim një nga
lumenjtë e mëdhenj të diturisë, që rrjedhin drejt detit të hakikatit. Këtë
rrugë ai e ka zgjedhur me dëshirë dhe vetëdije të plotë, vuajtjet e saj i
ka ngritur peshë me dashuri.
Dashuria e Esmehan Kaja Sulltanes dhe Melek Ahmet Pashës,
http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=46128343-5d58-4a56-9bbf-ee89eb692bad
Dashuria e Esmehan Kaja Sulltanes dhe Melek Ahmet Pashës, një shembull i
asaj që dashuria vazhdon edhe gjatë martesës.
[image: Dashuritë e mëdha në histori 7]
Postuar më 10.04.2013 06:41:31 UTC
Përditësuar më 10.04.2013 06:54:00 UTC
A është dashuria emri i sevdasë, kur të dashuruarit nuk bashkohen me
njëri-tjetrin? Apo dashuria vazhdon edhe gjatë martesës?
Në përgjithësi historitë e dashurisë flasin për të dashuruarit e ndarë nga
njëri-tjetri. Dhimbja që shkakton ndarja, mosbashkimi i tyre, për arsye të
pengesave nga më të ndryshmet, pavarësisht se ata e duan marrëzisht
njëri-tjetrin, kthehet më vonë në një legjendë. Por historia njeh edhe
persona që sevdanë ndaj njëri-tjetrin e përjetojnë me dashuri kur
bashkohen. Në mesin e këtyre, që e kanë gjetur dashurinë në martesë, janë
edhe sulltanesha Esmehan Kaja dhe Melek Ahmet Pashai. Gjatë martesës
15-vjeçare dashurinë që kishin ndaj njëri-tjetrin ata e jetuan me një
sinqeritet dhe pastërti e kthjelltësi si në ditën e parë.
Esmehan Kaja sulltania ishte vajza e një sundimtari të pajtuar me fatin e
tij, e sovranit me një shpirt të ndjeshëm e elegant. Ishte vajza e Muratit
të 4-t, mbesa e Sulltan Ahmetit dhe Sulltaneshës Mahpejker Kësemes.
Pjesëtarët e Haremit e donin shumë këtë vajzë kaq të bukur të Padishahut.
Por ashtu si femrat e tjera të dinastisë Osmane edhe ajo do të bënte një
martesë politike. Dhe kur erdhi në moshën e martesës, Esmehan Kaja u martua
me Melek Ahmet Pashain, i cili kishte kryer shumë detyra të rëndësishme në
postet shtetërore. Melek Ahmet Pashai dashurinë e Sulltan Ahmetit e kishte
fituar që kur ishte fëmijë. Madje edhe emrin Melek ia kishte vendosur
sovrani, pasi ishte një nga nxënësit më të zgjuar të Enderunit (shkollë
brenda pallatit sulltanor që përgatiste nëpunës e zyrtarë të lartë për
administratën osmane).
Esmehan Kaja Sulltania për herë të parë Melek Ahmet Pashain e pa natën e
dasmës. Kur Pashai në moshën e babait të saj i doli përpara në dhomat e
konakut ajo u tremb dhe i tha Pashait të dilte menjëherë jashtë.
Sulltanesha zonjushe ishte zhgënjyer me të drejtë si një vajzë e re dhe e
bukur, kurse Melek Ahmet Pashai ishte i hutuar përballë rinisë së gruas së
tij. Sepse Pashai kërkonte të krijonte një familje të ngrohtë, ku të gjente
prehje e qetësi, ashtu siç bënin edhe njerëzit e thjeshtë. Por nga ana
tjetër ishte i detyruar të hynte dhëndër në familjen e Sulltanit, pasi
kështu e kërkonte politika. Dhe për shkak të kësaj situate nuk ishte aspak
i kënaqur. Ndërkohë që kishte sa e sa të tjerë që dëshironin të ishin në
vendin e tij për të qenë më afër pallatit sulltanor duke u martuar me një
nga vajzat e Dinastisë.
Zonjusha sulltaneshë dhe Pashai nuk ushqenin asnjë ndjenjë për
njëri-tjetrin dhe për 7 vjet nga nata e martesës së tyre ata nuk i kishin
dhënë as dorën njëri-tjetrit. Për 5 vite me radhë ata nuk u panë asnjëherë
me njëri-tjetrin. Ndërkohë që Shteti i madh Osman ishte i zënë me problemet
e jashtme dhe të brendshme në Harem (pjesa e pallatit sulltanor ku jetonte
familja e dinastisë osmane) ndërmjet Sulltaneshës Mahpejker Kësem, gjyshja
e Kaja sulltanes së sapomartuar, dhe Sulltaneshës Hatixhe Turhan, nëna e
sovranit të ri, Mehmetit të 4-t, kishte një rivalitet aq të madh saqë
askush nuk e kuptoi që Kaja Sulltania dhe Melek Ahmet Pashai jetonin të
ndarë nga njëri-tjetri, pavarësisht se ishin të martuar. Pasi Melek Ahmet
Pashai më shumë jetonte në vilajetet ku ngarkohej me detyrë dhe në Stamboll
vinte rrallë. Kurse Kaja Sulltania, e cila nuk dilte dot jashtë Stambollit
për arsye se ishte vajzë e Dinastisë Osmane, kur vinte Pashai shkonte e
banonte në Haremin e pallatit sulltanor Top Kapi me qëllim për të mos u
takuar me burrin e saj, por ja që fatit nuk mund ti shmangesh dot.
Pas tërmetit të madh të Stambollit dhe kur ishin mbushur vjet nga martesa e
tyre një ditë Ahmet Pashai ndërsa qëndronte përpara pallatit sulltanor Top
Kapi rastisi me Kaja Sulltanen. Melek Ahmet Pashai vështronte nga larg Kaja
Sulltanen ndërsa ishte duke hipur në araba me shoqet dhe ndihmëset e saj.
Nuk u besonte syve që kjo bukuroshe ishte gruaja e tij, pasi në fakt kishte
edhe të drejtë, kishte 5 vjet që nuk e kishte parë nga afër. Kur u bë
dëshmitarë i dashurisë së madhe që njerëzit përreth tregonin ndaj gruas së
tij Pashai u bind që shpirti i saj ishte po aq i bukur sa silueta që
shikonte. Dhe që nga ai moment Pashai ra në dashuri dhe filloi të digjej
përbrenda me zjarrin e mistershëm të sevdasë. Ndërsa nga njëra anë ishte më
se normale që njeriu të binte në dashuri me gruan e tij, nga ana tjetër
ishte po aq e çuditshme gjendja që ai ishte i detyruar të jetonte i ndarë
nga gruaja e tij, pavarësisht se ushqente një dashuri kaq të thellë për të.
Vetëm se Pashai jo vetëm që nuk kishte guximin që të rezistonte ndaj
vullnetit të Hanëme Sulltanes, por nuk kishte as fuqitë e duhura për ti
dalë asaj përpara dhe të bisedonte me të.
Me sa duket Krijuesit do ti kishte ardhur keq për gjendjen shpirtërore të
Pashait që pas një kohe e ktheu këtë dashuri në një dashuri reciproke.
Esmehan Kaja Sulltania me kërkesë të gjyshes së saj, Sulltaneshës Mahpejker
Kësem ndiqte punimet për riparimin e Xhamisë së Sulltan Sulejmanit, e cila
ishte dëmtuar nga zjarrit që kishte rënë pas tërmetit të Stambollit. Një
ditë ajo pa këtu burrin e saj dhe nga dritarja e vogël e karrocës (arabasë)
bisedoi për një copë kohë me Melek Ahmet Pashain. Pas kësaj bisede të
shkurtër ajo ra në dashuri me Pashain, që në fakt ishte burri i saj. Por
çfarë ti bësh fatit, çifti i martuar vuante duke mos e ditur që dashuria e
tyre ishte e ndërsjellët.
Dhe ja, aty nga fundi i vitit të 7-të të martesës së tyre Sulltanesha
Mahpejker Kësem pas mbledhjes së këshillit sulltanor e thirri Melek Ahmet
Pashën dhe e mori në pyetje. Qëllimi ishte të mësonte të vërtetën pse nuk
kishte fëmijë mbesa e saj, Kaja Sulltania, të cilën e donte shumë. Kur
Melek Ahmet Pashai i trembur nga zemërimi i Sulltaneshës së Madhe (nëna e
sulltanit) i tregoi kësaj të fundit se për 7 vjet ata jetonin të ndarë nga
njëri-tjetri për shkak të detyrimeve e punëve të shtetit, Sulltanesha
Mahpejker Kësem dha urdhër që çifti të jetonte nën një çati. Që nga ajo
ditë e mbrapa çifti i dashuruar dhe i martuar filluan të jetonin në një
shtëpi, ku dhe ndërtuan parajsa të papara mbi këtë rruzull.
A do të zgjaste shumë kjo lumturi? Më vonë Melek Ahmet Pashai u emërua
Sadrazam (kryeministër) i Shtetit Osman pas shërbimeve të larta që ai i
kishte dhënë deri atëherë shtetit, por duke rënë në kurthin e lojërave të
armiqve të tij, ai u vlerësua nga Sulltani si i pasuksesshëm në detyrën e
tij. U shkarkua nga detyra me arsyetimin se nuk e kishte drejtuar siç duhej
Shtetin, pikërisht në ato vite kur Shteti Osman kishte nisur regresin.
Pashai i shkarkuar u emërua si vali (guvernator) në vilajete të ndryshme të
Shtetit jashtë Stambollit. Këtë herë dy të dashuruarit u dogjën nga malli
për njëri-tjetrin për shkak të distancës gjeografike që kishte hyrë tani
mes tyre, në një kohë që nuk kishin shumë që ishin bashkuar me
njëri-tjetrin.
Nga ana tjetër Kaja Sulltania me zemër të pastër kishte filluar të shikonte
ëndrra të njëpasnjëshme me mistere. Në një ëndërr, që e shikonte shpesh;
një ditë kur gjyshi i saj, Sulltan Ahmeti e kishte kapur për dore dhe po e
shëtiste në parajsë, pranë u vjen Sulltan Mustafai dhe i thotë Sulltan
Ahmetit këto fjalë: “Dëgjo vëllai im, Esmehan Kaja është që një vajzë që e
meriton lumturinë. Lëre të lirë, ta marrë dashurinë nga bota e rreme dhe të
vijë në parajsë”. “Amin” i thotë Sulltan Ibrahimi për këtë lutje dhe pasi
këndon me vete duanë e rastit “Fatiha” fshin me dorën e tij fytyrën e
Esmehanit, kur ç’të shikojë, dora i lyhet me gjak. Sa herë që e shikonte
këtë skenë në ëndërr Esmehania zgjohej e trembur nga gjumi.
Melek Ahmet Pashai mundohej ti interpretonte për mirë këto ëndrra që e
shqetësonin të dashurën e tij dhe nuk harroi të pyeste as komentuesit e
ëndrrave. Por nuk donte t’u besonte atyre që bënin parashikimeve mbi fatin
e gruas së tij. Sepse sipas këtyre ëndrrave gruaja e tij, Kaja Sulltania do
të sillte në jetë një fëmijë dhe pastaj do të humbiste jetën. Pashai i
dashuruar marrëzisht pas bashkëshortes së tij nuk mund t’ia dorëzonte atë
vdekjes. Për këtë arsye nuk donte në asnjë mënyrë që të kishte fëmijë.
Pas ëndrrave të mistershme që shikonte Kaja Sulltanes, ëndrra të ngjashme
filloi të shihte natën edhe Ahmet Pashai. Për këto ëndrra Pashai ishte
konsultuar edhe me udhëtarin e mirënjohur Evlija Çelebi, të cilin e kishte
kushëri. Sa do që Evlija Çelebiu mundohej ta qetësonte duke i thënë “ëndrra
nuk është sipas atij që e shikon, por sipas atij që e interpreton”, fundi i
hidhur po afrohej, pasi Kaja Sulltania ishte shtatzënë.
Pashai nuk u gëzua shumë kur mori lajmin që gruaja e dashur kishte mbetur
shtatzënë. Madje mendonte se shkaku i këtij fati të tmerrshëm ishin gabimet
që kishte bërë kur ishte në pushtet (si sadrazam), dhe për të kompensuar
sadopak këto gabime nxori në ankand çdo gjë që kishte, me kusht që paratë
që do të grumbulloheshin nga shitja e objekteve do të përdoreshin për punë
bamirësie. Por ja që tharmi i asaj që do të realizonte ëndrrat ishte
ngjizur, dhe nuk mund ta pengonte dot.
Kur Kaja Sullatenen e kapën dridhmat dhe të prerat e lindjes të gjithë
doktorët dhe mamitë e pallatit sulltanor asistuan në këtë lindje. Pas shumë
vuajtjesh Kaja Sulltania solli në jetë një vajzë të bukur, po aq sa dhe
vetja. Por kur mamitë vazhduan ndërhyrjen kirurgjikale duke menduar se në
mitër kishte diçka të huaj, për Kaja Sulltanen nisën çastet e mbushura plot
me dhimbje të padurueshme. Mamitë punuan me aftësitë maksimale të tyre për
të hequr edhe pjesën e fundit, por në mënyrë të pavetëdijshme ato ishin
duke i çarë Kaja Sulltanes organet e brendshme. Kaja Sulltania vuajti aq
shumë sikur të shpaguante të gjitha ato të mira që kishte shijuar sa kishte
qenë gjallë dhe vdiq menjëherë pas lindjes së vajzës.
Ajo iku nga kjo botë, po ajo që kishte mbetur prapa nga kjo dashuri, po ai
që vuante në shpirt! Melek Ahmet Pashai nuk e duronte dot humbjen e
bashkëshortes së dashur. Në ceremoninë e varrimit ai nuk u ndruajt aspak
nga turma që ndodhej përreth dhe nisi të qante me zë mbi arkivolin e gruas.
Në bazë të zakoneve të asaj kohe këtë sjelle të Pashait e dënuan si
populli, ashtu edhe Sadrazami Këpryly. “A qan njeriu kaq shumë për një
grua? Mos vuaj kaq shumë, unë të jam një zonjë tjetër për grua, të premtoj
që do të të martoj” i tha sadrazami pashait.
Këtë retorikë Melek Ahmet Pashai e pranoi si ofendim ndaj gruas që sapo
ishte ndarë nga kjo botë dhe i drejtua me fjalët “mos arrifsh ta mbash
fjalën”. Dhe dy vjet më vonë Melek Ahmet Pashai, kur ishte me detyrë në
ekspeditën ushtarake të Erdelit, ishte martuar në mungesë të tij nga
sadrazami i kohës, Këpryly, me Fatma Sullanen, edhe kjo një zonjë e
dinastisë mbretërore. Por shikoni se sa domethënëse është vdekja e
Këprylysë para lidhjes së kësaj martese të detyrueshme.
Si përfundim, dashuria jetohet edhe në martesë.
Dashuria që lindi nga përrallat e një mijë e një netëve
http://www.trtalbanian.com/trtworld/al/newsDetail.aspx?HaberKodu=ec5518d0-5c43-4c9b-a2be-17638359d70b
Dashuria që lindi nga përrallat e një mijë e një netëve.
[image: Dashuritë e mëdha në histori 6]
Postuar më 10.04.2013 06:37:48 UTC
Përditësuar më 10.04.2013 06:53:13 UTC
Përrallat e një mijë e një netëve kur u çuan dhe u përkthyen në Evropë u
bënë brenda një kohe të shkurtër libri më i lexuar pas Biblës. Ky libër
përmban edhe përrallat shumë të njohura nga të gjithë ne si “Llamba magjike
e Aladinit”, “Sinbadi”. Nga ky libër artistët janë frymëzuar në shumë fusha
duke filluar nga letërsia e deri tek muzika, kinemaja, baleti etj.
Ndërsa zanafilla e këtyre përrallave orientaliste, të cilat vazhdojnë ta
ruajnë popullaritetin edhe në ditët e sotme, sipas disave është e vërtetë,
ndërsa sipas dite të tjerëve ajo bazohet më një histori dashurie të kthyer
më pas në legjendë. Palët e kësaj dashurie janë Shahu Shehrijar dhe
Shehrazat, vajza e bukur dhe po aq e zgjuar e vezirit.
Para se të fillojmë të flasim për këtë dashuri, në fillim le të themi
“Susam hapu!”, pikërisht ashtu siç ndodh edhe në njërën nga përrallat e një
mijë e një netëve.
Shehrijari, drejtuesi i një shteti madhështor i ndodhur ndërmjet Indisë dhe
Kinës, ishte një sundimtar mizor. Veçanërisht ai ishte pamëshirshëm ndaj të
gjitha femrave. Sepse besonte që të gjitha femrat janë mosmirënjohëse dhe
jo-besnike. Pasi kur mësoi që bashkëshortja e kishte tradhtuar ishte
egërsuar shumë dhe e kishte vrarë atë. Pas kësaj ngjarjeje tradhtie ai
vendosi të hakmerret kundër femrave duke e kaluar çdo natë me një femër
tjetër, të cilën e vriste në mëngjes urdhëronte vrasjen e saj.
Shehrazat, vajza e zgjuar e vezirit të madh të Shehrijarit, kur e pa se si
po vriteshin në këtë mënyrë fermat e pafajshme, vendosi të bëjë diçka. Por
paria e shtetit, e trembur nga sundimtari, nuk arriti të gjejë një
rrugëzgjidhje, atëherë Shehrazat mendon një rrugëdalje për ti dhënë fund
kësaj tiranie dhe kërkon që të jetë femra e radhës së kalifit Shehrijar,
edhe sikur kjo ti kushtonte asaj jetën. Sa do që babai i saj, që ishte
vezir, u mundua ta bindte të hiqte dorë nga ky synim, Shehrazat ishte e
vendosur ta çonte deri në fund detyrën që i kishte vendosur vetes.
Natën që Shehrazat u martua me kalifin Shehrijar, atyre afër mesnatës
fillon e tregon një përrallë interesante. Por gati në të gdhirë e ndërpret
përrallën në vendin më interesat. Sa do që sundimtari Shehrijar kërkoi nga
Shehrazat që ta vazhdonte rrëfimin e përrallës, Shefrazat i tregon se i
duhet të largohet prej tij në agim ashtu si të gjitha femrat e tjera dhe
nuk ia thotë përfundimin e përrallës. Shehrijari kurioz për pjesën tjetër
të përrallës në fund të asaj nate nuk jep urdhër për vrasjen e Shehrazatit.
Sundimtari nuk i lejon ushtarët që vinin në fund të çdo nate për të vrarë
femrën që kishte kaluar natën me sovranin.
Shehrazatja e zgjuar mbushet me shpresë kur mëson që urdhri për ekzekutimin
e saj është shtyrë për natën tjetër dhe vendos që ta vazhdojë këtë lojë të
rrezikshme. Që nga ajo natë kur u martua me Shehrijarin, Shehrazat vazhdon
ti rrëfejë sovranit të saj çdo natë nga një përrallë të mbushur plot me
entuziazëm dhe aventura.
Fundin e përrallës së mëparshme Shehrazat e përllogarit që ta tregojë në
mesnatë. Ndërsa Shehrijar i dashuruar pas oratorisë së gruas së re të tij
pa mbaruar mirë përralla, kërkon nga Shehrazat të fillojë një përrallë të
re. Falë kësaj Shehrijar për të dëgjuar vazhdimin e përrallës së re që
kishte nisur atë natë në agim detyrohet që ta shtyjë edhe me një ditë
tjetër ekzekutimin e Shehrazatit. Pasioni i Shehrijarit dhe Shehrazatit për
përrallat vazhdon 1001 net.
Gjatë kësaj kohe Shehrazati sjell në jetë 3 djem të sovranit të saj
Shehrijar dhe sundimtari tashmë ka rënë në dashuri me Shehrazatin. Nga
tjetër sa më shumë që e njihte Shehrazatin bindej për bukurinë shpirtërore
dhe besnikërinë e saj, kurse nga ana tjetër tani i ishte shuar zemërimi që
kishte ndaj femrave të tjera, mendimet e këqija tani nuk ekzistonin më. Pas
1001 netëve, kur përrallat kishin përfunduar Shehrijari as që e çon në
mendje vrasjen e Shehrazatit. Pas kësaj të dy vazhdojnë një jetë të lumtur.
Tani pasi mësuam historinë mbi zanafillën e Përrallave të Një Mijë e Një
Netëve, kur ta lexojmë edhe një herë këtë libër do të ishte më emocionuese
nëse e lexojmë çdo përrallë duke parafytyruar rrëfimin e Shehrazatit.